.Doli nga shtypi libri "Rruga drejt zgjidhjes", Avni Tafili

artikuj
 






















Mos të mendojë njeri se rruga e epërsisë është rrugë e lehtë, ajo është e vështirë. Vështirësia e saj qëndron në ecjen e vazhdueshme.



Njeriu vlerësohet atëherë kur sprovohet. Suksesi i njeriut qëndron tek përballja me krizën. Kur e tejkalon duke e zgjidhur atë. Aq më tepër që përballesh, aq më tepër ecën përpara. Njerëzit nuk arritën suksese duke qëndruar ndenjur. Por duke ecur. Edhe ecja është përplot pengesa.
Mos të mendojë njeri se rruga e epërsisë është rrugë e lehtë, ajo është e vështirë. Vështirësia e saj qëndron në ecjen e vazhdueshme. Është e tej-kalueshme, por nuk e përshkon kush veçse ata që duan të jenë të suksesshëm!
Kur njeriut i dështon prova, problemi është tek keqshfrytëzimi, jo në aftësitë e brendshme. Ai duhet ta provojë sërish, derisa t’i bie në fije zgjidhjes, që i përgjigjet brendia e tij.
Ke rrugë për të bërë. S’je euforik. Gjakftohtë. Ke pikë për të arritur. Ajo është larg, sado që syri herë pas here ta afron. Ji i kujdesshëm, sepse mund të jetë thjesht perceptim i gabuar!
Përpjekje për të nxitur shfrytëzimin e aftësive dhe mundësive. Shtytje për zgjim të qenies tënde.


RRUGA DREJT ZGJIDHJES
Autor: Avni Tafili

Korrektura gjuhësore: Brunilda Tafili
Redaktura teknike: Mumin Shehu
Faqosja: Xhemal Tafili
Kopertina: Dorlir Kraja
Shtypi: FokusPrint Prishtinë - Shkup
Copyrights © Avni Tafili
Kaçanik 2011
Librin mund ta gjeni në librarinë SIRA - Prishtinë dhe në libraritë në Tiranë.