Dy gjigantët e futbollit botëror të shtunën mbrëma u takuan për të zhvilluar finalen e garës më të madhe evropiane për klube. Në stadiumin e Wembleyt u takuan dy filozofi të ndryshme të futbollit- Manchester United që prezantonte futbollin tipik anglez dhe Barcelona me stilin e vet të dominimit të lojës.
Ishte Pedro Rodriguez lojtari që ndëshkoi Van der Sarin (27’), pasi pranoi një top nga mjeshtri i pasimeve, Xavi Hernandez.
Derisa katalunasit vazhdonin me menaxhimin e topit, numri dhjetë i Djajve të Kuq, Wayne Rooney, krijoi një aksion duke kombinuar me Javier Hernandezin dhe duke realizuar një gol të bukur kundrejt Victor Valdesit (34’).
Minutat në vijim ishin sa për t’u shpenzuar, pasi United humbi shpresat për ndryshim të rezultatit, ndërsa katalunasit nuk dëshironin më shumë.
Në këtë mënyrë, Barcelona shpallet kampion pas triumfit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2010/2011, ndërsa ky është trofeu i katërt në histori të Blaugranëve në këtë garë.





