Ngjarjet e vitit `97, sipas njё analisti dhe një intelektuali deri nё filozofi, Fatos Lubonja nuk ka sjellё thjeshtё njё libёr me kujtime por ai ka qёnё njё aktor nё kёto ngjarje tё vitit `97, pasi ai u zgjodh drejtues i forumit pёr demokraci.
Nё librin mё tё ri “Nёntёdhjetё e shtata njё apokalips i rremё”, Lubonja ёshtё pёrpjekur qё tu japё njё pёrgjigje se çfarё e shkaktoi tragjedinё e vitit tё mbrapshtё tё 97-tёs.
Ky libёr ёshtё njё letёrsi dokumentare ku autori e ka ndarё veten nё dy pjesё. Në njёrin, ai ka rolin e narratorit, i cili rrёfen ngjajet e Shqipёrisё pas rёnies sё piramidave dhe tjetri po ai vetё, personazhi Fatos Qorri, i cili ёshtё i angazhuar nё forumin pёr demokraci.
“Nёntёdhjetё e shtata një apakalips i rremё” ёshtё njё rrёfim i gjёrё e shumё planёsh pёr shoqёrinё dhe politikёn tonё.
Ngjarjet e përshkruara në këtë libër fillojnë në fund të janarit dhe mbarojnë në fund të marsit. Janë dy muaj nga më tragjikët në historinë e popullit shqiptar për nga intensiteti dhe numri i viktimave që kanë prodhuar. Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.Ky libër është e vërteta e Fatos Lubonjës mbi tragjedinë e atij viti që ai e ka përjetuar si protagonist. Për të dhënë këtë të vërtetë autori e ka ndarë veten më dysh: në personazhin Fatos Qorri dhe në rrëfimtarin e ngjarjeve që flet në vetë të tretë. Herë herë këta të dy njehsohen por më të shumtën janë komplementarë. Të dy së bashku, Qorri duke përshkruar nëpërmjet ditarit që mban dramacitetin individual, kurse rrëfimtari duke e hedhur shikimin në përmasat kombëtare e ndërkombëtare të ngjarjes, plotësojnë tablonë e papërshkrueshme të asaj tragjedie.Duke lexuar këtë libër, ata që i kanë harruar emocionet e atyre viteve do t’i përjetojnë përsëri me intensitetin e atyre ditëve. Ata që s’i kanë përjetuar do të shohin se deri ku shkon fuqia dhe pafuqia e një populli në ditët e tij më të zeza.Fatos Lubonja i ka vënë si nëntitull këtij libri Apokalipsi i Rremë. Kush e ka jetuar Nëntëdhjeteshtatën do të thotë pse i rremë, ai ishte një apokalips i vërtetë. Duke e lexuar deri në fund, ashtu sikurse mësohet shumëçka për protagonistët dhe shkatarët e asaj tragjedie, sqarohet edhe arësyeja e këtij nëntitulli.






