“Mendoj se ne kemi përfituar nga dy situata me fat. Ju mund ta shihni atë, po, ne kemi pasur fat, por ky është futbolli dhe gjyqtari nuk përfiton nga xhirimet e ngadalsuara”, tha Ancelotti.
Chelsea është në një ecuri të jashtëzakonshme prej tetë fitoreve në nëntë ndeshjet e fundit dhe me një fitore të Arsenalit të dielën, Blutë do të udhëtonin në Old Trafford javën e ardhshme me rastin ideal për t’u kthyer seriozisht në luftë për titull.





