Allegri konfirmon transferet e Mexes dhe Taiwos

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zbuluar se kampioni i ri i Italisë ka finalizuar transferimet me parametra zero të Philippe Mexes dhe Taye Taiwos.
“Ne tashmë kemi transferuar Mexes dhe Taiwon. Për mbrojtjen i kemi transferuar këta dy lojtarë dhe mendoj se kështu tani jemi mirë”.
“Të shohim më vonë për mesfushën dhe sulmin, por sot duhet të mendojmë për Coppa Italia”, theksoi Allegri.