Daily Mail shkruan se edhe pse United është pranë arritjes së marrëveshjes për 20 milionë euro, është vet portieri spanjoll ai që po e vonon zyrtarizimin pasi nuk e di nëse është më mirë për të që të largohet nga Spanja.
Ndër alternativat në rast se dështon transferi i De Geas te Manchester United janë Maarten Stekelenburg i Ajaxit dhe Rui Patricio i Sporting Lisbonës.