Pas një kombinimi të Didier Drogba dhe Ashley Cole, Frank Lampard zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë (44’).
Mega-transferi i Chelseat, Fernando Torres, ka arritur ta thyejë tabunë duke realizuar gol në këtë ndeshje (84’), pas asistimit të Nicolas Anelkas.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Florent Malouda, i cili u asistua nga Torres në minutat shtesë (90’ +2).
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ruan pozitën e dytë në tabelë dhe do t’i bëjë presion Manchester Unitedit, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar.