Edhe pse Interi nuk ka arritur ende marrëveshje me Manchester Cityn, besohet se Tevez ka nënshkruar kontratën me zi-kaltrit, të cilën tani duhet ta finalizojë klubi italian. Bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 6 milionë eurosh për sezon, plus një numër bonusesh, që gjithsejt e çojnë pagën në 10 milionë euro për sezon.
Nëse ndodh që City ta pranojë disfatën në mbajtjen e sulmuesit 27 vjeçar, atëherë Interit do t’i duhen 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit. Këtë Nerazzurët pritet ta bëjnë nga shitja e Wesley Sneijder për 25 milionë euro te Manchester United.





