“Ne po e presim fundin e sezonit me kënaqësi, duke e ditur se trajnerët dhe lojtarët kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Pas pak ditësh ne do të luajmë për dy tituj. Për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve dhe do të na duhet mbështetje maksimale. Unë jam i bindur se nuk do të dështojmë”, theksoi Rosell.
Barcelona përballet të mërkurën me Real Madridin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në atë që përbën “El Classico III” të këtij sezoni.