“Është titull shumë i rëndësishëm për ne. Ishte një prej synimeve këtë sezon dhe ia kemi arritur. Dhe ne e kemi bërë këtë ndaj një Barcelone që luajti shumë mirë në pjesën e dytë”.
“Mourinho na e dha gjithë shpirtin fitues. Ai e ka ditur se është dashur të jemi pasionantë për të fituar dhe ne e kemi shfaqur këtë”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.





