“Është gjithmonë e njëjta gjë me ta. Ky është sezoni i katërt radhazi që diçka si kjo ndodh. Mourinho ka të drejtë, vetëm shikoni çfarë ndodhi me Arsenalin, Chelsean dhe Interin”.
“Ata janë një ekip fantastik, por ata po ashtu kanë shumë ndikim, edhe në fushë edhe jashtë fushe”, ka thënë Ronaldo pas fundit të takimit.
Ronaldo ka pranuar se Real Madridi nuk ka luajtur mirë, por ka shtuar se këto gjëra kanë mundur të shkojnë ndryshe nëse nuk do të ishte kartoni i kuq i Pepe.