Nga Vaira Vike-Freiberga dhe Antonio Vitorino
Nëse një mesazh inkurajues gjendet në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar, për të mbrojtur popullsinë civile në Libi, është se Evropa akoma ka ndikim në skenën botërore. Udhëheqja galvanizuese e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishte jetike në formimin e një aleance të mbështetjes që përfshinte Lidhjen Arabe dhe Shtetet e Bashkuara dhe në tejkalimin e ndarjeve që shpesh pllakosin përpjekjet e Evropës për të vendosur peshën e saj në skenën botërore (Gjermani, ne po të kërkojmë).
Ndërhyrja në Libi gjithashtu paraqet një turmë të disa tendencave të ndryshme afatgjata. Rezultati i përvjetorit të parë të Politikës së Jashtme Evropiane, i sapo publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), identifikon këto tendenca në analizën e tij të 80 çështjeve të politikës së jashtme. Të marra së bashku, këto tendenca tregojnë se, pavarësisht nga një qëndrim i brendshëm në 2010-ën, Evropa po gjen se çfarë i nevojitet që të llogaritet si një aktor i politikës së jashtme.
Së pari, shtytja franko – britanike për ndërhyrje është shembulli i fundit i Politikës së Jashtme Evropiane nga një numër shumë i vogël aktiv i shteteve anëtare. Bërja e marrëveshjeve për çdo gjë është ë vështirë për Bashkimin Evropian me 27 anëtarë. Të realizosh një marrëveshje pasi udhëheqja është treguar një herë është më e lehtë.
Në të vërtetë, siç tregon rezultati i ECFR-së, një bërthamë e vogël e vendeve udhëheqëse ka qenë jetike për qasjet multilaterale ndaj çështjeve të tilla si përhapja e Iranit (e udhëhequr nga treshja e BE-së, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca) dhe bërja e bisedimeve për ndryshimet ndërkombëtare klimaterike drejt rrugës për në Kankun, duke ndjekur përmbysjen e qeverisë në Samitin e Kopenhagenit në vitin 2009.
Së dyti, udhëheqësit evropianë nuk e ndjejnë nevojën që të presin SHBA-në. Bota e sotme, me rritjen e fuqive të saj (të tilla si India, Brazili dhe Kina) dhe me rritjen e fuqive rajonale (të tilla si Turqia dhe Meksika), është gjithnjë e më shumë post – amerikane. Sidomos pas eksperiencave të hidhura në Irak dhe Afganistan, ish superfuqia është tani e para në mes të barabartëve. Franca dhe Britania, nën presion për ndërhyrjet në Libi dhe kur ndërhyrja filloi, Presidenti amerikan Barack Obama ishte i lumtur që i lejoi evropianëve (dhe pastaj NATO-s) të marrë rolin kryesor.
Së treti, në një botë post – amerikane, ata të cilët morën iniciativën e ndërhyrjeve ishin të vetëdijshëm për nevojën multilaterale të veprimit. Një koalicion i gatshëm që ndërhyn në një vend arab nuk mund të përbëhet vetëm nga fuqitë evropiane dhe nga SHBA-ja. Marrëveshja e Lidhjes Arabe ishte vitale, siç ishte sigurimi i një vote në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Bisedimet për ndryshimet klimaterike dhe të përhapjes së Iranit, janë shembuj të tjerë që Evropa po vepron në mënyrë konstruktive shumëpalëshe. Disa anëtarë të BE-së janë më të mirë në këtë se disa të tjerë – Suedia, për shembull, mbështetet vetëm tek pesha e saj, ndërsa të tjerë e dëmtojnë këtë qasje duke shkuar të vetëm.
Së katërti, Gjermania nuk do të dëshirojë gjithmonë që të hedhë topin. Abstenimi i saj në Rezolutën e Këshillit të Sigurisë të 1973 – që e vendos atë në të njëjtin kamp si vendet e BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina) – ishte një shenjë që politika e saj e jashtme ndikohet më shumë tani nga shqetësimet e tregtisë sesa nga solidariteti evropian. Ashtu si shumë vende evropiane, rezultati i ECFR-së ka vërejtur se përpjekjet e Gjermanisë për t’u marrë me krizën ekonomike, lënë pak vend për punët e jashtme. Në vend të kësaj, politika e saj e jashtme ishte e dominuar nga interesat ekonomike.
Heshtja gjermane nuk e paralizon Evropën. Rezultati ka identifikuar ndarjen evropiane si një si një arsye kryesore për dështimet e Evropës në skenën botërore – për shembull, në marrëdhëniet e saj me Turqinë dhe Kinën. Mësimi i ndërhyrjes në Libi është se ndarja mund të tejkalohet nëse ekziston vullneti. Evropa nuk është një lapidar, por në shumë fusha ajo ende mund të veprojë në mënyrë koherente edhe pa marrëveshje të plotë. Nëse Gjermania ose një shtet tjetër anëtar i BE-së mund të jenë të veçuar, ndarja nuk duhet të jetë fatale.
Sigurisht, asnjë nga këto nuk do të thotë se ndërhyrja ndërkombëtare në Libi do të ketë sukses; situata në Libi është shumë e komplikuar për të parashikuar rezultatin.
Megjithatë, Evropa e gjen një mënyrë për të punuar kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.
Siç sugjeron rezultati i ECFR-së, Evropa po dështon në shumë fusha, me paraqitjen e saj më të keqe të regjistruar në lidhje me marrëdhëniet e saj me fqinjët (sidomos Turqinë) dhe në mbrojtjen e vlerave të tilla si të drejtat e njeriut, por ka arsye të forta për optimizëm. Megjithëse Evropa e kaloi vitin e fundit duke u shqetësuar për krizën financiare, Traktati i Lisbonës i BE-së filloi të sigurojë themelet institucionale që nevojiten për të mbështetur një politikë efektive të BE-së bazuar në politikën e jashtme.
Shërbimi i Jashtëm i Veprimit Evropian (i cili shërben si Ministri e Jashtme e BE-së dhe trup diplomatik) është një punë në progres dhe ndarjet mes shteteve anëtare kanë ndikuar në aftësinë e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton për të folur për rolin e Evropës në Libi. Pasi këto institucione piqen, një politikë e jashtme më koherente e BE-së duhet të shfaqet. Duke pasur parasysh nevojën për udhëheqjen evropiane dhe angazhimin për multilateralizmin në një botë post – amerikane – të kanalizuar tani nga krizat në jugun e saj – politika e jashtme evropiane duhet të rritet shumë shpejt. Project-syndicate.com