Kush e vrau Poetin lirik,Viktor Qurku?! *
(më tepër se një akuzë)
Nga Përparim Hysi
Kush e vrau Viktor Qurkun,shokun tim në Elbasan ?
Kush e vrau poetnë e bukur,kush e bëri,vallë,kurban?!
Kujt ai i bëri "hije"?Kujt ai i bëri dëm?
Kush për të u bë"hafije" që e hëngri me dhëmb?!
Qe lirik i pashok dhe përkthenjës qe i rrallë
Për partinë qe "qipllok",qe"qipllok" a katallan
Tek përkthente,shqipëronte,si aksh të shkruante shqip
Një përkthim që ligjëronte dhe lexuesin veç e pikë.
Redaktor qe shumë serioz,dhe,kur duhej,qe i rreptë
Ndaj dikush u bë"xheloz",helmin lëshoi si akrep.
Hodhi gurin,fshehu dorën(se kush qe,shumëkush e di)
Nga inati,sa s'ha dorën,sepse hapur s'flet njeri.
Po vijnë anës e anës,emër... bëjnë sikur "harrojnë"
Nënën e Zeqos majë thanës,këta "hiçër" më kujtojnë.
Pse s'guxojnë që të flasin,t'i hiqen petët lakrorit
Këto mendime vijnë më ngasin dhe më dhëmb ikja e Viktorit.
Tërë mjedisin mbushin mjegull( bëjnë veç ca aluzione)
Sikur vdiq e ka një shekull( ca me iks ,me ypsilone)
Ende s'u ka dalë frika edhe buzën t'ua kanë qepur
Më mirë le t'u bjerë pika, kot janë gjallë dhe kanë vdekur.
E vërteta: vranë Vktorin,ndaj u hodh mbi greminë
Ju që njihni fajtorin,pse s'tregoni faqezinë.
Le t'i çirret atij maska(le të jetë kush të jetë)
Se do t'i dhëmb më pak plaga,atje,tek prehet për jetë.
Nuk është vonë që "të qërosh qepën",siç e bëri Gunter Grassi **
Miq,zbërthejeni "legjendën" që ndërgjegja mos ju vrasi.
Hiqni "gurin" përmbi supe,që kaq kohë ju ka zënë frymën
Ndryshe,e pagofshi me turpe veç se doni të ruani"sqimën".
* ka bërë vetvrasje duke u hedhur në greminë në vitin 1983.
Qe 42-vjeç,dy vjeç më shumë se Blloku qëkur vdiq qe 40 vjeç.
** Nobelist gjerman
9 prill 2011
***************
Ah,loti! Ai lot...
Ah,loti që t'u varë mbi faqet!
Ah,loti! Ai lot...
Ç'më solli t'hu prapë çastet
Ato çaste që prapë s'i kthejmë dot.
Kërceje valc me partnerin
Po sytë ngulur mbi mua
Sikur më dërgoje "misterin"
"Misterin" që kurrë nuk u zbulua.
Se u deshëm,por ,ashtu,fshehur
E fshehta mbeti mister
Ja,pas vjetesh,ballas jemi gjendur
Me sy ç'mesazhe më sjell.
Kanë kaluar vite e vite
Por plaga s'ka zënë korë
Takimi qoft dhe i një grime
Më bën të kafshoj timen dorë.
Se kur hiqet kora,plaga rihet
Zë pak nga pak të dhëmb
Jo zjarrin s'e kanë shuar vitet
Në zëmër sikur më hyri një gjëmb.
Zura me mëndje shtegtimin në kohë
Tutj- tutje:se sa vite!
Jo.Nuk mundem pa bërë oh!
Kur befas të pashë,moj mike.
Se ti,për mua,qe përsheshi i parë
Dhe kurrë- kurrë s'të harroj
Shijen përsheshit ia di një si unë,fshatar,
Dhe kush në jetë mirë dashuroj.
Mbi kokët tona ka rënë brymë
Me kohë u poq tërshëra
Ah,sa i shtrenjtë qe ky takim!
Ta dish,ta dish se si bëra.
Ç'u prish?!Jo.Nuk ndreqet më
Mes nesh,i shtrenjtë,"misteri"
S'kam si mos shkruaj për këtë çast,ë?!!!
Sado që më mbyti helmi.
23 shkurt 2011
****************
Kur,papritur,zë një shi...
(poezi)
Tek po ecja një mëngjes,
Kur,papritur,zë një shi.
Zë e kërkoj një strehëz
Se dhe çadër s'kam tani.
Dhe për strehë gjej një ferrë
Aty që të shpëtoj kokën
Po,kur shoh,që pa pandyer
Vjen "dikush"e më bën shokën.
Vjen "dikush?",epo qe një zonjë
Më thotë:- A e qasë në strehë?
Mirëse erdhe,me plot gojë,
Se neqez,nuk jam unë,de?!!!
Dhe të dy,atje,nën "strehë"
Të dy vetëm...veç nga halli
Zëmë e fjalosemi me nge
Mua, pak,zë më ngacmon djalli?!!!
Nga je ti? E nga jam unë?
E të tjera,e të tjera
Sikur ja më zë me shkumë
Se fut veten në gajlera.
Shiu vazhdon,bie me shtëmba
Streha zu dhe pikoi
Të shpëtojmë qoft pak nga "gjëma"
Zonjën zura,e pushtoj.
E pushtoj,se erdhi"gjëma"
E,ç'do humbnim tjetër,vallë?
Shiun që bie me shtëmba
As e ndjejmë,se u bëmë valë...
* * *
Sot,tek ecja në mëngjes
Në këtë ditë të bukur prilli
Hodha sytë tek ajo"strehëz"
Edhe pak m'u drodh syri
Se m'u bë sikur ndodh tani
Ai çast,në atë "strehëz"
Dhe,sado që sot,s'bie shi
Për miken më nget një lemëz.
11 prill 2011
*****************
Prilli me kalem në dorë
Prilli me kalem në dorë, mua vjen më bën portret
Mu në zëmër kam dëborë,se më gjeti në kurbet
Vizatoi ai me nge,sepse kohën ka me pashë
Dhe kushdo që e sheh,thotë për mua:oh,sa plak!
Po.U plaka para kohe dhe u mbusha unë me rrudha
Nuk shpëtoj unë prej"ohe",(më ka parë shumë lëkura)
Në se erdha në kurbet,unë erdha veç nga halli
Malli për vëndin më tret, aq sa më zë alarmi.
Në ...
Në s'kam vrapin e njëherit,se tani s'jam më i ri
Në s'kam vrullin e skifterit kur mbi zogjtë bën kërdi
Kam dëshirën unë të madhe( por e kam si pak"sekret")
Di si kërcehet ajo"valle?!";për atë:jam djalli vet...
Ah,kjo vijë e ujit !
Ah,kjo vijë e ujit!Sa e thellë! Vidhimë!
S'më lë të paudhit,të vij ku je tinë
E gjërë dhe e thellë,sa s'e kaloj dot
Matem shpesh herë... dhe nuk di as not.
Matan vijës së ujit e ke ti shtëpinë
Nuk mbahem vrullit,vij se jam"trim"
E t'iu futa vijës,pllaq e plluq me pashë
Edhe në u mbytsha,më qafë,moj,më paçë.
Dola i lektisur,mezi mbush-sha frymë
Por më ke"sajdisur",o moj gjeraqinë.
Sa më qenke lodhur,o mor miku im
Pastaj për t'më"çlodhur",më fal "darovinë..."
E marr veten me të mirë
Seç po krihem,po ujdisem(zë marr veten me të mirë)
Se e di për ku po nisem;mu tek ti,moj xhevahir
Sa jam gjallë e sa marrë frymë,nuk i lë disa "gajlera"
Lëri ëndrat,Përparim! E të tjera... e të tjera.
Oh,ai sy !
Ai sy që rrotullon,sillet anës dhe përqark
Mua aq më sëmbon,sa ma bën shpirtin plagë.
Më sëmbon e më sëmbon,sikur më ke zënë me çarg
Ai sy më shpon,më shpon(ku duroj të tillë plagë?!)
Zënë me çarg,sa nuk dal dot;sepse çargu është i rëndë
Ai sy që rrotullon,seç më thotë,më bën me pëndë
Pa vë pëndë e fluturoi,edhe zë unë retë e bardha
Ai sy më shpoi,më shpoi,por më pak më dhëmbi plaga.
Në një rrugë të ngushtë
"Në sokak të ngushtë,ku na zuri era
S'më the:kalimera!Moj t'u mbylltë dera! "
Popullore
Në një rrugë të ngushtë:vetëm-ballë për ballë
Rrobat më rrinë "ngushtë" nga ti,moj pulëbardhë
Të dy ballë për ballë,si të qemë memecë
Nuk thamë asnjë fjalë,se qe"punë me spec"
Kokën ktheve prapa (Ç'çate?Mos meraku?)
Po unë çfarë pata?Harroj që jam plaku?!
Se m'u ngrit tensioni,më hipi të kuqtë
Veç nga"Ypsiloni" që hasa në rrugë.
Zë hahem me vete;kokën zë me grushta
Pse bëra "memecin,mu aty,tek rruga.
Dy sy si dy bajame
Dy sy si bajame,s'më ndahen:mezalla
Po dhe unë,moj xhane,sytë mbi ta
Siç duket,mes nesh,ja tek bëjmë marrëveshje
Unë veç buzëqesh,por dhe ti veç qeshje.
Dhe as që e heq nga ata unë shikimin
Por dhe ajo,për dreq, e pranon"këmbimin"
Pakti u firmos,sado që në heshtje
Por ndodh...ja që ndodh;veç me buzëqeshje.
Buzëqeshja është firma,pa është dhe "vula"
Dy sytë si bajame,pa ngutur i putha.
Pastaj putha buzën,pastaj dhe më tutje
Dhe ende kruaj buzën,se jam me "huqe"
Tërfili me tri gjethe
Më dhe një tërfil me tri gjethe
Dhe po dridheshe si nga "ethe"
Dridheshe si nga "ethe gushti"
Aq shumë të mbyti turpi.
Se e tillë për të pandehma
Ka legjenda e legjenda
Për tërfilin me tri fletë
Unë po isha dreqi vetë.
Tërfilin sa e mora
Mu me krahë të pushtova
Dhe të putha atë ditë prilli
Por s'e pata nga tërfili.
7 prill 2011b
********************
Vullnet Mato
KOHA E GJUMIT
Heshtën të gjallët
deri tutje në largësi.
Magjistari i natës
shtriu qytetin në shtrat.
Tani vëmendjen
s’ma prish asnjeri.
Koha numëron
minutat e krijimit të artë.
Unë kaloj rruazat
e mendimit të zgjedhur
nëpër fije mëndafshi,
ku bëhen vargje.
Radhit frymën
dhe tingujt e zemrës,
t’ia dhuroj internetit
dhe librave në faqe.
Kur të tjerët shkundin
plogështinë e natës,
vendos tapat e sfungjerit
te vrimat e veshëve,
të mos u bjerë zgjimi
me topuzin e shamatës
daulleve të mpira
nga shurdhimi i heshtjes.
Pastaj nis mendimet
me pushime periodike,
nëpër ranishte
dhe hije ëndrrash mëngjesore.
Të presin mesditën
dhe mesnatën elektronike,
për të çuar frymën time
hapësirave njerëzore.
FTESA E LARGËT
Më fton një buzë deti
që valëzon në ëndrra,
te jugu i largët
ku flenë kaltërsitë e mia.
Më fton të kridhem
në stinët me tenda,
ku ndjehem i përkëdhelur
tërësisht nga vetmia.
Nga mëngjesi në mesnatë
aty jetoj i zhveshur,
si në muzgjet e largëta
të parahistorisë,
kur s’kish lindur politika
me sherrin e kërleshur,
dhe mendimet notonin
në detin e qetësisë.
Aty mbulohem
me gjethe palmash,
dhe ushqehem me tul
guacash shkëmbore.
Nuk skuqem kur
me gjinj zbuluar vajzat,
falin pa kokëçarje
puthjet diellore.
Më fton zanafilla
me joshje të largëta,
por nuk më lejon
syri i fshehtë i hënës,
që përgjon pas reve
dhe del nga mesnata,
bashkë me zhgënjimin
mashtrues të zhgjëndrës.
*********
Poeti Vullnet Mato
PORTRETI POETIK I VULLNET MATOS
Nga Raimonda Moisiu
Poeti Vullnet Mato, me vëllimin e tij përmbledhës “Poezi të zgjedhura” paraqitet para lexuesve dhe ekspertëve të kësaj fushe me një portret poetik të lakmuar. Ai bën pjesë në elitën artistike të vëndit që i gdhend vargjet në gurë, duke lënë pas sinjale e shenja të pashlyeshme.
Në këtë aspekt është simbolik dhe i veçantë veprimi i të rinjve lexues të vendorigjinës së poetit, Fterrës të cilët skalitën në faqen e malit e mrin e tij, duke u bërë kështu të vetmit në vend e ndoshta nga të rrallët në botë që në gur nuk gdhendin emra diktatorësh, por emra poetësh.
Me dhjetra e qindra janë vlerësimet pozitive të bëra në shtyp e internet nga lexues dhe krijues nga cepa të ndryshëm të botës për poezinë e poetit Vullnet Mato. Më kanë bërë përshtypje disa nga cilësimet më pikante të cilat i qëmtova dhe i rendita më poshtë:
“ Jam mrekulluar nga kjo poezi…një poezi e mrekullueshme… gjërat e trishta thuhen me një gaz të brendshëm që të bën të mendosh… ju rrëfeni me fjalën tuaj të artë… thesari yt poetik është i mbushur me diamante e xhevahire… urime për vargëzimin tuaj meditues e sugjerues… më emocionon poezia juaj… e tjera.
Ai që e lexon me kujdes dhe dashamirësi vëllimin “Poezi të zgjedhura” bindet se vlerësimet janë reale dhe të sinqerta, ndërsa shton me bindje se Vullnet Mato është poet me kuptimin e plotë të fjalës, sepse shfaqet si mjeshtër i saj në tematikë, në figuracion, në metrikë, e në mesazhet që transmeton.
Poetin e shqetësojnë ato që ndodhin brenda vetes, rreth vetes e tej vetes, ato të shteteve e kontinenteve, ato të Tokës dhe të yjeve. Pra, gjerësia tematike e poezisë së tij është shumëformëshe, e pasur, e larmishme, vetiake dhe universale. Si në një kredo të vërtetë atdhetarie e krenarie ai i drejtohet popullit të tij: “Populli im është si malet që nuk sheshohen kurrë!” Mandej shton tiparet e bashkeatdhetarëve heroikë e autoktonë duke përdorur fjalë të mirëfillta kompozita: ” milionadallgësh – zakonebukur – shkëmbngulur.”
Poezia e Vullnet Matos flet për fëmijën e yjet, për lulen e plugun, për lumin e kirurgun, për Krishtin e Muhametin, për mollën e pulëbardhat, për pafundësinë dhe zhgënjimet e kështu me radhë deri në pafundësi detajesh.
Unë do të doja të theksoja se tek vellimi poetik: “Poezi të zgjedhura” spikat dukshëm simbolika e tri “F”- ve, të cilat me çiltërsi, por dhe me nëntekst, japin të gjallë e të plotë FËMIJËRINË, FEMRËN, FTERRËN. Për fëmijërinë shprehet malli pakufi i poetit si i çdo qenie njerëzore, për atë stad të jetës si dhe dëshira utopike për rikthimin e ëndërruar të saj: “Atëherë dëshiroja të vetmen lumturi,/ të bëhesha i madh sa më shpejt./ Tani thërres me nostalgji:/ Eja dhe një herë o fëmijëri e shtrenjtë !”
Kujtimet për shtëpinë e prindërve janë të gjalla e nostalgjike. Ato shprehen me detaje mbreslënëse tek vetëdija dhe nënvetëdija e poetit: shkallët e vjetra, fiku si gjysh, ulliri me rrudha të hirta, nëna e babai që s’janë më, vëllezërit me nuset e fëmijët si drita etj. E ndërtuar në formën e enumeracionit poetik, poezia të mbetet në kujtesë se të zakonshmen, njerëzoren, të malluarën, ai e shpreh me art të goditur, me figura të qëmtuara mirë. Atë e ka përherë me vete, se s’mund të rrijë dot pa ata elemente me të cilët është mësuar qysh në fëmijëri: “pa thithur aromën e cfakës së çelur… pa zërin e mëllenjës… pa fikdetin e pjekur…pa dafinën erëmirë… “
Femra është brinja e dytë e trekëndëshit të simbolikës së “F”-ve. Ajo jepet shumëformëshe, por në të gjitha pamjet që shfaqet pozitiviteti i saj: herë si mike e motër, herë si e dashur e grua, herë si motër e shoqe. Femra jepet si jë qenie sublime e adhuruar, e lakmuar, e respektuar: “Dhe të shtatë ditët e javës /më kujtojnë ty që të dua…/ Pa ty jeta më kalon në akullnajën e ftohtë…/thonë se dashuria e parë rizgjohet/ ndaj ika me kujdes si nga nje vend i minuar”
Sipas poetit Vullnet Mato, femra të transformon, të zbut, e të lumturon: “Unë isha Saturni i nënzeros së ftohtë/ Ardhja jote ishte afrimi i diellit rrezeshkrirës…
Autori përsërit, por shpe dhe më tej konceptin gjithëkohor të bukurisë femërore si objekt frymëzimi për artistët e të gjitha arteve, për poezinë e pikturën, për muzikën e kulpturën:“Beatriçja, Dea, Kleopatra apo Helena/ vunë në punë penat e daltat skalitëse/ të bukurisë mahnitëse…
Trekëndëshi simbolik mbyllet me ‘F”-në e tretë, atë të vendorigjinës së fisit, Fterrës, së dëshiruar e të adhuruar si një nënëmadhe, kompozitë e cila zë fill që në titull të poemës për këtë fshat. Poeti e personifikon këtë vendbanim në trajtën e një gjallese të veçantë e të adhuruar, krijon raportin e njohur bir-nënë duke e njësuar në një qenie: “ I puth dorën e shkëmbtë,/duke mbështetur kokën te prehri i saj i ngrohtë…”
Biri i malluar kujton nënës së adhuruar malin, bregun, shkëmbin, lëndinën, zogjtë e gjithçka që e ka skalitur brenda vetedijes që nga koha e fëmijërisë. Janë vargje të rrallë që një bir i talentuar ia kushton nënë së malluar.
Në përfindim të këtij vëshjtrimi të shkurtër për portretin poetik të Vullnet Matos, me lejoni të them në emrin e të gjithë dashamirësve të vargjeve të tij: “Shendet të bardhë e penë të mbarë POET !” Vazhdo të gdhendësh vargje në gur shumë e më shumë ! Urime të sinqerta !”