Pele: Dua ta bind Ganson të qëndrojë

Legjenda braziliane, Pele ka thënë se ai do të bisedojë me Ganson për ta ndaluar atë të kalojë në Evropë gjatë verës.
“Ganso dhe unë do të bisedojmë. Unë e di se ai është i lumtur këtu. Nëse do të varej nga unë, ai do të qëndronte te Santosi për jetë. Besoj se situata është e njëjtë me Neymar (i cili refuzoi Chelsean) dhe kam besim edhe në këtë rast”.
“Një bisedë e shkurtër me Neymar mjaftoi për ta bindur atë të qëndrojë dhe po ashtu besoj se edhe Ganso do ta kuptojë se kjo është gjëja më e mirë për të për momentin. Unë do të flas me të dhe jam i bindur se ai do të vendosë të qëndrojë”, ka thënë Pele për Jovem Pan.
Milani është një prej skuadrave që besohet se tashmë ka siguruar shërbimet e brazilianit, mirëpo duke parë edhe interesimin e Leonardos së Interit dhe insistimin e Peles që ai të mos largohet nga Brazili, fati i Gansos mbetet ende i pa definuar.


Related Posts: