Palok Traboini (1888 -1951)

          PALOK TRABOINI(1888 -1951) 

Mesues, poet dhe luftetar i kryengritjeve te Malesise se Madhe 1911-1912 dhe i luftes se Koplikut per mbrojtjen e Atdheut nga agresioni jugosllav. 
Mesues ne shkollen shqipe te Prizrenit qysh ne vitin 1910 dhe per 40 vjet me rradhe mesues ne shkollat e qytetit dhe fshatrave te Shkodres. 
Qysh ne vitin 1910, sapo del nga bankat e shkolles shkruan nje seri artikujsh plot pathos patriotik ne gazeten e Dom Ndoc Nikajt "Bashkimi", si dhe shkruan kur ishte mesues ne Prizren ne 1911 poemen me rreth 1500 vargje "Lufta e Maleve", kushtuar luftrave te pergjakshme te Hotit, Grudes e Malesise se Madhe per pavaresi kombetare. 
Kur serbo-malazezet zbuan familjet shqiptare nga fshati i Hotit, ata zune vend ne nje rrafshine siper qytetit, ku ndertuan Hotin e Ri, P. Traboini me shpenximet e veta ndertoi shkollen e fshatit dhe sherbeu si mesues vullnetar e papagese derisa Qeveria e asaj kohe, u detyrua ta pranoje perfshirjen e saj ne sistemin arsimor te shtetit, me perkrahjen qe i dha P. Traboinit ministri i Arsimit, Hil Mosi, me te cilin e lidhte miqesia si bashkluftetare te pavaresise.

GJURME NE HISTORI

Dokumentat e çdo gjë tjeter që botohet në këtë liber, në kujtim të Palok Traboinit, janë qëmtuar nëpër vite harrese e mohimi, me durim e pasion dhe i afrohen lexuesit, më së shumti brezave të rinj të Hotit të ndarë mizorisht këndej e andej kufirit e të shpëmdarë nëpër botë, me krenarinë që duhet të ketë, çdo bir i rracës shqiptare për prejardhjen, rrënjët e trungun e të parëve, duke ndjekur këshillen e Barletit të Madh: “Gjithsekush shkon në rrjedhen e gjakut të kombit të vet!”

Kopertina e librit "Gjurmë në histori", të shkruar nga Kolec Traboini. 

Libri kushtuar P. Traboinit dhe me pjese nga shkrimet e tij botuar ne shtypin shqiptar ne vitet e luftes per pavaresi. Ky liber ne te cilen perfshihen dokumenta dhe deshmi nga jeta e Palok Traboinit, u botua nga i biri Kolec Traboini pas hulumtimeve te gjata neper vite ne arkivat, biblotekat dhe kujtesen e njerezeve, sepse nga babai tij i vdekur nuk kishte arritur te ruhej asnje dokument, madje vete origjinali i poemes ishte zhdukur, dhe pak shpresa mbeteshin se do gjendej. Per fat regjisori i njohur shkodran Andrea Skanjeti, nga deshira per ta botuar qe ne fund te viteve 50, kishte mbajtur nje kopje te daktilografuar, qe per nje kohe te gjate mbeti ne arkivin e Insitutit te Historise ne Tirane, pa u trajtuar nga studiuesit.

Libri "Gjurme ne histori" kushtuar Palok Traboinit si mesues poet dhe luftetar, eshte botuar ne vitin 1995 ne Athine.

Ne faqen e pare te librit eshte fotografia e flamurit te ngritur ne Deçiç, per te cilin Palok Traboini u ngarkua nga Ded Gjo Luli, qe permes Dalmacise ta sillte ne Hot. Pervec deshmive te tjera te botuara ne shtypin shqiptar qe e mbeshtesin kete fakt, eshte edhe vete poema e Palok Traboinit e cila pershkruan ardhjen e flamurit dhe ngritjen e tij ne Deçiç. Fotografia e gjetur gjate kerkimeve ne Fototeken Marubi dhe e botuar ne nje album ku ndodhet edhe Palok Traboini dhe Marubi ka shenuar se jane disa nga Flamurtaret e Deçiçit 1911, eshte nje burim tjeter informacioni, qe verteton se Palok Traboini ka sjelle ne Atdhe famurin e ngritur ne Deçiç me 6 prill 1911, flamur i cili eshte punuar ne nje nga puntorite e prodhimeve te mjeteve artistike ne Vjene.
Ded Gjo Luli dhe luftetaret e Hotit mund te kishin ngritur edhe ndonje flamur tjeter, nga ato qe mund te punoheshin ne terzite vendase, por ata kembengulen per ta porositur ne nje kryeqytet europian per ti dhene nje solemnitet dhe madheshti te nje akti te jashzakonshem ne historine e Shqiperise, ku brenda trojeve te shqiptareve, me guxim, u shpalos Flamuri i shenjte i Skenderbeut

Foto e vitit 1908: Me nr. 1, Ded Gjo Luli - prijesi i 
Kryengritjeve, nr. 2, Deli Meta - bajraktari i Hotit,
 nr. 3, Ded Nika - bajraktari i Grudes, e me nr. 4,
 Palok Traboini

Kjo fotografi ne arkivin e Marubit ka shenimin:
"Luftetaret qe ngriten flamurin ne Deçiç."
Djathtas, rrjeshti dyte, ne profil, ndenjur, 
Palok Traboini

Palok Traboini me te shoqen Katrina Skanjeti,
vajza e Motres Tone, mbese e Kol Idromenos. 

Palok Traboini, i veshur me rrobe kombetare,
 ne kohen kur sapo kishte mbaruar studimet
 ne shkollen tregtare italiane, Shkoder, dale
 me mesuesin vet, Andrea Skanjeti,burri
 i Motres Tone dhe babai i Katrina Skanjeti-
Traboini.

Palok Traboini (1888-1951)

Im ate, Palok Traboini (sipas trungut gjenealogjik Palok Luc Çekaj - Gojçi) eshte prindi, tragjedia dhe ankthi i femijerise sime, qe nisi ne diten e ngrire te 14 korrikut 1951 kur ai mbylli syte perjete. Isha vetem 5 vjeç, ne moshe per ta ndjere dhimbjen, par teper i vogel per te kuptuar tragjedine. Per te kuptuar se ate dite çdo gje ne familjen tone po shkatrrohej me themel. Ishte nje dite qe ka mbetur pezull ne kujtesen time. Vinin me qindra fshatare nga Hoti i Ri dhe qytetare nga Shkodra atje ne shtepine tone ne rrugen Badra, prane shtepise se Cin Dais, me te cilen na ndante nje mur i ulet dhe nje pus i perbashket ku mbushnim uje te dy palet.

Shtepia jone ishte me dy kate dhe mbaj mend se trupin e babait e vune ne dhomen e mire, ne katin e siperm, por aq te shumte ishin njerezit saqe dikush sugjeroi ta zbriznin trupin ne katin e pare, sepse shkallet e drunjta mund te perbenin rrezik per gjithe ato njerez qe hynin e dilnin per homazhe.

Mbaj mend se ate dite shume duar kaluan neper faqen time, mbi ballin dhe floket e kjo me beri te shkrehesha ne vaj. Me larguan qe andej per ne nje shtepi tjeter prane nesh. Kur kaloi nata dhe erdhi e nesermja, 15 korriku, u shpetova atyre qe perkujdeseshin dhe dola ne oborrin e madh ku njerzit po nxirrnin ne krahe trupin e babait. E çonin ne Fush te Rrnajit ku eshte edhe sot e kesaj dite, nen nje kryq te drunjte, te cilin e rrah trishtueshen here murlani e shiu, dhe here dielli pervelues i Shkodres. Ne ate mes korriku çdo gje u nderpre - mbeti veç ai varr ku kam vajtur me qindra e qindra here ne femijeri, ne rini, dhe ne moshen time qe tani i bie te jete pragu i moshes se tij. Ngeli ai varr si nje murane qe lidh kohen e tij me kohen time. I vetmi kujtim, e vetmja lidhje. E ndersa tim ate do ta denonte fati qe te mos i rriste dot femijet e vet, ne te njejten kohe, fati i denonte femijet (mua dhe motrat e mia Tonine e Roza) te shihnin pas vehtes nje baba te mbuluar nga pluhuri i harreses njerzore, çka do t'i tundonte e mundonte kur te rriteshin. Ne nje fare menyre, atje ne krahun e djathte te varrezave te Rrmajit, jo me shume se pesembedhjet metra nga porta e hyrjes, u shua pergjithmone çdo gezim i femijerise sone...

Nuk eshte vendi ketu per te treguar se cila ishte femijeria jone e neperkembur, as mungesa e babait apo martesa e nenes qe e veshtiresoi akoma me shume femijerine, porse qysh ate dite jeta do te na tregonte udhet, gjithnje larg shtepise se rruges Badra, per te mos u kthyer kurre me prane saj. Duke qene femije jetim, nuk kishte fare rendesi, e fare peshe, as e kaluara e as e ardhmja ime. Qysh i vogel e ndjeja vehten se fati me kish degdisur ne nje humbetire, ne nje mjergull. Dhe e çuditeshme, se, sa me shume ndjehesha i humbur, i braktisur, pa rreth e pa perkrahje njerzore, aq me teper lartesohej e fanitej figura e tim eti. Jo rradhe me dukej se flisja me te. Jo rradhe me vinte turp e haja vehten me dhembe, se me dukej se une nuk isha kurrgje dhe beja te turperohej im ate ne varr. E qekurse nisa te kuptoj e te ndjej pergjegjsine per vehten time, nisa te kerkoj qe te di kush kish qene im ate, Palok Traboini. Cila kish qene femijeria e tij, rinia e tij? Cfare kishte bere ne jete? Cila eshte vepra e nje jete njerzore kur kane kaluar vite nen dheun e zi? Cfare kishte mbetur akoma pa u shkatrruar ne kujtesen njerzore mbi ate?

* * *

E para qe do te me niste ne udhen e ketij kerkimi do te ishte Dada Katrine, bija e Motres Tone, mbesa e kol Idromenos dhe gruaja e pare e tim eti. Nuk isha me shume se dhjete vjec, kur dada Katrine me tha qe te shkoja ne Fushe-Çele (qendra e Shkodres), qe te shihja nje fotografi ku bashke me Ded Gjo Lulin e hotjanet e tjere, ishte edhe Palok Traboini. Qe nga ajo dite, kerkimi per babane do te ishte pasioni dhe ankthi im. Sepse shume gjana ishin shkatrruar e humbur ne shtepine tone te vjeter e cila pothuajse ishte kthyer ne germadhe. Edhe reliket familiare ishin zhdukur. Dada Katrine, ajo plake e dashur dhe fetare qe shkonte e para ne oret e mengjezit ne Kishen e Madhe, ishte nje histori e gjalle, qofte me jeten e saj, qofte me cka dinte e tregonte. Me tregonte per kandilet e medhej ne te cilet kishte mbajtur te fshehur flamurin kombetar te Shqiperise. Me tregonte per fatin e saj te zi te vdekjes se djalit, Tomes shtatevjecar, te cilit ja kishte prere floket si kumbar Ded Gjo Luli. Si sot me kujtohet kur me vuri ne dore nje doreshkrim, qe shenonte vitin 1911. Tha se ishte poema historike «Lufta e Maleve» - e Palok Traboinit, te cilen do ta conte ne Tirane me Mark Gurakuqin, qe ta botonin. Nuk e di pse nuk u botua dhe cfare u be me ate doreshkrim me kaligrafi te persosur, te cilin Dada Katrine e ruante me aq kujdes, mbledhur me nje fjongo. E vendoste ne mes te çarçafave te punuar ne avelmend qe i ruante per vdekjen e saj sic benin te gjitha plakat shkodrane. Ate doreshkrim, i mbetur edhe ai pezull ne kujtesen time, e kerkoj edhe sot por jane fare te vogla shpresat se mund te gjendet. Aq me shume qe me vdekjen e Dades Katrine, humben te gjitha reliket familjare. Fati e solli qe njeriu i mire Andrea Skanjeti, regjisori i njohur shkodran, qe mbante emrin e gjyshit te vet, te ruante nje kopje te daktilografuar te poemes. Kengen e pare te «Luftes se Maleve», Andrea Skanjeti e kishte botuar ne almanakun «Shkodra 1962». - Poemen e plote te daktilografuar ma dorezoi disa vjet para vdekjes se tij, dhe ne saje te ketij njeriu te nderuar, ne kete liber botohet e plote poema «Lufta e Maleve».

* * *

Plaku i mire Martin Ujka i Hotit te Ri, zbriste ne Stom te Golemit e merrte rrugen per Shkoder, sa here kthehesha per pushime nga Tirana ku vazhdoja Universitetin. Ashtu cap pas capi, me shkopin e drunjte, te bardhe, hynte ne shtepine - bodrum ku jetonte nena ime. «Ku jini more?», thoshte me nje ze te embel e te bute, ndersa puliste syte per te na dalluar ne ato dhoma te errta dhe plot lageshtire.
Martin Ujka nuk ishte vetem kushuriri yne, por edhe shok femijerie i tim eti. Siç e thote edhe vete ne kujtimet, me Paloken ishin pothuaj moshatare dhe kishin shkuar mire gjithe jeten.

Axha Martin, se keshtu e therrisnim, ishte i dobet, por kishte kocke te forte e qendrese te madhe. Ishte dhe burre i urte e i mençur dhe njeriu me i nderuar ne Hot te Ri. Fliste shtruar e rrjedhshem. Kishte kujtese te forte dhe te gjitha bisedat i vertiste rreth Hotit. Dy brenga kishte ne ate kohe: Traboinin, fshatin e vet qe kishte mbet nen Mal te Zi dhe kujtimet e veta qe i kishte shkruar neper vite dhe P.D. ja kishte marre per te mos ja kthyer kurre me nga Tirana. Duke kujtuar femijerine ne Traboin te Hotit, ne nje bisede te regjistruar ne vitin 1972 ai tha:

«Luca, baba i Palokes, ka qene mjeshter muresh e ndertonte shtepijat e Hotit, kur u djegshin prej luftes me Turki e Mal te Zi. Ishte i ri e u semur pa prite. Ra ne shtrat e nuk ngrihej ma. Kerkonte me dale e me pa Hotin dhe e merrshin per krahesh dhe e nxirmin para shtepise. Shihte Traboinin deri sa vdiq. Ka lane gruan Nora dhe dy djem, Paloken e Pjetrin. Une e Paloka (1888-1951) kena kene moshatare, a ndoshta une do vjet ma i vogel se ai, por luanim bashke. Shkojshim po bashke me bageti, me tufat e dhive. Atij ja merrte mendja mjeshtrine qysh i vogel. Deri ne dymbeshjet vjeç kemi ndenj pa shkolle. Paloka ka qene femije i mençem dhe kur e kane çue ne Shkoder, yzmeqar tek Sulejman Hoti, ai vete nisi me shkue ne shkolle. Shkonte prej Rusi ne Gjuhadol perdite duke ba edhe punen e sherbtorit dhe mesimet e shkolles. Ajo shkolle mbahej prej Italise e mesues ka pas Andrea Skanjetin, i cili e mori Paloken e vogel ne shtepine e vet. Edhe atje mesonte e punonte te gjitha punet e shtepise e mesuesi e shkollonte e i jepte vesh e mbath. Mbasi mbaroi shkollen e deshten per ushtar, me e marr e me cue kush e di se ku ne Turqi, dhe Paloka me i pshtue ushtrise turke u martue shpejt. Mori vajzen e Andrea Skanjetit qe i bie e mbesa e Kol Arsenit (Idromenos). Ma vone me duket se mesuesi ka vdeke.

Ate vit qe ka dale mesues e kane caktue ne Prizren, ma vone ne shkollen e Freterve, por prap edhe prej andej e kane hjeke dhe Paloka ka sherbye mesues nder katunde.

Aty nga viti 1930, hotjanet zune vend ne Hot te Ri dhe deshen shkolle per femije. Kerkuem shkolle por na thane se Ministria e Aresimit nuk ka fonde per ndertimin e shkolles.

Paloka ka shkue ne Tirane tek Hil Mosi e i ka kerkue shkolle per katundin. Me Hilen kane bisedue e Paloka i ka thane se po nuk e ban Ministria ndertesen, po e ndertoj une veç ti rregulloje qe te aprovohet shkolla e me caktue mesues ne Hot.

«Keshtu Paloka sic e kishte bisedue me Hilen, ban ndertesen e shkolles me shpenzimet e veta, dy oda te vogla, nje per kIasen e tjetren me ndenj vete. Mbas shume muajsh ja kane nxjerre emnimin ne Hot te Ri».

Kujtimet e Martin Ujkes per Kryengritjen e Malesise se Madhe e te botuara ne librin e Petraq Pepos «Kujtime veteranesh» 1962, do ti botojme vecmas ne kete liber, bashke me listen e deshmoreve te Hotit, te cilen ma ka lene te shkruar me doren e tij.

* * *

Ne vitin 1984 u ndodha ne Shkoder. Shkova ne rrugen «Canaj», prapa kishes se Shenkollit te kthyer ne palester e trokita ne deren e shtepise se Kol Dukut. Shtepija ishte e vjeter, pothuajse e rrenuar e perdhese. Mu desh te trokisja shume here derisa doli mesues Kola, flokebardhe e pak i kerrusur. Ishte pensionist, jetonte i vetem dhe disi i ndare nga bota. Si pime nje kafe dhe i thashe se kisha trokitur ne deren e tij si ish nxenes i Palok Traboinit, i cili kishte qene dikur mik i kesaj shtepia, ai mendoi pak, hyri ne koridorin e erret te perdheses dhe me pas do te dilte me tre libra ne dore. «Merri!, me tha. Keta jane librat e Palokes. Mi ka dhane kur isha nxanes, me mesue italishten e frengjishten. Tashti te takon me i mbajte ti!».
Keshtu tha Kol Duku dhe m'i leshoi ne dore tre librat, qe sot jane reliket e familjes sone. Nje kujtim qe nuk ka te cmuar prandaj ruajme mirenjohje e nderim per mesuesin, qe ben jeten e tij te vetmuar atje ne rrugen «Canaj», por ka nje shpirt te mire e te pasur, ashtu sic mund ta kete nje mesues i pervujtur, qe per gjysem shekulli e ngrysi jeten fshatrave.

Njeri nga librat ishte arithmetika ne gjuhen italiane me te cilen Paloka kishte mesuar ne femijerine e tij, dy metoda te lidhura bukur ne nje, per mesimin e frengjishtes nga italishtja, si dhe mbi njeqind faqe fletoreje te lidhura, me hartimet e shenimet e tij ne frengjisht. Metoda e pare eshte botim i vitit 1896 dhe ka autograf te autorit KIaudio Novelli, tjetra e Giusepe Arnaud mbeshtetur ne ate te Di F. Ahn, botim i vitit 1891 ne tip. Ditta E. Civelli Milano. Hartimet ne frengjisht padyshim perbejne vleren me te madhe sepse ndihmojne per te kuptuar boten shpirterore, idete e mendimet e Palok Traboinit kur ishte ne moshe te re. Dy fragmente te perkthyera botohen ne kete liber.

* * *

Duke lexuar «Hyllin e Drite», gjej emrin e Palok Traboinit ne shkrimin perkujtimor te 25 vjetorit te Pavaresise «Flamuj kombetar ne Shkoder», Nr. 11, f. 523, viti 1937. Cilesohet si nje nga ata qe kane shperndare flamuj nder malesore gjate luftes per pavaresi. Ky shkrim me nxiti te shfletoj gazetat e Shkodres ne fillim te shekullit. Gazeta e Dom Ndoc Nikajt «Bashkimi» do te ishte nje e papritur teper emocionante ne kerkimet e mia. Kisha arritur te gjej fotografi, madje bashke me Ded Gjo Lulin, ne mes te luftetareve qe kishin ngritur flamurin ne Deçiç te cilat i kishte realizuar Kel Marubi, por as nuk mund ta merrja me mend se Palok Traboini ne vitin 1910, eshte autor i nje sere artikujsh patriotike, ne te cilat hen thirrje te fuqishme per bashkim, tregon historine e prejardhjen e popullit shqiptar dhe shkruan me dhimbje te thelle per plagen e gjakmarrjes ne malesi. Ne kryeartikullin «Lidhesia forcon Kombin» shkruan: «Ta shkoqin pra prej zemret Shqiptari, sido e çfardo menyre qe te jete, mjat fanatizem qe deri me sot kje kaperdi m'te, ne kjofte se pemjimend lakmon miresine, perparimin e dheut te vet, e te shterngohen ne dashtni te njemendeshme nder vedi si krishtjan, si muhamedan; njatehere ka per tu pa forcadja e lumnia e Shqypnise mbare."
Mjaft trondites eshte shkrimi «Gjak pa gjak» mbi nje gjakmarrje ne tradheti te bijve te Tahir Halit te Kastratit ndaj te mjerit Zef Nik Pretashi prej Hotit me 13 mars 1910. Thirrja qe buçet ne ate shkrim eshte: «O vllezen shqiptare, e sidomos ju malesore, çilni syte tuej njihere e hiqnje at' prashke te tmerrshem, qe s'u len me pa e me da te miren prej te keqes".

Se sa aktuale jane keto dy ide te cituara, kete e nxjerr vete gjithsekush qe rasti i bjen me e lexue kete liber, prandaj dhe ne nuk po hyjme ne spjegime e komente te gjata.

Ata qe kam takuar me se shumti kane qene nxenesit e tim eti. I pari qe me ka folur ka qene mesuesi im i fillores Pjeter Pali, nje burre i urte, i shtruar por edhe i serte ndonjehere. Mesues Pjetri ishte invalid dhe vinte ne shkollen «Vasil Shanto» ne Gjuhadol, prane kishes se Freterve duke u terhequr pas shkopit te tij te drunjte e te kthyer si bishti i nje çadre. «Kam qene nxenes i Palok Traboinit, me tha mesues Pjetri kur per here te pare thirri emrin tim ne regjister.

Ne shtator te vitit 1984 shkova dhe i bera nie vizite mesuesit tim. Ishte plakur shume dhe i semure. Ishte ne moshen 77 vjeç. Edhe pse i lodhur e i pamundur, ai me la kujtimet e tij per te cilat i jam shume mirenjohes.

Kol Alimhilli ishte i nje natyre tjeter. Teper nevrik ishte mesuesi im i gjuhes ne klasen e gjashte. Por shpesh i pelqente te bente humor me nxenesit. Nje here, kur me kishte nxjerre ne mesim, para tabeles, u tha nxenesve «E dini ju, ç’me ka here babai i ketij? E ku ta dinin nxenesit. Atehere mesues Kola nisi te spjegonte vete: «Isha me i vogli ne klasen e pare. Me donte shume dhe me merrte hopa e me hidhte lart sa me merrej mendja. Tash e kam rastin me marre hakun, me e marre hopa djalin e mesuesit Paloke, dhe me e hedh nga dritarja. Nuk e di pse i pelqente shprehja e hedhjes nga dritaret, shprehje qe me ngeli ne kujtese, sepse kur mesues Kola nuk u kthye me ne shkolle, u tha se ishte hedhur nga dritaret e Kafes se Madhe.

Artisti i Popullit Pjeter Gjoka, ne vitin 1962 kur u takuam, me tha me krenari se kishte qene nxenes i Mesues Palokes ne shkollen e Freterve, kur kishte ardhur ne Shkoder nga Ulqini. Te njejten gje me kane thene Lin Çurçia, Palok Daka, Lin Mushkalla, Preng UIi e tjere.

I fundit nxenes i Palok Traboinit, qe kam takuar dhe me eshte bere i njohur duke degjuar mbiemrin tim, ka qene Pipi Rama ne Tirane.

Palok Traboini ka sherbyer ne shume shkolla te Shkodres, si ne ate te Freterve, Shirokes, Bushatit, Bajzes se Kastrati ku fotografia e tij qendroi mjaft kohe ne muze, te Hotit te Ri shkollen e te cilit ai e ka themeluar, ne Prizren te Kosoves dhe se fundi dhe ne Tuz e ne Kraje, qe tash ndodhen nen Mal te Zi.

* * *

Megjithese ne ate shkurt te dritherueshem te vitit 1991 e kishim ndare mendjen per t'u larguar nga Tirana e per tu vendosur ne Athine, kurrsesi nuk mund te rrinim pa shkuar se pari ne Traboin te Hotit, ne Jugosllavi, ne fshatin e te pareve tane. Ai fshat e ai mal, te cilin ne e mbanim si mbiemer e do te shkonim me te kudo neper bote, ishte endrra e ndezur dhe fantazia jone e perbashket. Atje duhej te shkonim se pari. Me gruan dhe dy femijet qendruam ne shtepine e djalit te xhaxhait te Palok Traboinit, Pretash Gojçit, plak i forte e i mbajtur, qe me conte mallin e Martin Ujkes. Qysh ne kufi na priti i biri, Gjon Pretash Gojçi, qe ruante traditat me te mira te fisit te Gojcajve, qe tash eshte i shpemdare neper bote, nga Amerika deri ne Australi.
Ne Traboin te dukej se jetoje ne Shqiperi, e kurrsesi nuk te krijohej pershtypja se ishe ne nje shtet tjeter. Zakonet, traditat, gjuha e cdo gje te bindete se Traboini kishte ruajtur cdo gje te mire e te bukur qe kishte patur Hoti dikur, por qe ne Shqiperi pothuajse qene shuar e harruar. Shkuam bashke me tim bir dhjetvjecar neper rruget e fshatit. Nuk desha qe ai te harroje. Ishte fshati i gjyshit, qe dikur ne fillim te shekullit, ecte neper keto shtigje, tamam si ai sot. Im bir bashke me djalin e Gjon Pretashit shkonin te mbushnin uje ne Kroin e Traboinit. Une qe i ndiqja me veshtrim me dukej sikur ishin imazhet e Palok Traboinit me Martin Ujken. Edhe ata keshtu ishin dikur... Dhe kishin cuditrisht te njejten moshe... Dhe therrisnin ne kupe te qiellit; edhe ata ne fillim - edhe keta ne fund te njejtit shekull. Si ndryshon jeta. E Kroi i Traboinit me ujin e ftohte po ai. Po ai qiell i kalter. Po ajo lugine e blerte me shkurre e drure. Po ajo kasolle e çekajve, si nje plake e kerrusur qe i falet qiellit prej nje shekulli.

Pata fatin te pi ne ate burim te ftohte ku ka pire dhe gjyshi im Luc Çekaj i Gojcajve. Im ate Palok Traboini. Ku pi tani edhe im bir Donald Traboini, qe loz e sperkatet me moshatarin e vet Robertin e Gjon Pretashit.

O uje i kulluar i Kroit te Traboinit. O mrekulli jete. Sa me shume iki larg teje, aq me shume kam etje, nje etje qe me shtyn te kthehem, gjithnje te kthehem.

* * *

«Gjithesekush, - shkruan ne vepren e vet shkodrani i madh Marin Barleti, - shkon ne rrjedhen e gjakut te kombit te vet». Duke marre kete shprehje kaq koncize e kaq te goditur si nje mesazh te nje brezi per nje tjeter, te shfaqet fuqia e shembelleses se te pareve tek pasardhesit. Megjithese jo gjithmone ndodh te kemi nje shembellese te lumtur. Ndoshta nje brez nuk e arrin nje tjeter. Ndoshta eshte me i humbur, me i pamundur a ndoshta historia eshte treguar me e pameshireshme me pasardhesit. Po prap se prap, cdo gje shkon ne rrjedhen e gjakut. Ndalon perkohesisht par nuk shterron. Po ka qe harrojne. Ka qe mohojne. Kjo shihet ne kete vend te huaj ku fati na ka perplasur me mijera, e shume jane ata qe mohojne emrin e vet, prejardhjen e vet, burimin neper te cilin rrjedhin. Duke e perjetuar deri ne tronditje kete fenomen te shperftyrimit, nje force e brendeshme te shtyn te kerkosh ne rrenjet e deget e races tende, qe shtrihen atje ne Atdhe e te ndjehesh krenar per to. Sa me shume qe kerkojne te te mohojne, aq me shume njeriu kerkon te rishfaqe vehten, dhe ne kete rishfaqje padyshim qe ka vendin e vet edhe historia. Ne kete pikpamje edhe kerkimi im mbi figuren e atit, nuk duhet marre si tejet personal. Megjithese edhe ashtu, gjithesesi, mbetet legjitim. Eshte e drejta e gjithkujt te krenohet per gjakun qe i rrjedh neper damare, te mbledhe copa-copa, a ndoshta therrime-therrime historine e vet, historine e prinderve te vet, qe ne fund te fundit eshte historia e Atdheut. Askush nga ne, e rrjedhimisht dhe Shqiperia jone e shtrejte, nuk eshte nje lis pa rrenje. I shkruaj keto rradhe qe te me kuptojne se perse me aq pasion e vullnet mblodha copeza historish e kujtimesh per tim ate Palok Traboinin. Eshte nje kerkim i natyrshem ne perpjekje per te lidhur fijet e keputura te nje brezi me nje tjeter, disi tragjikisht ne rastin e trungut tone. Eshte ne kete mes, ndoshta, edhe mllefi i harrimit e mohimit te vie rave njerzore qi jane here Palok Traboinit ne te gjalle e ne te vdekur. Eshte edhe krenaria per te cilen folem, kur permendem fjalet e Barletit, pra ka shume gjera qe e shtyjne njeriun ne kerkim te prejardhjes, qe eshte nje pjezes e asaj prej te ciles buron e mbijeton qenia e tij.
Ne kuptim te fundit, çdo njeri e ka jo vetem nder, par edhe detyre te kerkoje ne rrenjet, trungun dhe gjakun e vet, dhe t'ia leje ato brezit pasardhes, tek te cilet keshtu, edhe ai gjithesesi do te mbijetoje.

KOLEC PALOK TRABOINI
Athine, 14 Korrik 1995

Dorëshkim i vitit 1908

ORIGJINA, FËMIJËRIA DHE RINIA IME
Kam lindur në pranverë, në muajin prill dhe më vjen keq se nuk e di tamam ditën kur kam lindur. Origjina ime është nga malet e larta mbi qytetin e Shkodrës, ose siç quhen thjeshtë Malësia e Madhe. Më saktë origjina ime është nga Hoti, qëndra e të gjitha fiseve të mëdha e të vjetra të Veriut të Shqipërisë.
Babai im ishte bujk. Ai punonte tokat si të gjithë malësorët, mbanim gjithashtu bagëti të ndryshme si lopë, dhi e tjerë.
Fëmijëria ime ka qënë e gëzuar derisa kisha një gjysh dhe një gjyshe dhe një nanë të shkëlqyeshme, të cilët kujdeseshin me të gjitha mënyrat që të ma bënin jetën të gëzuar dhe për gjithçka që unë dëshëroja. Kisha gjithashtu dhe një vëlla më të vogël se mua, por meqë unë isha më i hedhur e më i shkathët, njerëzit më donin më shumë mua, dhe në rast se dikush do të shikonte se sa shumë më donin, se si më merrnin në krahë e më puthnin, kushdo do ta besonte se ata ishin të çmëndur pas meje.
Megjithë shkëndijat e moshës dhe ëndërrimet e fëmijërisë, unë gjithnjë duhej të shkoja të ruaja gomarët dhe dhitë i shoqëruar nga njëri nga kushurijt e mi. Unë kënaqesha shumë sepse të gjitha ditët i gëzonim në mënyra të ndryshme, por në këtë kohë më ndodhi një fatkeqësi e madhe, humba babanë tim duke qënë akoma i ri, e kështu mbeta jetim. Meqë isha më i shkathti, m' u desh të mendoja ndryshe nga moshatarët, të mendoja për familjen, të ndihmoja nanën time në punët duke qënë akoma i vogël. Pak nga pak arrita në rini dhe gjate kësaj kohe kam vuajtur shumë por mbas disa kohësh, për fat, hyra në një jetë më të mirë sepse nana më dërgoi në një kolegj italian për të mësuar. Atje unë gjeta, nëse mund të thuhet kështu, një prind të dytë, i cili më donte shumë dhe kishte një konsideratë si për djalin e vet. Ky ishte profesori dhe drejtori i kolegjit (është fjala për A. Skanjetin, i vjetri - shënimi im, K.T.).
Atje mu ngjall një dashuri e madhe për studimet, megjithëse akoma nuk e dija çfarë do me thanë studim, e të cilave u kushtova të gjithë dashurinë dhe forcat e shpirtit tim. Kisha veçanarisht një dashuri të madhe për gjuhët dhe në saj të mësuesit tim të dashur, unë mësova shumë gjuhë, shqipen që është gjuha ime e nënës, si dhe italishten, frëngjishten e greqishtën. Rezultati im ka qënë shumë i mirë dhe tani unë mund të hy në çdo profesion.
Në kolegj nuk më mungon gjë, kisha çdo gjë që më duhej për studime dhe qëndrimin tim në këtë qytet. Koha e studimeve ka qënë shumë e gëzueshme për mua.
Kam dashur shumë familjen time, veçanarisht nanën time Nora, për dhëmbshurinë e të cilës unë mendoj ditë e natë, për lodhjen e plakjen e saj. Duke folur për të ardhmen time, me përjashtim të këtij çasti nuk mund të them asgjë. Sepse kur të mbaroj studimet, që ende i vazhdoj, nuk kam ndonjë rast të mirë të fatit për të patur ndonjë kujdestar që të më ndihmojë siç duhet.
Ai (profesori) më donte shumë dhe gjithnjë shpresoja se do të vazhdonte të më donte. Unë jam përpjekur me të gjitha forcat që të mos ndryshonte respektin që kishte për mua, jo duke e lypur këtë, por me një dashuri atërore, aq dashuri sa kisha dhe unë për të, sepse në zëmren time kishte një mirënjohje të madhe dhe shpresoja se me duart e mia kisha krijuar të ardhmen time, për të cilën duhej të kishte menduar.
Kur të kem fat të zë një vënd të përshtatshëm, unë do të sjell gjithë familjen time, nënën, vëllanë sepse unë nuk kam njeri këtu në Shkodër dhe do të bashkjetoj me ta.
Mbasi unë, e kjo është e natyrëshme, të fitoj, do të martohem duke shpresuar për një jetë të lumtur e të qetë. Ja me pak fjalë, bëra një përshkrim të jetës sime të kaluar deri në këtë çast, por më tutje për mua çdo gjë është e panjohur.

P.Traboini, Shkodër me 9.3.1908

--------------------------------------------------------------------------------

Dorëshkrimi është përkthyer nga frëngjishtja, prandaj nuk ruan trajten dialektale. Interesant është se profesori i kolegjit, për të cilin shkruan disi me pezm, i ka vënë në këtë hartim përsëri notën dhjetë. Mesa duket, Skanjeti kishte menduar për të ardhmen e nxënësit të vet, gjë të cilën Paloka akoma nuk e dinte, duke i afruar dorën e vajzës së vet Katrinës, më të cilën Palok Traboini u martua sapo mbaroi studimet në kolegjin italian.

Dorëshkrim në frëngjisht dhe firma e mësuesit
Andrea Skanjeti, i vjetri. Shkodër, 6 Prill 1907
DARKA E KRENËVE TË MALSISË E NGJARJE TË TJERA
Kur pasha i Shkodrës thirri gjithë parinë e malësisë, Dedë Gjo Luli nuk pranoi me i dhanë vendimet e preme, perpara se me dalë e me bisedue edhe me popull. Edhe të tjerët ranë dakort me mendimin e Dedës se pa kenë populli dakort nuk mundena me thanë kurrgja.
Duelnë nga pasha në miletbaçe, u bashkuene e u thotë Deda, nuk mund të bajmë muhabet këtu, se këtu ashtë rrugë e madhe por po shkojmë sot tek Palok Luca, se kështu e thërriste Dedë Gjoni gjithmonë. Aty kemi shtëpinë tonë, tha Deda, Paloka asht njeri me shkollë e i pret mendja hollë e kështu atë natë lajmëroj Deda Palokën e i thotë, «përgatitu për 7 vetë, shtatë pari të maleve». Zen Paloka me bisedue me Martin Ujk Çekun e me Prelocin(Preken), korjerin e Ded Gjo Lulit, e u thotë Paloka se me ther një dash, ai ka një krye, e ata janë shtatë burra e dashi nuk i ka shtat krena. Prandaj nuk di se kujt me i qitë një krye e kujt një copë mish, se del dikë me e rritë e dikë me e zvoglue, por, i thotë Martinit, merr thesin e shko tek filan kasap, në mos i pastë ai t' i marrë nder shokë, i thuaj ka thanë Paloka më ço 7 krena e 15 kile mish: I thanë, ka me i ba(kushtue) kaq shumë, sa kështu ka me i shkue e nesermja pa hangër bukë.
Dalë nga dalë, kah mbramja, ka kris dera e Palok Traboinit. Niset Katrina me e çilë. Ndal, i thotë Paloka, ndal se duhet me dalë vetë me i prite e me i ndeshë.
I thotë Mehmet Shpendi ne të hyme:
«Palokë na ka marrë mendja me të mush me miq! ».
«More, ja kthen Paloka, si me ja ba armikut, se për atë zot, me miq nuk po ngihena kurrë, por juve bash ju qoftë hoshgjeldën!».
Hynë burrat mrenda. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Buletini, Marash Dashi, Zenel Shaba i Kastrat, Vat Marashi bajraktari i Nikçit, Ded Nika bajraktari i Grudës që kishte ardh mësheftas Sokol Bacit, e kështu filloi sofra, filloi pija, kush mastikë e kush raki qysh heret e tuj pi po bien mbrapa 7 krena e t' ja vënë të gjithëve ka nji përpara.
E nget Mehmet Shpendi:
«Shumë i paska pasë krenat ai dash, Palokë!».
Ja priti Paloka:
«Duhej me kenë me shtatë krena, se shtatë prijës që ishi nuk dijshem, kujt me i qitë nji copë mish e kujt nji krye, cilin me e rritë e cilin me e zvoglue. E këtë nuk mund ta bajshe se ashtë një punë e madhe dhe e randë.» Kështu vazhdoi pija e muhabeti deri mbas mjesnate. E kështu mbeti dhe muhabeti, që Ded Gjo Luli nëpërmjet, miqëve të vet me shikue hallet e një flamur.
Të ngjamen e flamurit e di kështu: U vonue me u projektue e punue në ndermarrjen artistike të Vjenës së Austrisë. Tuj pa se flamuri vonoi, çoi Deda Kolën djalin e vet përsëri në Austri e atje u muer vesh se asht tue u punue : e ala nuk ishte mbarue. Ishin në Cetinë bashkë me Hil Mosin e Luigj Gurakuqin e u thotë Deda, si me ba o burra , nuk asht çajre pa bajrak, se atëherë i thojshin bajrak, se kur s' ke flamur, thotë Deda, nuk dihet se pse luftojmë. Prandaj ndërhyn tek Gjon Gjokola e te terzija i Krajl Nikollës së Malit të Zi.
Por erdhi lajmi që delni priteni flamurin se asht nis prej Vjene. Prandaj Deda filloi luftën, e tue qënë se nuk mund të lente shokët por as luftën vetëm, përcollën Palok Traboinin me e prite në Kotorr. Ai e pruni në Hot. Vazhdoi e mbaroi lufta e atë flamur e ka ruejt në arkën vet Nore Kolja ( gruaja e Kolës, të birit të Ded Gjo Lulit,)deri që filloi lufta e dytë botnore. Qe pra at flamur as Zogut nuk ja dorzoj Nore Kolja deri në 1939. Kur prejt friget të Italisë, se po ja marrin e po ja humbin, çoj me e strehue tek kleri katolik, aty ku u zhduk e nuk u pa kurr ma flamuri që prunë prej Vjene. Në pranverë të vitit 1912, Deda qiti xhevap në të gjithë malet që kush donte me e pa atë shënj Shqipnije e që nuk e ka pa kurrnjihërë, të dilte e ta shihte ditën e diel. Aty u bashkuene gjithë malësia. At flamur e kanë hap dy burra në një vend të nalt e njerzija thojshin se gja ma të bukur nuk kishin pa ndonjëherë. E Palok Traboini kaq patriot i flaktë ishte sa ka qitë në atë festë 12 teneqe spirto (raki-mastikë) që zejshin nga 18 kile secila, e atë duhej me e pre katërsh me ujë që u bajshin them nja 800 kile pije. Filloi pija alkolike. Brohore e madhe sa nuk ka festë a dasëm ma të madhe, por siç thamë ai flamur u zhduk e tash fotografia e tij shihet në muzeun e Ded Gjo Lulit.
... Kur Paloka fillonte mësimin, nxirrte livoren aslagant e vente mbi tavolinë e u thoshte nxansëve:
«Gjithmonë duhet me mësue, me punue e me luftue, e gjithmonë njeriu qysh në të leme, duhet të mëndoj për Atdhenë!».
... Di që kur asht nis në luftë të Koplikut, i kanë thanë Zef Skanjeti e do shokë reshperë:
«More Palokë, s' asht nevoja me dale ti në luftë, ka kush me luftue se ti je i kalemit e ti nuk shikohe për luftë». Paloka u pat thanë:
«Ai që nuk lufton për Atdhe e nuk asht për pushkë, nuk duhet gja as për kalem, se armiku gjithmonë shporret vetem me pushkë! Prandaj, shokët i kam tuj u vra e vet me ndej me gra, mos he burra. Po këto armë atëherë çka më duhen?».
Në Luftë të Koplikut, Palok Traboini nxorri pushkën me vra Alush Lohen që thërriste: «0 bini burra, djemt e Hotit! Qëndroni mos u koritni...», e vetë vesh ushtarak rrinte ndënjur në karrike e i përcillte të tjerët për në luftë.
Palok Traboini e mësyni:
«Çou qeni i qenit me ardh në luftë se nuk bahet lufta prej karrike. Burrat e Hotit nuk janë korit e as do të koriten asnjihëre.» Por shokët ja kapen dorën Palokës shpej e shpejt, kaloi plumbi permbi kryet e Alush Lohës që shpëtoi pa u vra.
E kam pas kojshi në Hot të Ri dhe e kam ndigjue edhe vetë kur u thonte atyne që i patën thirrë në një aparat (pritje) kur pat ardh Viktor Emanueli: «Atë ka kënë marre për shqiptarët me e lshue pa e vra e me shkue gjallë në Itali. Në vend që me e vra, ju i keni shkue me tuba lulesh. Si nuk ju ka ardhë marre he burra?!»
Megjithse ishte i moshuem, këto fjalë i folte shumë bukur e jo si po i shkruej vetë, se nuk kam shkollë, por kam shumë vullnet që mos me i lanë të dekuna këto qellime të shëjta.
Në jeten e vet personale ka pas edhe veshtirësina. Ka pas probleme me disa krenë të klerit pse Paloka mor gru të dytë kur ishte mësues në Tuz. Por nuk asht nda me Katrinën e u martua me lejen e saj, (asaj i kishin dekë tre fëmijë me Palokën e s' lindte ma), se as njeni e as tjetri nuk dojshin që të mbyllej një derë shqiptare. E Katrina fëmijët e Palokës i ka dashtë si fëmijët e vet, se ka kenë gru fetare e me zemër të mirë.
Për Palokën ka gjithçfarë të dhanash e asht zor me i kujtue të gjitha. Shtoj se i thosha mbas çlirimit në Hot të Ri:
«Pse nuk shkruan për të dhanat e tua?». E kishem fjalen edhe për me ju njohtë meritat e me i lidh ndonji pension që nuk ja dhanë kurr sa ishte gjallë por ai më thoshte i menduem:
«Une nuk kam ba ndonji gja të tepert, por kam ba detyren si shqiptar. Me punue e me luftue për Atdhe e ka detyrë gjithësekush!».
Kështu pra i kishte përgjigjet Palok Traboini, kështu i kishtë qellimet e punët më të mira që ka shqiptari.

PALOK PRELA
77 vjeç
Shkodër, korrik 1984 

Kujtim i lënë dorëshkrim familjes së P. Traboinit
Rreth Palok Traboinit

Palokë Traboini lindi në Traboinë (sot Mali i Zi) me 1888. Si kreu mësimet fillore e normale, në vitin 1909 u emnue mësues në Prizrend e mandej në Shkodër. 

Mësues patriot, porsa plasi kryengritja e Malsisë së Madhe doli në mal për liri, mori pjesë aktive në luftime dhe kje sekretar i Dedë Gjon Lulit. Për qëndrim kundërshtar i regjimit zogist kje pushue nga puna dhe nuk i u dha asnjë e drejtë. Për të mujtë me jetue u ba bujk në Shtoj të Ri. As okupatori nuk i dha fare të drejtë. Vdiq në varfni të madhe në vitin 1951. Ka lanë disa vjersha patriotike të kompozueme prej tij.

GJUSH SHELDIA

"Arsimtarë të vjetër të Shkodrës dhe rrethe" fragment, Shkoder, 3 qershor 1959.
FRAN CAMAJ,Tuz

DEDË GJO’ LULI NË POEMËN “LUFTA E MALEVE” E PALOKË TRABOINIT 

* FRAN CAMAJ është nga Hoti, fshati Spi -Traboin, i lindur në vitin 1949. Me profesion eshte gazetar, redaktor përgjegjës i Programit shqip të TV të Malit të Zi. Shkollën fillore e ka kryer në Arzë- Traboin, normalen 5 vjeçare në Prizren. Shkollën e lartë pedagogjike- gjuhë e letërsi shqipe po ashtu në Prizren, kurse Fakultetin filozofik- gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë. Ka punuar në Arzë në Shkollën fillore te Traboinit , ka dhënë lëndën e gjuhës e letërsisë shqipe prej vitit 1969 deri në vitin 1976, kurse prej vitit 1976-1980 në Gjimnazin e Tuzit, profesor i gjuhës e letërsisë shqipe.Më 1980 ka hyrë në gazetari- redaktor i Programit shqip të Radio se Podgorices (sot Radioja e Malit të Zi) Këtë detyrë e ka ushtruar deri në vitin 1998, kurse prej atëherë eshte redaktor përgjegjës i Programit shqip në TV të Malit të Zi. Eshte marrë me hartimin e teksteve shkollore. Me të ndjerin Gjergj Gjokaj ka hartuar Librin e leximit për kl, e tetë dhe me të ndierin Gjekë Gjokaj Abetaren e parë dhe të vetme shqip në Mal të Zi. Të dy këto tekste shkollore janë në përdorim në shkollat shqipe të Malit të Zi. Vitin e kaluar Shtëpia botuese "Toena"-Tiranë ka botuar romanin e tij "Rruga e pamëshirshme" që është pritur mjaft mirë nga lexuesit.Ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime shkencore". Shoqata "Illyricumi" bashkethemelues i të cilës eshte Fran Camaj, ka organizuar në shtator të vitit 2005 Konferencën shkencore e përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo' Lulit ku ka mbajtur kumtesen"Dedë Gjo Luli poemën "Lufta e maleve" të Palokë Traboinit".

Fragment nga një fotografi nga arkiva Marubi me shënimin "Disa nga krerët e Malësisë në vitin 1908". 

1-Ded Gjo Luli,
2-Deli Meta,
3-Ded Nika,
4-Palok Traboini
e të tjerë. 

Është detyrë e jonë njerëzore, humane e patriotike që t’ i përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore, siç është heroi ynë kombëtar Dedë Gjon Luli, i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, në ditën e sotme 90 vjet më parë. Shumë pena të shquara dhe shumë njerëz të ditur nga gjiri i popullit tonë, i kanë thurë këngë artistike e popullore këtij tribuni të popullit, i cili atdheut i dha çka kishte- jetën e vet dhe të dy djemve, duke na lënë kujtimet më të bukura dhe porosinë- “Amanet atdheun! Luftoni së bashku për ideale të larta kombëtare se jemi një!”. Me porosi të ngjashme dhe të shenjtë e fillon poemën e vet “Lufta e maleve”, shkrimtari, mësuesi, patrioti e bashkëluftëtari i Dedë Gjon Lulit, Palokë Traboni (Gojçaj), i lindur në Nabom, te Kroi i Traboinit në vitin 1988, i shkolluar në Shkodër, mësues në Prizren, Shkodër, Bajzë, Tuz dhe shumë fshatra të Malësisë, autor i disa artikujve të botuar në revistat e kohës, kryesisht në “Bashkimi” dhe i poemës në fjalë prej rreth 1600 vargjesh.
Poema “Lufta e maleve” ndahet në shtatë këngë dhe në tërësi i kushtohet Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, në të cilën figurë qendrore është Dedë Gjo’ Luli me bashkëluftëtarët e vet. Palokë Traboini poemën e vet e fillon me konstatimin, që njëkohësisht ishte, është dhe do të jetë edhe porosi me vlerë për të gjithë shqiptarët, dje, sot dhe nesër:

.................................................. ...... 

Bashkë kem’ ra në fushë t’ mejdanit: [1]
jemi shkri për nder t’ vatanit,
pre e lasknue n’ teh t’ taganit.
Po gjithmonë kombi i Shqiptarit
për vend t’ vet e për erz t’ t’ parit
ka ba dekën gjithë për s’ mbarit,
pa iu lodh kurr mendja e kres
me da kund ndryshimi i fes:
paj Bajramit e për Pashkë
kemi gzue e ba qef bashkë.

Porosia e këtyre dhe e vargjeve që pasojnë, është e qartë dhe u drejtohet shqiptarëve në kohën kur Perandoria Osmane miratoi kushtetutën e re, në korrik të vitit 1908.

Prandaj sot po bajmë rixha [2]
ligjës s’ re mos me na da,
e lirinë ta gzojmë vllaznisht,
si na e desht gjithmonë zakoni
ndoshta edhe Konstitucioni.

Poeti i këndon vitit 1908, kur në Perandoria Osmane, nën presionin e xhonturqve, bëri disa ndryshime të cilat i jepnin shpresë popullit shqiptar, të robëruar afro pesë shekuj, se në mos do të fitojë lirinë e plotë, do të lirohet nga shtrëngicat e mëdha të asaj robërie dhe do të marrë frymë më lirisht. Kushtetuta, të cilën autori Traboini e quan ligj, u prit me shpresë të madhe sa që u kremtua me të shtëna nga armët, me brohoritje të grave dhe të fëmijëve, pleqve dhe të rinjve, madje me aq gëzim e shpresë sa që njerëzit e krahasonin me lirinë:

sidomos kjo Shkodra jonë [3]
qi bidat ka pasë gjithmonë
me qit pushkë me shej gazmendit
për çdo festë e kremte t’ vendit.

Për këtë eufori politike të rastit flasin edhe Dom Ndoc Nikaj,

“...Për nji javë rresht ngiati festimi” [4]

Zonja Durham “ Por pavarësisht nga euforia e përgjithshme, unë e dija se lufta e Shqipërisë për njohje ndërkombëtare sapo kishte filluar...” [5] dhe shumë të tjerë. Po Zonja Durham nuk do të ishte ajo që është si të mos e kuptonte qëllimin e Sulltanit dhe momentin në të cilin u bënë, gjegjësisht u premtuan, këto reforma. E dinte se armiku nuk heq dorë lehtë nga qëllimet e veta. Të gjitha ato premtime dhe ligje të reja ishin vetëm fjalë boshe, të folura ose të shkruara, njësoj. Në vend se shqiptarët të gëzojnë lirinë e premtuar, Sulltani sjell ligjin e ri që të gjithë shqiptarët t’ i dorëzojnë armët, që do të thotë, të çarmatosen. Është i qartë qëllimi i këtij ligji për realizimin e të cilit ngarkohet, sipas autorit Traboini, Dërgut Pasha famëkeq, i cili këtë aksion e filloi në Kosovë për të vazhduar më vonë në Shkodër, duke premtuar gjoja jetë civilizuese si në gjithë Evropën. Natyrisht se as kosovarët as shkodranët nuk pranuan lehtë të ndahen nga arma, i vemi mbrojtës i jetës dhe nderit të tyre. Shqiptari ka lindur, ka jetuar dhe ka vdekur me armë në dorë. Kudo ka shkuar, armën nuk e ka hequr nga krahu. Këtë rrugë dhe këtë veprim nuk e ka zgjedhur ai, por ia kanë imponuar të tjerët, armiqtë shekullorë, që atë dhe vendin e tij e kanë mbajtur të robëruar shekuj të tërë. Kur nuk ndihmoi dredhia, Dërgut Pasha atyre “u dëftoi pushkën e topin, çengelat edhe konopin”. Aq shkoi larg sa vrau e preu gra e fëmijë, burra e të rinj, të pafajshëm se të fajtorë nuk kishte. Nuk mund të jetë fajtor ai që lufton për lirinë e vet dhe të vendit, ai që lufton për dinjitetin e vet njerëzor e kombëtar, ai që mbrohet e nuk sulmon. Populli u gjet në situatë tejet të vështirë. Nuk mund t’ i duronte torturat, vrasjet dhe keqtrajtimet e përditshme të Xhavit e më vonë të Dërgut Pashës me ordi të vet. Nuk kishte rëndësi për armikun a është i njërës apo e fesë tjetër. Të gjithë ishin të njëjtë para shpatës së mprehtë të tij. Krimet ishin tepër të tmerrshme sa që:

U mnerue dynjaja e ngeli, [6]
kur panë hoxhën te çengeli,
në çengel vjerrun n’ Parrucë,
e t’ dy kambtë u hinë në nji kpucë,
i ra gjindes hie deket
n’ zemër t’ nansë fmija meket

Pas Kosovës dhe Shkodrës i erdhi radha Malësisë, në krye të të cilës gjendej trimi Dedë Gjo’ Luli, pa fjalën e të cilit nuk merrej asnjë vendim i rëndësishëm. Dedë Gjo’ Luli në veprën e Palokë Traboinit është “ ... trim dai, qi si le shoqi në Malsi”, pastaj “...Trim me fletë, që për Shqipni ka da me dekë”. Si i tillë, ai nuk do të flasë në emër të Malësisë, pa dëgjuar mendimin e krerëve të saj edhe pse fjalën e tij nuk e thyente lehtë askush, ngase ajo ishte e mençur dhe me mend. Ajo dilte nga zemra bujare dhe e pastër e tij, që rrah vetëm për atdhe dhe popullin shqiptar. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se ato, madje as familja as jeta. Andaj në gojën e trimit tonë Traboini, vë këtë fjalë:

“Unë ‘ i herë, thom sa për veti, [7]
armtë e brezit nuk i hjeki,
n’ u çoftë n’ kambë t’ tanë Hyrr-Xhemjeti.
E kam da me dalë komitë,
marre Hotit mos me i qitë
due me u fikë me ropt e mi
për kët truell e kët Shqipni.

Dedë Gjo’ Luli nuk ka dilemë se si të veprohet. E di se vetëm lidhja e besës e shpëton atdheun dhe e shporr armikun nga trojet tona. Me armikun nuk ka kompromis, andaj insiston që:

me lidhë besë duhet n’ditë t’sotit [8]
me ba luftë si t’ partë e motit
me ia thye fjalën Hyrr-Xhemjetit
me i lanë nam Shqipnis e vetit.

Për faktin se ishte i tillë: patriot, trim e guximtar, besnik e i urtë, udhëheqësit e fiseve të Malësisë, në kuvendin e burrave do ta venë të parë, duke e porositur që të punojë mbarë, si di ai, por edhe t’ i çojë fjalë Dërgut Pashës “... se n’ Malsi s’ ka pse me dalë”. Trimin e maleve më shumë e gëzon vendosmëria e krerëve të Malësisë dhe e bashkëluftëtarëve të vet që të mos pranojnë urdhrin e pashait as të Stambollit që t’ i dorëzojnë armët, se sa detyra që ia caktuan ata. Trimat si Dedë Gjo’ Luli nuk dinë të frikohen. Për ta nuk ka jetë pa liri. Vdekja në luftë për liri është e bekuar, kurse jeta në robëri është e mallkuar. Andaj qet kushtrimin:

prej pesëmbdhetë e n’ shtatdhet vjet [9]
t’ çohen n’ kambë e t’ bajn gajret
me qindrue për vend të vet,
mos me njoftë ma Hyrr as mbret,

Të gjitha këto ngjarje i paraprinë Kryengritjes së madhe të Malësisë të vitit 1911, të cilën autori i poemës “Lufta e maleve” e përshkruan prej këngës së tretë e deri në këngën e shtatë dhe të fundit. Dedë Gjo’ Luli, edhe pse trim dhe i guximshëm, nga familja atdhetare e bujare, shtyllë e Hotit dhe e Malësisë, asgjë nuk do të kishte arritur pa ndihmën dhe mbështetjen e burrave dhe udhëheqësve të fiseve malësore, pa përkrahjen e luftëtarëve, burrave dhe trimave të Malësisë, siç ishin Deli Meta, derë oxhaku, që u betua se “ Pa m’mbrri deri n’ gju gjaku, Hyrrit n’ dorë kurr nuk i bie”; Tomë Nikolla, që i nxit bashkëluftëtarët e vet “ Pra t’ gajresim me qindrue, se thom orën e kem çue”; Mirash Lucë Kastrati, i cili la “nam në histori”; Dedë Preçi plak i vjetër e bajraktar, që kishte vendosur të japë jetën për atdhe, pastaj “ Trimi si rrufe ky Gjelosh Gjoka, djal sokol qi se ka toka”; Mirash Luca me treqind shokë “fort të dukshëm për pashi, burra t’ zgjedhun për trimni”; Nikollë Miri, që nuk frikohet para asnjë armikut; Prelë Keri që “gjithmonë kje rrfe e seferi”; Preloc Prek Peci, Selim Beci, Nikë Gjo’ Leci, Zef Koleci, Gjekë Mal Gjoku, Kol Doda, Nikë Kol Celi e Lekë Marash Peci, djem sokola e trima si zana, Gjon Ujk Çeku, i cili dha jetën trimërisht afër kalasë së Shipshanikut e shumë e shumë të tjerë. Nuk ka si humbet lufta me trima e luftëtarë të tillë, thoshte Dedë Gjo’ Luli. Andaj përsëri bën thirrje:

Kush lavdohet se asht Shqiptar, [10]
mbahet burrë edhe bujar
hiç mos t’ tutet, mos t’ frigohet
tue pa gjakun kah dikohet.

Kësaj thirrje të Dedë Gjo’ Lulit iu përgjigjën të gjitha fiset e Malësisë dhe të rajoneve tjera: Zagora, Shkreli, Këlmendi,, Rranxa e Mbishkodrës,, Boga, Rrjolli, Reç e Lohe, Shalë e Shosh, Grudë e Hot dhe të gjithë ku ka shqiptarë, shkruan Traboini, i cili, thekson se “ Në Traboin....filloi lufta e u suell e mbara”. Fjala është për betejën e njohur të Qepurrit (herë Cjepurr herë Gjepurr e përdor autori) të 25 marsit të vitit 1911 në të cilën e humbën jetën nëntë traboinas trima, në mesin e të cilëve edhe dy djemtë dhe i vëllai i Lulash Zekës, pastaj trimi Kolë Marash Vata, i cili para vdekjes ankonte “ Drue prej gjakut m’ a dryshkë shpata”, Ujk Gjelosh Leka e të tjerë. E vërteta është se Kryengritja e Malësisë ka filluar me sulmin e malësorëve në postën ushtarake të Rapshës një ditë më parë. Sigurisht se autorin e ka tërhequr të thotë kështu duke pasur parasysh se beteja e Qepurrit përfundoi me fitoren e lavdishme të traboinasve, por edhe me shumë viktima, sa “s’ e mban mend ‘i qind vjeç plaku”. Përndryshe krijuesin letrar shpesh herë e joshin më shumë trimëria, vdekja heroike dhe shumë rrethana tjera të luftës sesa edhe vet faktet historike. Këtë poemë autori e shkroi në Prizren në Vitin 1911 kur atje punonte si mësues. Edhe pse larg vendlindjes, ka qenë mirë i informuar për luftën që zhvillohej në Malësi dhe gjetiu në atë vit vendimtar për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ai nga Prizreni u kthye në vendlindje për të marrë pjesë në mbrojtjen e saj. “Palokë Traboini ishte pjesëmarrës në Kryengritjen e Malësisë së Madhe. Madje, ai plagoset në betejën në Majën e Harimës, më 15 korrik 1912 në luftë kundër pushtuesve turq...” [11]
Është fjala për kryengritjen e cila iparaprini luftës gjithshqiptare për çlirim definitiv nga Perandoria Osmane, një vit para ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912. Këtij akti të lavdishëm e madhor i paraprini ngritja e flamurit në Bratilën legjendare pranë Deçiqit, olimpit të Malësisë, më 6 prill të vitit 1911. E ngriti atë trimi Nikë Gjelosh Luli, të cilin autori e quan “ora e Malsis, shpresa e fort e gjithë djelmnis”. Nikë Gjelosh Luli, kushëriri i heroit tonë kombëtar, një muaj më vonë u vra në Kërlogosh, afër Bratilës dhe Deçiqit, që u lanë sa e sa herë me gjakun e trimave që vlonte gjithmonë vetëm për atdhe e liri.dhe ku ende valëviste flamuri me shqiponjë dykrerëshe, të cilin e kishte ngritur ai me duart e veta të çelikta. Disa studiues vërtetojnë se para dhe pas ngritjes së flamurit në Bratilë u ngritën dhe u shpalosën edhe disa flamuj të tjerë të vegjël në praninë e numrit sa më të madh të njerëzve. Petraq Pepo në libribn “Lufta për çlirimin kombëtar”, në artikullin “Flamuri”, citon kujtimet e Martin Ujkës, bashkëluftëtar i Dedë Gjo’ Lulit: “Disa prej nesh e dijshin se tre flamuj Shqipnije kishin hi në Hot, por të paktë ishin ata që i kishin pa. Secili veç dëshironte me e pa të shpalosun atë flamur me Shqipe. Palokë Traboini ne 1911 kishte kthye prej Austrisë e tre flamujt që kishte pru prej andej i kishte nda kështu: njenin Dedë Gjo’ Lulit, tjetrin Ujkës së Grudës e të tretin Prelë Lucës së Trieshit.... Ditën e diel, me 6 Prill u mblodh popull i madh te Kisha e Traboinit. Kolë Dedë Gjoni me urdhën t’ et, Dedë Gjo’ Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. ... Të gjithë ndejtën pa za. Mandej u ba nji batare pushkësh e ushtuene malet përreth. ... Atë ditë edhe Dok Ujka te Kisha e Grudës dhe Prel Luca në Triesh ngritën flamurin e Shqipnisë” [12]. Në mënyrë të ngjashme shkruan edhe Palokë Traboini në në këngën e fundit të poemës “Lufta e maleve”.

Aty at-herë Kolë Dedë Gjo’ Luli [13]
njenin flamur n’ bli e nguli
prej të gjithve me u soditë
pala-pala tue valvitë.

Autori përshkruan gëzimin e madh të traboinasve dhe të malësorëve tjerë, të cilin e shprehën me eufori të madhe, me të shtëna nga armët dhe me brohoritje:

“Rrnoftë flamuri e rrnoftë Shqipnija, [14]
orën çuet e ka Malsija!”.

Për dallim nga Petraq Pepo, Palokë Traboini flet për dy flamuj; njërin që e shpalosi dhe e vendosi në blirin në oborr të Kishës së Traboinit i biri i Dedë Gjo’ Lulit, Kola, kurse tjetrin, që heroi ynë Dedë Gjo’ Luli ua dha djemve të Hotit dhe i porositi:

“çonju tash, djelt e mi, [15]
me dek sot për flamuri
se i erdh dita ksaj Shqipni
. Në Deçiq ja u due n’ kët ditë
flamurin n’ maje me e ngritë”

Dhe ashtu ndodhi. Të njëjtën ditë, vetëm pas disa minutash, djemt petrita, siç i quan poeti:

“n’ kulm Deçiqit me iu njitë [16]
ku flamurin e kanë ngritë
tue këndue e pushkë tue qitë
prej gazmendit t’ asaj ditë.”

Shtrohet pyeta se a është fjala për flamurin që është ngritur më 6 prill të vitit 1911 në Bratilë, apo për ndonjë flamur tjetër ngase thuhet se Dedë Gjo Luli donte ta ngriste Flamurin kombëtar përsëri në Deçiq, një vit më vonë, për faktin se Deçiqi ishte bërë simbol i luftës, i qëndresës dhe rezistencës së madhe, simbol i sakrificës së malësorëve gjatë Kryengritjes së Malësisë, por edhe para fillimit dhe në vazhdim të saj deri në çlirim përfundimtar nga Perandoria Osmane. “Në fund të marsit 1912 filloi me u folë se Dedë Gjo Luli kishte ndërmend ta ngrente për të dytën herë Flamurin e Shqipnisë faqe mbarë popullit dhe kjo tu kallxonte të gjithëve se lufta që bahej, së bashku me anët e tjera të Shqipnisë, bahej për lirinë e ardheut tonë”_[17]_ (aoldb: //mail/write/template.htm#_ftn17) . Madje mendohet se flamujt i solli vet autori i poemës “Lufta e maleve”, Palokë Traboini për t’ i ngritur jo vetëm në Deçiq ose Bratilë, por edhe në shumë vende tjera për të nxitur popullin në luftë kundër armikut. Përndryshe, për marrjen e majës së Deçiqit malësorët kanë luftuar shumë herë ngase aty vendoseshin forca të mëdha të armikut dhe nga aty kontrollohej shumë më lehtë tërë pjesa fushore me qendër Tuzin, por edhe rajonet malore të Hotit dhe të Grudës, në veçanti Traboini, Ksheva dhe fshatra tjera të përreth. Gjatë asaj kohe ky mal kalonte herë në duart e malësorëve, herë në duar të armikut. Këtë e vërteton edhe kënga popullore “Lufta e kojasve ën Deçiq” kushtuar shtatë trimave të Kojës që dhanë jetën në një betejë të përgjakshme me forcat turke për majën e Deçiqit dhe të cilëve trashëgimtarët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet u ngritën një lapidar në shenjë nderimi dhe respekti.

“Koja e vogël i pakicë, [18]muor bajrakun ën Deçiq”.

Se nuk është fjala për ngritjen e Flamurit në Deçiq, më 6 prill 1912 në përvjetorin e ngritjes së flamurit nga Nikë Gjelosh Lulit tregojnë disa fakte. Më parë do të thosha se është fjala për ngritje të shpeshtë të flamujve të vegjël kudo që ishte e mundur. Pse them kështu? Në “Hylli i Dritës” nr. 11, 1937, faqe 523 shkruan: “ Në verë të vitit 1911 gjendeshin Gruda e Kastrati të mbledhun në Gradinë tuj pritë ndonji urdhën të ri. Në ato ditë mbërritën prej Podgorice 12 italianë vullnetarë... Kje këtë rase që një farë Pal Gjoni prej Grude me vu nji flamur në shtizë të gjatë e ngrehi në Suka të Grudës me gëzim të gjithë malësorëve, që brohoritshin pa da e qitshin pushkë. S’ asht për t’u harrua se në këtë kohë shpërndajne flamuj kombëtarë ndër malësorë Pjetër Nushi e Kol Ivanaj e ma vonë Karl Prenushi, Zef Kurti, Luigj Kodheli, Simon Prendi, Hiluk Koliqi e Palokë Traboini.” [19] Kjo e dhënë e përjashton mundësinë që në poemën “Lufta e maleve” të bëhet fjalë për ngritjen e këtyre flamujve në vitin 1912 ngase në tekstin e lartpërmendur bëhet fjalë për verën e vitit 1911 e më herët. Nga ana tjetër në këtë poemë nuk flitet fare për luftërat e vitit 1912 ngase autori atë e ka shkruar në vitin 1911 në Prizren. Pra kjo mundësi përjashtohet dhe mbetet të mendojmë nëse këta flamuj i kanë paraprirë ngritjes së flamurit më 6 prill të vitit 1911 apo janë ngritur më vonë. Besoj se fjala është për më vonë ose më herët ngase autori do ta kishte përdor emrin e Bratilës, si edhe në pjesë tjera të poemës dhe do të përmendej Nikë Gjelosh Luli që me aq dashuri e dhimbje shkruan për jetën dhe vdekjen e tij. Megjithatë, mundësi që të bëhet fjalë pikërisht për flamurin që është ngritur më 6 prill të vitit 1911 nuk përjashtohet, por gjasat janë të vogla. Them kështu ngase dihet se edhe pas ngritjes së flamurit në Bratilë, për mbrojtjen dhe marrjen e Deçiqit janë vrarë shumë luftëtarë malësorë dhe të armikut.
Me ngritjen e flamurit në Bratilë nuk ka përfunduar lufta e malësorëve kundër Turqisë. Shefqet Dërgut Pasha, në krye të një numri të madh ushtarësh, bën përpjekje të mëdha për t’ i kthyer territoret e çliruara, por rezistenca ishte e madhe. Kur sheh se të gjitha përpjekjet ishin të kota, u jep amnisti malësorëve, por me kushte të cilat i kishin kërkuar ata në qershor të vitit 1911 në Kuvendin e Greçës, të shënuara në “Librër t’ kuq”. Sipas Palokë Traboinit, Stambolli u ofroi mjaft lëshime malësorëve, por megjithatë, porosit:

kto premtime me i kqyrë mirë, [20]
Turkut besë i zëhet vshtirë,
pse shpesh ujku qimen ndrron,
porse vesin se harron.

Më në fund, sipas vargjeve të fundit të poemës “ Lufta e maleve”, trimi Dedë Gjo’ Luli, pas bisedës me krerët e Malësisë dhe shqyrtimit të situatës, megjithatë u drejtohet luftëtarëve dhe malësorëve tjerë që i kishin lëshuar shtëpitë e veta, me këto fjalë:

Po ndigjo, mori Malsi, [21]
ktheni tash pa frigë në shpi
me gjithë rob e robi
se sot Turkun e kem’ zhbi
qi, thom, vonë i bjen ndër mend
me ia msy ma këtij vend.

Poema “Lufta e maleve” është një poemë e gjatë, e shkruar në ditët më të vështira, por vendimtare, të malësorëve dhe të popullit shqiptar. Është një lloj himni që i këndohet lirisë, një kushtrim për luftë me një armik shumë më të fuqishëm, por që nuk mund të fitojë vullnetin dhe dëshirën e popullit për çlirim nga robëria shekullore, është një klithëm e madhe e një patrioti malësor e shqiptar që lufton me pendë dhe shpatë, një britmë e madhe që del nga zemra e autorit të saj, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe njerëzve të vet. Duke lexuar vargjet e “Luftës së maleve” lexuesit i kujtohen dhe i duket se kanë mjaft ngjashmëri me ato të poetit të madh kombëtar Gjergj Fishtës në “ Lahutën e Malcis’ “ edhe pse kjo e dyta është e një niveli shumë më të lartë letrar e artistik. Fishta me veprat e veta arrin të krijojë stilin e vet, stilin fishtian, që dallohet shumë lehtë nga të gjithë të tjerët. Kjo i mungon veprës së Traboinit, por jo vetëm të atij. Poema “Lufta e maleve” është një sprovë e autorit që nga krijimtaria gojore, të krijojë një vepër letrare, më mirë të them një poemë mjaft tërheqëse për lexuesin dhe nxitëse për njerëzit e atëhershëm që mbronin çdo pëllëmbë të tokës së vet. Pra “Lufta e maleve” është një poemë e mirë e inspiruar dhe e krijuar nga këngët popullore, të sintetizuara dhe të bashkuara në një tërësi. Poeti përmes kësaj poeme i këndon një ngjarjeje të madhe historike, kronologjikisht si është zhvilluar ajo, sipas rrjedhës së ndodhive, duke mos mbetur rob i saktësisë së kohës dhe vendit të zhvillimit të tyre. Gjuha që përdor autori i takon të folmes së Malësisë së Madhe, pa ndryshime e zbukurime. Simbolet dhe figurat stilistike janë të shpeshta dhe të llojllojshme, përndryshe ashtu si edhe në letërsinë popullore, në të cilën aq shumë mbështetet autori. Poeti në këtë poezi të gjatë zakonisht përdor tetërrokëshin dhe dhjetërrokëshin dhe shumë rrallë gjashtërrokëshin. Rima është e puthme, e kombinuar dhe shpesh e krijuar edhe me zor. Duket se autorin më shumë e ka preokupuar qëllimi që poezia e tij të jetë tërheqëse për lexuesin, nxitëse për luftëtarët e lirisë dhe të mund të këndohet në raste dhe situata të ndryshme se sa normat letrare e artistike. Në këtë drejtim mendoj se ia ka arritur qëllimit plotësisht.
Në fund të them se e kam marrë ta trajtoj këtë temë për dy shkaqe. I pari ka qenë që t’ i jap kontributin tim modest këtij tubimi shkencor e përkujtimor me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së trimit Dedë Gjo’ Lulit, i cili edhe në moshë të thyer, ishte halë në sy të atyre që ëndërronin tokat shqiptare. Shkaku i dytë është dëshira ime që malësorët këndej kufirit, madje edhe më të afërmit e tij, t’ i përkujtoj se në Traboin, afër Kroit të këtij fshati të bukur, para 117 vjetësh, ka lindur një njeri me të cilin mund dhe duhet të krenohet i tërë populli shqiptar, e jo vetëm ne vëllezërit e tij. Ta pyesim veten pse për Palokë Traboinin dhe për shumë të tjerë nuk kemi folur e shkruar, as nuk flasim e shkruajmë sa duhet as sot e kësaj dite, kur ata nuk e kanë kursyer as jetën për këtë vend. Pse të mos i përmendim për shembull edhe Kolë Martinin dhe Gjergj Martinin, të parin nga Helmica e të dytin nga fshati Spijë,e sa e sa të tjerë, që ranë viktimë e dorës së zezë të komunizmit menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kishin shkuar në Kosovë, me rreth 300 mësues të tjerë që i kishte dërguar ministri i atëhershëm i arsimit Ernest Koliqi në Kosovë, për t’ i mësuar fëmijët shkronjat shqipe dhe në vend të mirënjohjes, gjetën vdekjen. Pse t’ i lëmë në harresë njerëzit tanë kur kanë merita kaq të mëdha. Poema “Lufta e maleve” edhe pse nuk është e nivelit të “Lahutës së Malcis’ “, meriton të gjejë vend në antologjitë e letërsisë shqipe e mos të them në tekstet shkollore në të cilat mësojnë fëmijët e këtyre trojeve. Po edhe pse nuk gjenden në tekstet shkollore, a nuk është obligim i arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, që t’ u lexojnë fëmijëve pjesë nga kjo vepër dhe nga veprat e ngjashme? Në mos në orët e rregullta të mësimit, në orë plotësuese, në orë letrare etj. Së paku kaq mund ta bëjmë. Palokë Traboini ka qenë mësues i shkëlqyer. “Me spjegimin e mësimit të bënte për vehte, ndërsa me bukurshkrimin të mahniste. Mësues Paloka ndiqte përparimin e fëmijve në mësim, por edhe jasht shkolles. Mësues Paloka vinte nëpër shtëpia për të vrejtur nëse janë tue mësue ose jo. Kudo gjendej për nxënësin. Ai ishte edhe bujar, nxënësve të varfër ju blente libra, fletore, bojë shkrimi, penda e tjerë, me shpenzimet e veta. Ka pasë rast që edhe mue më ka ble ndonji fletore.” [22], thotë një nxënës i tij.
Ka punuar si mësues në Prizren pastaj në Tuz, Bajzë, në Shkodër dhe në shumë fshatra të rrethit të këtij qyteti. “... më 17 shtator 1928 caktohet mësues në Bajzë të Kastratit, duke vazhduar në këtë profesion të nderuar edhe nëpër fshatra të tjera të rrethit të Shkodrës deri në vitin 1939. Ai do mbetet një figurë e nderuar e popullit të Kastratit për kontributin me pushkë dhe penë që i dha ai kësaj zone e sidomos për poemën kushtuar trimave kastratas,[23] shkruan Gjokë Luli në librin “Kastrati”.
Mund të flitet ende për Palokë Traboinin, por edhe një pyetje vetes dhe juve: A thua se nuk do të ishte mirë që njëra prej shkollave tona fillore ose mesmja, në vend të emrave ideologjikë dhe të tejkaluar (“Jedinstvo”, “Mahmut Lekiq”, “29 Nëntori”, “25 maji”) të mbajë emrin e këtij mësuesi dhe punëtori të palodhshëm të arsimit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Besoj se përgjigja është e lehtë dhe çdo koment do të ishte i tepërt.

Tuz, më 24.09.2004

Mbajtur ne Konferencen shkencore përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së heroit kombëtar Dedë Gjo’ Lulit

L I T E R A T U R A

- Kolec Traboini, “Gjurmë në histori”, Athens-Boston 1995
- Boriç Hamiti, “Në kërkim të rrënjëve të vetvetes”, Zyrih, qershor,1998.
- Gjokë Luli, “Kastrati”, Shkodër, 1999
- Dr. Luigj Marinaj, “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit”, Shkodër, 2005
- Mis Durham, “Brengat e Ballkanit”,
- “Hylli i dritës”, Nr. 11, 1937

____________________________________

[1] K. Traboini “Gjurmë në histori” P. Traboini “Lufta e maleve”, poemë, Athens-Boston 1995, fq.49
[2] Po aty, fq. 50
[3] Po aty, fq. 50
[4] Dom Ndoc Nikaj “Kujtime të nji jete të kalueme”, Tiranë 2003, fq. 149-152
[5] Gil Terthovan “Krajlica e malësorëve” (Brengat e Ballkanit dhe E. Durham), Tiranë 1996
[6] K. Traboini “Gjurmë në histori” P. Traboini “Lufta e maleve”, poemë, Athens-Boston 1995, fq. 54
[7] Po aty fq, 55
[8] Po aty, fq. 56
[9] Po aty, fq. 56
[10] Po aty, fq 64
[11] Gjokë Luli, “Kastrati”, Shkodër 1999, fq. 68
[12] K. Traboini “Gjurmë në histori” P. Traboini “Flamuri”, Athens-Boston ,1995, fq. 21
[13] K. Traboini “Gjurmë në histori” P. Traboini “Lufta e maleve”, poemë, Athens-Boston 1995, fq. 88
[14] Po aty, fq. 88
[15] Po aty
[16] Po aty, fq 89
[17] K. Traboini “Gjurmë në histori” “Flamuri”, Athens-Boston 1995, fq. 22
[18] Gj. Hasanaj, “Malësori këndon”, Cetinë 1973, fq.
[19 “Flamuj kombëtar në Shkodër”, Shkodër, “Hylli i dritës”, fq. 523
[20] K. Traboini “Gjurmë në histori” P. Traboini “Lufta e maleve”, poemë, Athens-Boston 1995, fq. 91
[21] Po aty, fq. 93
[22] K. Traboini “Gjurmë në histori” “Mësuesin tim e kam pa me Luigj Gurakuqin”, Athens-Boston 1995, fq 25
[23] Gjokë Luli, “Kastrati”, Shkodër 1999, fq. 68

Shënim nga Fran Camaj: 

Ky është varianti që e kam lexuar në Konferencën shkencore e përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo' Lulit.
__________________

Mesues, poet dhe luftetar i kryengritjeve te Malesise se Madhe 1911-1912 dhe i luftes se Koplikut per mbrojtjen e Atdheut nga agresioni jugosllav. 
Mesues ne shkollen shqipe te Prizrenit qysh ne vitin 1910 dhe per 40 vjet me rradhe mesues ne shkollat e qytetit dhe fshatrave te Shkodres. 
Qysh ne vitin 1910, sapo del nga bankat e shkolles shkruan nje seri artikujsh plot pathos patriotik ne gazeten e Dom Ndoc Nikajt "Bashkimi", si dhe shkruan kur ishte mesues ne Prizren ne 1911 poemen me rreth 1500 vargje "Lufta e Maleve", kushtuar luftrave te pergjakshme te Hotit, Grudes e Malesise se Madhe per pavaresi kombetare. 
Kur serbo-malazezet zbuan familjet shqiptare nga fshati i Hotit, ata zune vend ne nje rrafshine siper qytetit, ku ndertuan Hotin e Ri, P. Traboini me shpenximet e veta ndertoi shkollen e fshatit dhe sherbeu si mesues vullnetar e papagese derisa Qeveria e asaj kohe, u detyrua ta pranoje perfshirjen e saj ne sistemin arsimor te shtetit, me perkrahjen qe i dha P. Traboinit ministri i Arsimit, Hil Mosi, me te cilin e lidhte miqesia si bashkluftetare te pavaresise.

GJURME NE HISTORI
Dokumentat e çdo gjë tjeter që botohet në këtë liber, në kujtim të Palok Traboinit, janë qëmtuar nëpër vite harrese e mohimi, me durim e pasion dhe i afrohen lexuesit, më së shumti brezave të rinj të Hotit të ndarë mizorisht këndej e andej kufirit e të shpëmdarë nëpër botë, me krenarinë që duhet të ketë, çdo bir i rracës shqiptare për prejardhjen, rrënjët e trungun e të parëve, duke ndjekur këshillen e Barletit të Madh: “Gjithsekush shkon në rrjedhen e gjakut të kombit të vet!” 

Kopertina e librit "Gjurmë në histori", të shkruar nga Kolec Traboini. 

Libri kushtuar P. Traboinit dhe me pjese nga shkrimet e tij botuar ne shtypin shqiptar ne vitet e luftes per pavaresi. Ky liber ne te cilen perfshihen dokumenta dhe deshmi nga jeta e Palok Traboinit, u botua nga i biri Kolec Traboini pas hulumtimeve te gjata neper vite ne arkivat, biblotekat dhe kujtesen e njerezeve, sepse nga babai tij i vdekur nuk kishte arritur te ruhej asnje dokument, madje vete origjinali i poemes ishte zhdukur, dhe pak shpresa mbeteshin se do gjendej. Per fat regjisori i njohur shkodran Andrea Skanjeti, nga deshira per ta botuar qe ne fund te viteve 50, kishte mbajtur nje kopje te daktilografuar, qe per nje kohe te gjate mbeti ne arkivin e Insitutit te Historise ne Tirane, pa u trajtuar nga studiuesit.
Libri "Gjurme ne histori" kushtuar Palok Traboinit si mesues poet dhe luftetar, eshte botuar ne vitin 1995 ne Athine.

Ne faqen e pare te librit eshte fotografia e flamurit te ngritur ne Deçiç, per te cilin Palok Traboini u ngarkua nga Ded Gjo Luli, qe permes Dalmacise ta sillte ne Hot. Pervec deshmive te tjera te botuara ne shtypin shqiptar qe e mbeshtesin kete fakt, eshte edhe vete poema e Palok Traboinit e cila pershkruan ardhjen e flamurit dhe ngritjen e tij ne Deçiç. Fotografia e gjetur gjate kerkimeve ne Fototeken Marubi dhe e botuar ne nje album ku ndodhet edhe Palok Traboini dhe Marubi ka shenuar se jane disa nga Flamurtaret e Deçiçit 1911, eshte nje burim tjeter informacioni, qe verteton se Palok Traboini ka sjelle ne Atdhe famurin e ngritur ne Deçiç me 6 prill 1911, flamur i cili eshte punuar ne nje nga puntorite e prodhimeve te mjeteve artistike ne Vjene.
Ded Gjo Luli dhe luftetaret e Hotit mund te kishin ngritur edhe ndonje flamur tjeter, nga ato qe mund te punoheshin ne terzite vendase, por ata kembengulen per ta porositur ne nje kryeqytet europian per ti dhene nje solemnitet dhe madheshti te nje akti te jashzakonshem ne historine e Shqiperise, ku brenda trojeve te shqiptareve, me guxim, u shpalos Flamuri i shenjte i Skenderbeut

Foto e vitit 1908: Me nr. 1, Ded Gjo Luli - prijesi i Kryengritjeve, nr. 2, Deli Meta - bajraktari i Hotit, nr. 3, Ded Nika - bajraktari i Grudes, e me nr. 4, Palok Traboini
[IMG]http://i253.photobucket.com/albums/hh42[IMG]http://i253

Kjo fotografi ne arkivin e Marubit ka shenimin: 
"Luftetaret qe ngriten flamurin ne Deçiç."
Djathtas, rrjeshti dyte, ne profil, ndenjur, Palok Traboini
Palok Traboini me te shoqen Katrina Skanjeti,vajza e Motres Tone, mbese e Kol Idromenos. 

Palok Traboini, i veshur me rrobe kombetare, ne kohen 
kur sapo kishte mbaruar studimet ne shkollen tregtare 
italiane, Shkoder, dale me mesuesin vet, Andrea Skanjeti,
burri i Motres Tone dhe babai i Katrina Skanjeti-Traboini.

Palok Traboini (1888-1951)
Im ate, Palok Traboini (sipas trungut gjenealogjik Palok Luc Çekaj - Gojçi) eshte prindi, tragjedia dhe ankthi i femijerise sime, qe nisi ne diten e ngrire te 14 korrikut 1951 kur ai mbylli syte perjete. Isha vetem 5 vjeç, ne moshe per ta ndjere dhimbjen, par teper i vogel per te kuptuar tragjedine. Per te kuptuar se ate dite çdo gje ne familjen tone po shkatrrohej me themel. Ishte nje dite qe ka mbetur pezull ne kujtesen time. Vinin me qindra fshatare nga Hoti i Ri dhe qytetare nga Shkodra atje ne shtepine tone ne rrugen Badra, prane shtepise se Cin Dais, me te cilen na ndante nje mur i ulet dhe nje pus i perbashket ku mbushnim uje te dy palet. 

Shtepia jone ishte me dy kate dhe mbaj mend se trupin e babait e vune ne dhomen e mire, ne katin e siperm, por aq te shumte ishin njerezit saqe dikush sugjeroi ta zbriznin trupin ne katin e pare, sepse shkallet e drunjta mund te perbenin rrezik per gjithe ato njerez qe hynin e dilnin per homazhe. 

Mbaj mend se ate dite shume duar kaluan neper faqen time, mbi ballin dhe floket e kjo me beri te shkrehesha ne vaj. Me larguan qe andej per ne nje shtepi tjeter prane nesh. Kur kaloi nata dhe erdhi e nesermja, 15 korriku, u shpetova atyre qe perkujdeseshin dhe dola ne oborrin e madh ku njerzit po nxirrnin ne krahe trupin e babait. E çonin ne Fush te Rrnajit ku eshte edhe sot e kesaj dite, nen nje kryq te drunjte, te cilin e rrah trishtueshen here murlani e shiu, dhe here dielli pervelues i Shkodres. Ne ate mes korriku çdo gje u nderpre - mbeti veç ai varr ku kam vajtur me qindra e qindra here ne femijeri, ne rini, dhe ne moshen time qe tani i bie te jete pragu i moshes se tij. Ngeli ai varr si nje murane qe lidh kohen e tij me kohen time. I vetmi kujtim, e vetmja lidhje. E ndersa tim ate do ta denonte fati qe te mos i rriste dot femijet e vet, ne te njejten kohe, fati i denonte femijet (mua dhe motrat e mia Tonine e Roza) te shihnin pas vehtes nje baba te mbuluar nga pluhuri i harreses njerzore, çka do t'i tundonte e mundonte kur te rriteshin. Ne nje fare menyre, atje ne krahun e djathte te varrezave te Rrmajit, jo me shume se pesembedhjet metra nga porta e hyrjes, u shua pergjithmone çdo gezim i femijerise sone... 

Nuk eshte vendi ketu per te treguar se cila ishte femijeria jone e neperkembur, as mungesa e babait apo martesa e nenes qe e veshtiresoi akoma me shume femijerine, porse qysh ate dite jeta do te na tregonte udhet, gjithnje larg shtepise se rruges Badra, per te mos u kthyer kurre me prane saj. Duke qene femije jetim, nuk kishte fare rendesi, e fare peshe, as e kaluara e as e ardhmja ime. Qysh i vogel e ndjeja vehten se fati me kish degdisur ne nje humbetire, ne nje mjergull. Dhe e çuditeshme, se, sa me shume ndjehesha i humbur, i braktisur, pa rreth e pa perkrahje njerzore, aq me teper lartesohej e fanitej figura e tim eti. Jo rradhe me dukej se flisja me te. Jo rradhe me vinte turp e haja vehten me dhembe, se me dukej se une nuk isha kurrgje dhe beja te turperohej im ate ne varr. E qekurse nisa te kuptoj e te ndjej pergjegjsine per vehten time, nisa te kerkoj qe te di kush kish qene im ate, Palok Traboini. Cila kish qene femijeria e tij, rinia e tij? Cfare kishte bere ne jete? Cila eshte vepra e nje jete njerzore kur kane kaluar vite nen dheun e zi? Cfare kishte mbetur akoma pa u shkatrruar ne kujtesen njerzore mbi ate? 

* * *

E para qe do te me niste ne udhen e ketij kerkimi do te ishte Dada Katrine, bija e Motres Tone, mbesa e kol Idromenos dhe gruaja e pare e tim eti. Nuk isha me shume se dhjete vjec, kur dada Katrine me tha qe te shkoja ne Fushe-Çele (qendra e Shkodres), qe te shihja nje fotografi ku bashke me Ded Gjo Lulin e hotjanet e tjere, ishte edhe Palok Traboini. Qe nga ajo dite, kerkimi per babane do te ishte pasioni dhe ankthi im. Sepse shume gjana ishin shkatrruar e humbur ne shtepine tone te vjeter e cila pothuajse ishte kthyer ne germadhe. Edhe reliket familiare ishin zhdukur. Dada Katrine, ajo plake e dashur dhe fetare qe shkonte e para ne oret e mengjezit ne Kishen e Madhe, ishte nje histori e gjalle, qofte me jeten e saj, qofte me cka dinte e tregonte. Me tregonte per kandilet e medhej ne te cilet kishte mbajtur te fshehur flamurin kombetar te Shqiperise. Me tregonte per fatin e saj te zi te vdekjes se djalit, Tomes shtatevjecar, te cilit ja kishte prere floket si kumbar Ded Gjo Luli. Si sot me kujtohet kur me vuri ne dore nje doreshkrim, qe shenonte vitin 1911. Tha se ishte poema historike «Lufta e Maleve» - e Palok Traboinit, te cilen do ta conte ne Tirane me Mark Gurakuqin, qe ta botonin. Nuk e di pse nuk u botua dhe cfare u be me ate doreshkrim me kaligrafi te persosur, te cilin Dada Katrine e ruante me aq kujdes, mbledhur me nje fjongo. E vendoste ne mes te çarçafave te punuar ne avelmend qe i ruante per vdekjen e saj sic benin te gjitha plakat shkodrane. Ate doreshkrim, i mbetur edhe ai pezull ne kujtesen time, e kerkoj edhe sot por jane fare te vogla shpresat se mund te gjendet. Aq me shume qe me vdekjen e Dades Katrine, humben te gjitha reliket familjare. Fati e solli qe njeriu i mire Andrea Skanjeti, regjisori i njohur shkodran, qe mbante emrin e gjyshit te vet, te ruante nje kopje te daktilografuar te poemes. Kengen e pare te «Luftes se Maleve», Andrea Skanjeti e kishte botuar ne almanakun «Shkodra 1962». - Poemen e plote te daktilografuar ma dorezoi disa vjet para vdekjes se tij, dhe ne saje te ketij njeriu te nderuar, ne kete liber botohet e plote poema «Lufta e Maleve». 

* * *

Plaku i mire Martin Ujka i Hotit te Ri, zbriste ne Stom te Golemit e merrte rrugen per Shkoder, sa here kthehesha per pushime nga Tirana ku vazhdoja Universitetin. Ashtu cap pas capi, me shkopin e drunjte, te bardhe, hynte ne shtepine - bodrum ku jetonte nena ime. «Ku jini more?», thoshte me nje ze te embel e te bute, ndersa puliste syte per te na dalluar ne ato dhoma te errta dhe plot lageshtire. 
Martin Ujka nuk ishte vetem kushuriri yne, por edhe shok femijerie i tim eti. Siç e thote edhe vete ne kujtimet, me Paloken ishin pothuaj moshatare dhe kishin shkuar mire gjithe jeten. 

Axha Martin, se keshtu e therrisnim, ishte i dobet, por kishte kocke te forte e qendrese te madhe. Ishte dhe burre i urte e i mençur dhe njeriu me i nderuar ne Hot te Ri. Fliste shtruar e rrjedhshem. Kishte kujtese te forte dhe te gjitha bisedat i vertiste rreth Hotit. Dy brenga kishte ne ate kohe: Traboinin, fshatin e vet qe kishte mbet nen Mal te Zi dhe kujtimet e veta qe i kishte shkruar neper vite dhe P.D. ja kishte marre per te mos ja kthyer kurre me nga Tirana. Duke kujtuar femijerine ne Traboin te Hotit, ne nje bisede te regjistruar ne vitin 1972 ai tha: 

«Luca, baba i Palokes, ka qene mjeshter muresh e ndertonte shtepijat e Hotit, kur u djegshin prej luftes me Turki e Mal te Zi. Ishte i ri e u semur pa prite. Ra ne shtrat e nuk ngrihej ma. Kerkonte me dale e me pa Hotin dhe e merrshin per krahesh dhe e nxirmin para shtepise. Shihte Traboinin deri sa vdiq. Ka lane gruan Nora dhe dy djem, Paloken e Pjetrin. Une e Paloka (1888-1951) kena kene moshatare, a ndoshta une do vjet ma i vogel se ai, por luanim bashke. Shkojshim po bashke me bageti, me tufat e dhive. Atij ja merrte mendja mjeshtrine qysh i vogel. Deri ne dymbeshjet vjeç kemi ndenj pa shkolle. Paloka ka qene femije i mençem dhe kur e kane çue ne Shkoder, yzmeqar tek Sulejman Hoti, ai vete nisi me shkue ne shkolle. Shkonte prej Rusi ne Gjuhadol perdite duke ba edhe punen e sherbtorit dhe mesimet e shkolles. Ajo shkolle mbahej prej Italise e mesues ka pas Andrea Skanjetin, i cili e mori Paloken e vogel ne shtepine e vet. Edhe atje mesonte e punonte te gjitha punet e shtepise e mesuesi e shkollonte e i jepte vesh e mbath. Mbasi mbaroi shkollen e deshten per ushtar, me e marr e me cue kush e di se ku ne Turqi, dhe Paloka me i pshtue ushtrise turke u martue shpejt. Mori vajzen e Andrea Skanjetit qe i bie e mbesa e Kol Arsenit (Idromenos). Ma vone me duket se mesuesi ka vdeke. 

Ate vit qe ka dale mesues e kane caktue ne Prizren, ma vone ne shkollen e Freterve, por prap edhe prej andej e kane hjeke dhe Paloka ka sherbye mesues nder katunde. 

Aty nga viti 1930, hotjanet zune vend ne Hot te Ri dhe deshen shkolle per femije. Kerkuem shkolle por na thane se Ministria e Aresimit nuk ka fonde per ndertimin e shkolles. 

Paloka ka shkue ne Tirane tek Hil Mosi e i ka kerkue shkolle per katundin. Me Hilen kane bisedue e Paloka i ka thane se po nuk e ban Ministria ndertesen, po e ndertoj une veç ti rregulloje qe te aprovohet shkolla e me caktue mesues ne Hot. 

«Keshtu Paloka sic e kishte bisedue me Hilen, ban ndertesen e shkolles me shpenzimet e veta, dy oda te vogla, nje per kIasen e tjetren me ndenj vete. Mbas shume muajsh ja kane nxjerre emnimin ne Hot te Ri». 

Kujtimet e Martin Ujkes per Kryengritjen e Malesise se Madhe e te botuara ne librin e Petraq Pepos «Kujtime veteranesh» 1962, do ti botojme vecmas ne kete liber, bashke me listen e deshmoreve te Hotit, te cilen ma ka lene te shkruar me doren e tij. 

* * *

Ne vitin 1984 u ndodha ne Shkoder. Shkova ne rrugen «Canaj», prapa kishes se Shenkollit te kthyer ne palester e trokita ne deren e shtepise se Kol Dukut. Shtepija ishte e vjeter, pothuajse e rrenuar e perdhese. Mu desh te trokisja shume here derisa doli mesues Kola, flokebardhe e pak i kerrusur. Ishte pensionist, jetonte i vetem dhe disi i ndare nga bota. Si pime nje kafe dhe i thashe se kisha trokitur ne deren e tij si ish nxenes i Palok Traboinit, i cili kishte qene dikur mik i kesaj shtepia, ai mendoi pak, hyri ne koridorin e erret te perdheses dhe me pas do te dilte me tre libra ne dore. «Merri!, me tha. Keta jane librat e Palokes. Mi ka dhane kur isha nxanes, me mesue italishten e frengjishten. Tashti te takon me i mbajte ti!». 
Keshtu tha Kol Duku dhe m'i leshoi ne dore tre librat, qe sot jane reliket e familjes sone. Nje kujtim qe nuk ka te cmuar prandaj ruajme mirenjohje e nderim per mesuesin, qe ben jeten e tij te vetmuar atje ne rrugen «Canaj», por ka nje shpirt te mire e te pasur, ashtu sic mund ta kete nje mesues i pervujtur, qe per gjysem shekulli e ngrysi jeten fshatrave. 

Njeri nga librat ishte arithmetika ne gjuhen italiane me te cilen Paloka kishte mesuar ne femijerine e tij, dy metoda te lidhura bukur ne nje, per mesimin e frengjishtes nga italishtja, si dhe mbi njeqind faqe fletoreje te lidhura, me hartimet e shenimet e tij ne frengjisht. Metoda e pare eshte botim i vitit 1896 dhe ka autograf te autorit KIaudio Novelli, tjetra e Giusepe Arnaud mbeshtetur ne ate te Di F. Ahn, botim i vitit 1891 ne tip. Ditta E. Civelli Milano. Hartimet ne frengjisht padyshim perbejne vleren me te madhe sepse ndihmojne per te kuptuar boten shpirterore, idete e mendimet e Palok Traboinit kur ishte ne moshe te re. Dy fragmente te perkthyera botohen ne kete liber. 

* * * 

Duke lexuar «Hyllin e Drite», gjej emrin e Palok Traboinit ne shkrimin perkujtimor te 25 vjetorit te Pavaresise «Flamuj kombetar ne Shkoder», Nr. 11, f. 523, viti 1937. Cilesohet si nje nga ata qe kane shperndare flamuj nder malesore gjate luftes per pavaresi. Ky shkrim me nxiti te shfletoj gazetat e Shkodres ne fillim te shekullit. Gazeta e Dom Ndoc Nikajt «Bashkimi» do te ishte nje e papritur teper emocionante ne kerkimet e mia. Kisha arritur te gjej fotografi, madje bashke me Ded Gjo Lulin, ne mes te luftetareve qe kishin ngritur flamurin ne Deçiç te cilat i kishte realizuar Kel Marubi, por as nuk mund ta merrja me mend se Palok Traboini ne vitin 1910, eshte autor i nje sere artikujsh patriotike, ne te cilat hen thirrje te fuqishme per bashkim, tregon historine e prejardhjen e popullit shqiptar dhe shkruan me dhimbje te thelle per plagen e gjakmarrjes ne malesi. Ne kryeartikullin «Lidhesia forcon Kombin» shkruan: «Ta shkoqin pra prej zemret Shqiptari, sido e çfardo menyre qe te jete, mjat fanatizem qe deri me sot kje kaperdi m'te, ne kjofte se pemjimend lakmon miresine, perparimin e dheut te vet, e te shterngohen ne dashtni te njemendeshme nder vedi si krishtjan, si muhamedan; njatehere ka per tu pa forcadja e lumnia e Shqypnise mbare." 
Mjaft trondites eshte shkrimi «Gjak pa gjak» mbi nje gjakmarrje ne tradheti te bijve te Tahir Halit te Kastratit ndaj te mjerit Zef Nik Pretashi prej Hotit me 13 mars 1910. Thirrja qe buçet ne ate shkrim eshte: «O vllezen shqiptare, e sidomos ju malesore, çilni syte tuej njihere e hiqnje at' prashke te tmerrshem, qe s'u len me pa e me da te miren prej te keqes". 

Se sa aktuale jane keto dy ide te cituara, kete e nxjerr vete gjithsekush qe rasti i bjen me e lexue kete liber, prandaj dhe ne nuk po hyjme ne spjegime e komente te gjata. 

Ata qe kam takuar me se shumti kane qene nxenesit e tim eti. I pari qe me ka folur ka qene mesuesi im i fillores Pjeter Pali, nje burre i urte, i shtruar por edhe i serte ndonjehere. Mesues Pjetri ishte invalid dhe vinte ne shkollen «Vasil Shanto» ne Gjuhadol, prane kishes se Freterve duke u terhequr pas shkopit te tij te drunjte e te kthyer si bishti i nje çadre. «Kam qene nxenes i Palok Traboinit, me tha mesues Pjetri kur per here te pare thirri emrin tim ne regjister. 

Ne shtator te vitit 1984 shkova dhe i bera nie vizite mesuesit tim. Ishte plakur shume dhe i semure. Ishte ne moshen 77 vjeç. Edhe pse i lodhur e i pamundur, ai me la kujtimet e tij per te cilat i jam shume mirenjohes. 

Kol Alimhilli ishte i nje natyre tjeter. Teper nevrik ishte mesuesi im i gjuhes ne klasen e gjashte. Por shpesh i pelqente te bente humor me nxenesit. Nje here, kur me kishte nxjerre ne mesim, para tabeles, u tha nxenesve «E dini ju, ç’me ka here babai i ketij? E ku ta dinin nxenesit. Atehere mesues Kola nisi te spjegonte vete: «Isha me i vogli ne klasen e pare. Me donte shume dhe me merrte hopa e me hidhte lart sa me merrej mendja. Tash e kam rastin me marre hakun, me e marre hopa djalin e mesuesit Paloke, dhe me e hedh nga dritarja. Nuk e di pse i pelqente shprehja e hedhjes nga dritaret, shprehje qe me ngeli ne kujtese, sepse kur mesues Kola nuk u kthye me ne shkolle, u tha se ishte hedhur nga dritaret e Kafes se Madhe. 

Artisti i Popullit Pjeter Gjoka, ne vitin 1962 kur u takuam, me tha me krenari se kishte qene nxenes i Mesues Palokes ne shkollen e Freterve, kur kishte ardhur ne Shkoder nga Ulqini. Te njejten gje me kane thene Lin Çurçia, Palok Daka, Lin Mushkalla, Preng UIi e tjere. 

I fundit nxenes i Palok Traboinit, qe kam takuar dhe me eshte bere i njohur duke degjuar mbiemrin tim, ka qene Pipi Rama ne Tirane. 

Palok Traboini ka sherbyer ne shume shkolla te Shkodres, si ne ate te Freterve, Shirokes, Bushatit, Bajzes se Kastrati ku fotografia e tij qendroi mjaft kohe ne muze, te Hotit te Ri shkollen e te cilit ai e ka themeluar, ne Prizren te Kosoves dhe se fundi dhe ne Tuz e ne Kraje, qe tash ndodhen nen Mal te Zi. 

* * *

Megjithese ne ate shkurt te dritherueshem te vitit 1991 e kishim ndare mendjen per t'u larguar nga Tirana e per tu vendosur ne Athine, kurrsesi nuk mund te rrinim pa shkuar se pari ne Traboin te Hotit, ne Jugosllavi, ne fshatin e te pareve tane. Ai fshat e ai mal, te cilin ne e mbanim si mbiemer e do te shkonim me te kudo neper bote, ishte endrra e ndezur dhe fantazia jone e perbashket. Atje duhej te shkonim se pari. Me gruan dhe dy femijet qendruam ne shtepine e djalit te xhaxhait te Palok Traboinit, Pretash Gojçit, plak i forte e i mbajtur, qe me conte mallin e Martin Ujkes. Qysh ne kufi na priti i biri, Gjon Pretash Gojçi, qe ruante traditat me te mira te fisit te Gojcajve, qe tash eshte i shpemdare neper bote, nga Amerika deri ne Australi. 
Ne Traboin te dukej se jetoje ne Shqiperi, e kurrsesi nuk te krijohej pershtypja se ishe ne nje shtet tjeter. Zakonet, traditat, gjuha e cdo gje te bindete se Traboini kishte ruajtur cdo gje te mire e te bukur qe kishte patur Hoti dikur, por qe ne Shqiperi pothuajse qene shuar e harruar. Shkuam bashke me tim bir dhjetvjecar neper rruget e fshatit. Nuk desha qe ai te harroje. Ishte fshati i gjyshit, qe dikur ne fillim te shekullit, ecte neper keto shtigje, tamam si ai sot. Im bir bashke me djalin e Gjon Pretashit shkonin te mbushnin uje ne Kroin e Traboinit. Une qe i ndiqja me veshtrim me dukej sikur ishin imazhet e Palok Traboinit me Martin Ujken. Edhe ata keshtu ishin dikur... Dhe kishin cuditrisht te njejten moshe... Dhe therrisnin ne kupe te qiellit; edhe ata ne fillim - edhe keta ne fund te njejtit shekull. Si ndryshon jeta. E Kroi i Traboinit me ujin e ftohte po ai. Po ai qiell i kalter. Po ajo lugine e blerte me shkurre e drure. Po ajo kasolle e çekajve, si nje plake e kerrusur qe i falet qiellit prej nje shekulli. 

Pata fatin te pi ne ate burim te ftohte ku ka pire dhe gjyshi im Luc Çekaj i Gojcajve. Im ate Palok Traboini. Ku pi tani edhe im bir Donald Traboini, qe loz e sperkatet me moshatarin e vet Robertin e Gjon Pretashit. 

O uje i kulluar i Kroit te Traboinit. O mrekulli jete. Sa me shume iki larg teje, aq me shume kam etje, nje etje qe me shtyn te kthehem, gjithnje te kthehem. 

* * *

«Gjithesekush, - shkruan ne vepren e vet shkodrani i madh Marin Barleti, - shkon ne rrjedhen e gjakut te kombit te vet». Duke marre kete shprehje kaq koncize e kaq te goditur si nje mesazh te nje brezi per nje tjeter, te shfaqet fuqia e shembelleses se te pareve tek pasardhesit. Megjithese jo gjithmone ndodh te kemi nje shembellese te lumtur. Ndoshta nje brez nuk e arrin nje tjeter. Ndoshta eshte me i humbur, me i pamundur a ndoshta historia eshte treguar me e pameshireshme me pasardhesit. Po prap se prap, cdo gje shkon ne rrjedhen e gjakut. Ndalon perkohesisht par nuk shterron. Po ka qe harrojne. Ka qe mohojne. Kjo shihet ne kete vend te huaj ku fati na ka perplasur me mijera, e shume jane ata qe mohojne emrin e vet, prejardhjen e vet, burimin neper te cilin rrjedhin. Duke e perjetuar deri ne tronditje kete fenomen te shperftyrimit, nje force e brendeshme te shtyn te kerkosh ne rrenjet e deget e races tende, qe shtrihen atje ne Atdhe e te ndjehesh krenar per to. Sa me shume qe kerkojne te te mohojne, aq me shume njeriu kerkon te rishfaqe vehten, dhe ne kete rishfaqje padyshim qe ka vendin e vet edhe historia. Ne kete pikpamje edhe kerkimi im mbi figuren e atit, nuk duhet marre si tejet personal. Megjithese edhe ashtu, gjithesesi, mbetet legjitim. Eshte e drejta e gjithkujt te krenohet per gjakun qe i rrjedh neper damare, te mbledhe copa-copa, a ndoshta therrime-therrime historine e vet, historine e prinderve te vet, qe ne fund te fundit eshte historia e Atdheut. Askush nga ne, e rrjedhimisht dhe Shqiperia jone e shtrejte, nuk eshte nje lis pa rrenje. I shkruaj keto rradhe qe te me kuptojne se perse me aq pasion e vullnet mblodha copeza historish e kujtimesh per tim ate Palok Traboinin. Eshte nje kerkim i natyrshem ne perpjekje per te lidhur fijet e keputura te nje brezi me nje tjeter, disi tragjikisht ne rastin e trungut tone. Eshte ne kete mes, ndoshta, edhe mllefi i harrimit e mohimit te vie rave njerzore qi jane here Palok Traboinit ne te gjalle e ne te vdekur. Eshte edhe krenaria per te cilen folem, kur permendem fjalet e Barletit, pra ka shume gjera qe e shtyjne njeriun ne kerkim te prejardhjes, qe eshte nje pjezes e asaj prej te ciles buron e mbijeton qenia e tij. 
Ne kuptim te fundit, çdo njeri e ka jo vetem nder, par edhe detyre te kerkoje ne rrenjet, trungun dhe gjakun e vet, dhe t'ia leje ato brezit pasardhes, tek te cilet keshtu, edhe ai gjithesesi do te mbijetoje. 

KOLEC PALOK TRABOINI
Athine, 14 Korrik 1995

Dorëshkim i vitit 1908 

ORIGJINA, FËMIJËRIA DHE RINIA IME 
Kam lindur në pranverë, në muajin prill dhe më vjen keq se nuk e di tamam ditën kur kam lindur. Origjina ime është nga malet e larta mbi qytetin e Shkodrës, ose siç quhen thjeshtë Malësia e Madhe. Më saktë origjina ime është nga Hoti, qëndra e të gjitha fiseve të mëdha e të vjetra të Veriut të Shqipërisë. 
Babai im ishte bujk. Ai punonte tokat si të gjithë malësorët, mbanim gjithashtu bagëti të ndryshme si lopë, dhi e tjerë. 
Fëmijëria ime ka qënë e gëzuar derisa kisha një gjysh dhe një gjyshe dhe një nanë të shkëlqyeshme, të cilët kujdeseshin me të gjitha mënyrat që të ma bënin jetën të gëzuar dhe për gjithçka që unë dëshëroja. Kisha gjithashtu dhe një vëlla më të vogël se mua, por meqë unë isha më i hedhur e më i shkathët, njerëzit më donin më shumë mua, dhe në rast se dikush do të shikonte se sa shumë më donin, se si më merrnin në krahë e më puthnin, kushdo do ta besonte se ata ishin të çmëndur pas meje. 
Megjithë shkëndijat e moshës dhe ëndërrimet e fëmijërisë, unë gjithnjë duhej të shkoja të ruaja gomarët dhe dhitë i shoqëruar nga njëri nga kushurijt e mi. Unë kënaqesha shumë sepse të gjitha ditët i gëzonim në mënyra të ndryshme, por në këtë kohë më ndodhi një fatkeqësi e madhe, humba babanë tim duke qënë akoma i ri, e kështu mbeta jetim. Meqë isha më i shkathti, m' u desh të mendoja ndryshe nga moshatarët, të mendoja për familjen, të ndihmoja nanën time në punët duke qënë akoma i vogël. Pak nga pak arrita në rini dhe gjate kësaj kohe kam vuajtur shumë por mbas disa kohësh, për fat, hyra në një jetë më të mirë sepse nana më dërgoi në një kolegj italian për të mësuar. Atje unë gjeta, nëse mund të thuhet kështu, një prind të dytë, i cili më donte shumë dhe kishte një konsideratë si për djalin e vet. Ky ishte profesori dhe drejtori i kolegjit (është fjala për A. Skanjetin, i vjetri - shënimi im, K.T.). 
Atje mu ngjall një dashuri e madhe për studimet, megjithëse akoma nuk e dija çfarë do me thanë studim, e të cilave u kushtova të gjithë dashurinë dhe forcat e shpirtit tim. Kisha veçanarisht një dashuri të madhe për gjuhët dhe në saj të mësuesit tim të dashur, unë mësova shumë gjuhë, shqipen që është gjuha ime e nënës, si dhe italishten, frëngjishten e greqishtën. Rezultati im ka qënë shumë i mirë dhe tani unë mund të hy në çdo profesion. 
Në kolegj nuk më mungon gjë, kisha çdo gjë që më duhej për studime dhe qëndrimin tim në këtë qytet. Koha e studimeve ka qënë shumë e gëzueshme për mua. 
Kam dashur shumë familjen time, veçanarisht nanën time Nora, për dhëmbshurinë e të cilës unë mendoj ditë e natë, për lodhjen e plakjen e saj. Duke folur për të ardhmen time, me përjashtim të këtij çasti nuk mund të them asgjë. Sepse kur të mbaroj studimet, që ende i vazhdoj, nuk kam ndonjë rast të mirë të fatit për të patur ndonjë kujdestar që të më ndihmojë siç duhet. 
Ai (profesori) më donte shumë dhe gjithnjë shpresoja se do të vazhdonte të më donte. Unë jam përpjekur me të gjitha forcat që të mos ndryshonte respektin që kishte për mua, jo duke e lypur këtë, por me një dashuri atërore, aq dashuri sa kisha dhe unë për të, sepse në zëmren time kishte një mirënjohje të madhe dhe shpresoja se me duart e mia kisha krijuar të ardhmen time, për të cilën duhej të kishte menduar. 
Kur të kem fat të zë një vënd të përshtatshëm, unë do të sjell gjithë familjen time, nënën, vëllanë sepse unë nuk kam njeri këtu në Shkodër dhe do të bashkjetoj me ta. 
Mbasi unë, e kjo është e natyrëshme, të fitoj, do të martohem duke shpresuar për një jetë të lumtur e të qetë. Ja me pak fjalë, bëra një përshkrim të jetës sime të kaluar deri në këtë çast, por më tutje për mua çdo gjë është e panjohur. 

P.Traboini, Shkodër me 9.3.1908 

--------------------------------------------------------------------------------

Dorëshkrimi është përkthyer nga frëngjishtja, prandaj nuk ruan trajten dialektale. Interesant është se profesori i kolegjit, për të cilin shkruan disi me pezm, i ka vënë në këtë hartim përsëri notën dhjetë. Mesa duket, Skanjeti kishte menduar për të ardhmen e nxënësit të vet, gjë të cilën Paloka akoma nuk e dinte, duke i afruar dorën e vajzës së vet Katrinës, më të cilën Palok Traboini u martua sapo mbaroi studimet në kolegjin italian. 

Dorëshkrim në frëngjisht dhe firma e mësuesit
Andrea Skanjeti, i vjetri. Shkodër, 6 Prill 1907 
DARKA E KRENËVE TË MALSISË E NGJARJE TË TJERA 
Kur pasha i Shkodrës thirri gjithë parinë e malësisë, Dedë Gjo Luli nuk pranoi me i dhanë vendimet e preme, perpara se me dalë e me bisedue edhe me popull. Edhe të tjerët ranë dakort me mendimin e Dedës se pa kenë populli dakort nuk mundena me thanë kurrgja. 
Duelnë nga pasha në miletbaçe, u bashkuene e u thotë Deda, nuk mund të bajmë muhabet këtu, se këtu ashtë rrugë e madhe por po shkojmë sot tek Palok Luca, se kështu e thërriste Dedë Gjoni gjithmonë. Aty kemi shtëpinë tonë, tha Deda, Paloka asht njeri me shkollë e i pret mendja hollë e kështu atë natë lajmëroj Deda Palokën e i thotë, «përgatitu për 7 vetë, shtatë pari të maleve». Zen Paloka me bisedue me Martin Ujk Çekun e me Prelocin(Preken), korjerin e Ded Gjo Lulit, e u thotë Paloka se me ther një dash, ai ka një krye, e ata janë shtatë burra e dashi nuk i ka shtat krena. Prandaj nuk di se kujt me i qitë një krye e kujt një copë mish, se del dikë me e rritë e dikë me e zvoglue, por, i thotë Martinit, merr thesin e shko tek filan kasap, në mos i pastë ai t' i marrë nder shokë, i thuaj ka thanë Paloka më ço 7 krena e 15 kile mish: I thanë, ka me i ba(kushtue) kaq shumë, sa kështu ka me i shkue e nesermja pa hangër bukë. 
Dalë nga dalë, kah mbramja, ka kris dera e Palok Traboinit. Niset Katrina me e çilë. Ndal, i thotë Paloka, ndal se duhet me dalë vetë me i prite e me i ndeshë. 
I thotë Mehmet Shpendi ne të hyme: 
«Palokë na ka marrë mendja me të mush me miq! ». 
«More, ja kthen Paloka, si me ja ba armikut, se për atë zot, me miq nuk po ngihena kurrë, por juve bash ju qoftë hoshgjeldën!». 
Hynë burrat mrenda. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Buletini, Marash Dashi, Zenel Shaba i Kastrat, Vat Marashi bajraktari i Nikçit, Ded Nika bajraktari i Grudës që kishte ardh mësheftas Sokol Bacit, e kështu filloi sofra, filloi pija, kush mastikë e kush raki qysh heret e tuj pi po bien mbrapa 7 krena e t' ja vënë të gjithëve ka nji përpara. 
E nget Mehmet Shpendi: 
«Shumë i paska pasë krenat ai dash, Palokë!». 
Ja priti Paloka: 
«Duhej me kenë me shtatë krena, se shtatë prijës që ishi nuk dijshem, kujt me i qitë nji copë mish e kujt nji krye, cilin me e rritë e cilin me e zvoglue. E këtë nuk mund ta bajshe se ashtë një punë e madhe dhe e randë.» Kështu vazhdoi pija e muhabeti deri mbas mjesnate. E kështu mbeti dhe muhabeti, që Ded Gjo Luli nëpërmjet, miqëve të vet me shikue hallet e një flamur. 
Të ngjamen e flamurit e di kështu: U vonue me u projektue e punue në ndermarrjen artistike të Vjenës së Austrisë. Tuj pa se flamuri vonoi, çoi Deda Kolën djalin e vet përsëri në Austri e atje u muer vesh se asht tue u punue : e ala nuk ishte mbarue. Ishin në Cetinë bashkë me Hil Mosin e Luigj Gurakuqin e u thotë Deda, si me ba o burra , nuk asht çajre pa bajrak, se atëherë i thojshin bajrak, se kur s' ke flamur, thotë Deda, nuk dihet se pse luftojmë. Prandaj ndërhyn tek Gjon Gjokola e te terzija i Krajl Nikollës së Malit të Zi. 
Por erdhi lajmi që delni priteni flamurin se asht nis prej Vjene. Prandaj Deda filloi luftën, e tue qënë se nuk mund të lente shokët por as luftën vetëm, përcollën Palok Traboinin me e prite në Kotorr. Ai e pruni në Hot. Vazhdoi e mbaroi lufta e atë flamur e ka ruejt në arkën vet Nore Kolja ( gruaja e Kolës, të birit të Ded Gjo Lulit,)deri që filloi lufta e dytë botnore. Qe pra at flamur as Zogut nuk ja dorzoj Nore Kolja deri në 1939. Kur prejt friget të Italisë, se po ja marrin e po ja humbin, çoj me e strehue tek kleri katolik, aty ku u zhduk e nuk u pa kurr ma flamuri që prunë prej Vjene. Në pranverë të vitit 1912, Deda qiti xhevap në të gjithë malet që kush donte me e pa atë shënj Shqipnije e që nuk e ka pa kurrnjihërë, të dilte e ta shihte ditën e diel. Aty u bashkuene gjithë malësia. At flamur e kanë hap dy burra në një vend të nalt e njerzija thojshin se gja ma të bukur nuk kishin pa ndonjëherë. E Palok Traboini kaq patriot i flaktë ishte sa ka qitë në atë festë 12 teneqe spirto (raki-mastikë) që zejshin nga 18 kile secila, e atë duhej me e pre katërsh me ujë që u bajshin them nja 800 kile pije. Filloi pija alkolike. Brohore e madhe sa nuk ka festë a dasëm ma të madhe, por siç thamë ai flamur u zhduk e tash fotografia e tij shihet në muzeun e Ded Gjo Lulit. 
... Kur Paloka fillonte mësimin, nxirrte livoren aslagant e vente mbi tavolinë e u thoshte nxansëve: 
«Gjithmonë duhet me mësue, me punue e me luftue, e gjithmonë njeriu qysh në të leme, duhet të mëndoj për Atdhenë!». 
... Di që kur asht nis në luftë të Koplikut, i kanë thanë Zef Skanjeti e do shokë reshperë: 
«More Palokë, s' asht nevoja me dale ti në luftë, ka kush me luftue se ti je i kalemit e ti nuk shikohe për luftë». Paloka u pat thanë: 
«Ai që nuk lufton për Atdhe e nuk asht për pushkë, nuk duhet gja as për kalem, se armiku gjithmonë shporret vetem me pushkë! Prandaj, shokët i kam tuj u vra e vet me ndej me gra, mos he burra. Po këto armë atëherë çka më duhen?». 
Në Luftë të Koplikut, Palok Traboini nxorri pushkën me vra Alush Lohen që thërriste: «0 bini burra, djemt e Hotit! Qëndroni mos u koritni...», e vetë vesh ushtarak rrinte ndënjur në karrike e i përcillte të tjerët për në luftë. 
Palok Traboini e mësyni: 
«Çou qeni i qenit me ardh në luftë se nuk bahet lufta prej karrike. Burrat e Hotit nuk janë korit e as do të koriten asnjihëre.» Por shokët ja kapen dorën Palokës shpej e shpejt, kaloi plumbi permbi kryet e Alush Lohës që shpëtoi pa u vra. 
E kam pas kojshi në Hot të Ri dhe e kam ndigjue edhe vetë kur u thonte atyne që i patën thirrë në një aparat (pritje) kur pat ardh Viktor Emanueli: «Atë ka kënë marre për shqiptarët me e lshue pa e vra e me shkue gjallë në Itali. Në vend që me e vra, ju i keni shkue me tuba lulesh. Si nuk ju ka ardhë marre he burra?!» 
Megjithse ishte i moshuem, këto fjalë i folte shumë bukur e jo si po i shkruej vetë, se nuk kam shkollë, por kam shumë vullnet që mos me i lanë të dekuna këto qellime të shëjta. 
Në jeten e vet personale ka pas edhe veshtirësina. Ka pas probleme me disa krenë të klerit pse Paloka mor gru të dytë kur ishte mësues në Tuz. Por nuk asht nda me Katrinën e u martua me lejen e saj, (asaj i kishin dekë tre fëmijë me Palokën e s' lindte ma), se as njeni e as tjetri nuk dojshin që të mbyllej një derë shqiptare. E Katrina fëmijët e Palokës i ka dashtë si fëmijët e vet, se ka kenë gru fetare e me zemër të mirë. 
Për Palokën ka gjithçfarë të dhanash e asht zor me i kujtue të gjitha. Shtoj se i thosha mbas çlirimit në Hot të Ri: 
«Pse nuk shkruan për të dhanat e tua?». E kishem fjalen edhe për me ju njohtë meritat e me i lidh ndonji pension që nuk ja dhanë kurr sa ishte gjallë por ai më thoshte i menduem: 
«Une nuk kam ba ndonji gja të tepert, por kam ba detyren si shqiptar. Me punue e me luftue për Atdhe e ka detyrë gjithësekush!». 
Kështu pra i kishte përgjigjet Palok Traboini, kështu i kishtë qellimet e punët më të mira që ka shqiptari. 

PALOK PRELA
77 vjeç 
Shkodër, korrik 1984 
Kujtim i lënë dorëshkrim familjes së P. Traboinit
Rreth Palok Traboinit
Palokë Traboini lindi në Traboinë (sot Jugosllavi) me 1888. Si kreu mësimet fillore e normale, në vitin 1909 u emnue mësues në Prizrend e mandej në Shkodër. 
Mësues patriot, porsa plasi kryengritja e Malsisë së Madhe doli në mal për liri, mori pjesë aktive në luftime dhe kje sekretar i Dedë Gjon Lulit. Për qëndrim kundërshtar i regjimit zogist kje pushue nga puna dhe nuk i u dha asnjë e drejtë. Për të mujtë me jetue u ba bujk në Shtoj të Ri. As okupatori nuk i dha fare të drejtë. Vdiq në varfni të madhe në vitin 1951. Ka lanë disa vjersha patriotike të kompozueme prej tij. 

GJUSH SHELDIA
"Arsimtarë të vjetër të Shkodrës dhe rrethe" fragment, Shkoder, 3 qershor 1959. 
FRAN CAMAJ,Tuz 

DEDË GJO’ LULI NË POEMËN “LUFTA E MALEVE” E PALOKË TRABOINIT 
* FRAN CAMAJ është nga Hoti, fshati Spi -Traboin, i lindur në vitin 1949. Me profesion eshte gazetar, redaktor përgjegjës i Programit shqip të TV të Malit të Zi. Shkollën fillore e ka kryer në Arzë- Traboin, normalen 5 vjeçare në Prizren. Shkollën e lartë pedagogjike- gjuhë e letërsi shqipe po ashtu në Prizren, kurse Fakultetin filozofik- gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë. Ka punuar në Arzë në Shkollën fillore te Traboinit , ka dhënë lëndën e gjuhës e letërsisë shqipe prej vitit 1969 deri në vitin 1976, kurse prej vitit 1976-1980 në Gjimnazin e Tuzit, profesor i gjuhës e letërsisë shqipe.Më 1980 ka hyrë në gazetari- redaktor i Programit shqip të Radio se Podgorices (sot Radioja e Malit të Zi) Këtë detyrë e ka ushtruar deri në vitin 1998, kurse prej atëherë eshte redaktor përgjegjës i Programit shqip në TV të Malit të Zi. Eshte marrë me hartimin e teksteve shkollore. Me të ndjerin Gjergj Gjokaj ka hartuar Librin e leximit për kl, e tetë dhe me të ndierin Gjekë Gjokaj Abetaren e parë dhe të vetme shqip në Mal të Zi. Të dy këto tekste shkollore janë në përdorim në shkollat shqipe të Malit të Zi. Vitin e kaluar Shtëpia botuese "Toena"-Tiranë ka botuar romanin e tij "Rruga e pamëshirshme" që është pritur mjaft mirë nga lexuesit.Ka marrë pjesë me kumtesa në disa tubime shkencore". Shoqata "Illyricumi" bashkethemelues i të cilës eshte Fran Camaj, ka organizuar në shtator të vitit 2005 Konferencën shkencore e përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo' Lulit ku ka mbajtur kumtesen"Dedë Gjo Luli poemën "Lufta e maleve" të Palokë Traboinit". 

Fragment nga një fotografi nga arkiva Marubi
me shënimin "Disa nga krerët e Malësisë në vitin 1908". 
1-Ded Gjo Luli, 
2-Deli Meta, 
3-Ded Nika, 
4-Palok Traboini 
e të tjerë. 
Është detyrë e jonë njerëzore, humane e patriotike që t’ i përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore, siç është heroi ynë kombëtar Dedë Gjon Luli, i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, në ditën e sotme 90 vjet më parë. Shumë pena të shquara dhe shumë njerëz të ditur nga gjiri i popullit tonë, i kanë thurë këngë artistike e popullore këtij tribuni të popullit, i cili atdheut i dha çka kishte- jetën e vet dhe të dy djemve, duke na lënë kujtimet më të bukura dhe porosinë- “Amanet atdheun! Luftoni së bashku për ideale të larta kombëtare se jemi një!”. Me porosi të ngjashme dhe të shenjtë e fillon poemën e vet “Lufta e maleve”, shkrimtari, mësuesi, patrioti e bashkëluftëtari i Dedë Gjon Lulit, Palokë Traboni (Gojçaj), i lindur në Nabom, te Kroi i Traboinit në vitin 1988, i shkolluar në Shkodër, mësues në Prizren, Shkodër, Bajzë, Tuz dhe shumë fshatra të Malësisë, autor i disa artikujve të botuar në revistat e kohës, kryesisht në “Bashkimi” dhe i poemës në fjalë prej rreth 1600 vargjesh. 
Poema “Lufta e maleve” ndahet në shtatë këngë dhe në tërësi i kushtohet Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, në të cilën figurë qendrore është Dedë Gjo’ Luli me bashkëluftëtarët e vet. Palokë Traboini poemën e vet e fillon me konstatimin, që njëkohësisht ishte, është dhe do të jetë edhe porosi me vlerë për të gjithë shqiptarët, dje, sot dhe nesër: 

.................................................. ...... Bashkë kem’ ra në fushë t’ mejdanit: [1]
jemi shkri për nder t’ vatanit, 
pre e lasknue n’ teh t’ taganit. 
Po gjithmonë kombi i Shqiptarit 
për vend t’ vet e për erz t’ t’ parit 
ka ba dekën gjithë për s’ mbarit, 
pa iu lodh kurr mendja e kres 
me da kund ndryshimi i fes: 
paj Bajramit e për Pashkë 
kemi gzue e ba qef bashkë. 

Porosia e këtyre dhe e vargjeve që pasojnë, është e qartë dhe u drejtohet shqiptarëve në kohën kur Perandoria Osmane miratoi kushtetutën e re, në korrik të vitit 1908. 

Prandaj sot po bajmë rixha [2]
ligjës s’ re mos me na da, 
e lirinë ta gzojmë vllaznisht, 
si na e desht gjithmonë zakoni 
ndoshta edhe Konstitucioni. 

Poeti i këndon vitit 1908, kur në Perandoria Osmane, nën presionin e xhonturqve, bëri disa ndryshime të cilat i jepnin shpresë popullit shqiptar, të robëruar afro pesë shekuj, se në mos do të fitojë lirinë e plotë, do të lirohet nga shtrëngicat e mëdha të asaj robërie dhe do të marrë frymë më lirisht. Kushtetuta, të cilën autori Traboini e quan ligj, u prit me shpresë të madhe sa që u kremtua me të shtëna nga armët, me brohoritje të grave dhe të fëmijëve, pleqve dhe të rinjve, madje me aq gëzim e shpresë sa që njerëzit e krahasonin me lirinë: 

sidomos kjo Shkodra jonë [3] 
qi bidat ka pasë gjithmonë 
me qit pushkë me shej gazmendit 
për çdo festë e kremte t’ vendit. 

Për këtë eufori politike të rastit flasin edhe Dom Ndoc Nikaj, 

“...Për nji javë rresht ngiati festimi” [4] 

Zonja Durham “ Por pavarësisht nga euforia e përgjithshme, unë e dija se lufta e Shqipërisë për njohje ndërkombëtare sapo kishte filluar...” [5] dhe shumë të tjerë. Po Zonja Durham nuk do të ishte ajo që është si të mos e kuptonte qëllimin e Sulltanit dhe momentin në të cilin u bënë, gjegjësisht u premtuan, këto reforma. E dinte se armiku nuk heq dorë lehtë nga qëllimet e veta. Të gjitha ato premtime dhe ligje të reja ishin vetëm fjalë boshe, të folura ose të shkruara, njësoj. Në vend se shqiptarët të gëzojnë lirinë e premtuar, Sulltani sjell ligjin e ri që të gjithë shqiptarët t’ i dorëzojnë armët, që do të thotë, të çarmatosen. Është i qartë qëllimi i këtij ligji për realizimin e të cilit ngarkohet, sipas autorit Traboini, Dërgut Pasha famëkeq, i cili këtë aksion e filloi në Kosovë për të vazhduar më vonë në Shkodër, duke premtuar gjoja jetë civilizuese si në gjithë Evropën. Natyrisht se as kosovarët as shkodranët nuk pranuan lehtë të ndahen nga arma, i vemi mbrojtës i jetës dhe nderit të tyre. Shqiptari ka lindur, ka jetuar dhe ka vdekur me armë në dorë. Kudo ka shkuar, armën nuk e ka hequr nga krahu. Këtë rrugë dhe këtë veprim nuk e ka zgjedhur ai, por ia kanë imponuar të tjerët, armiqtë shekullorë, që atë dhe vendin e tij e kanë mbajtur të robëruar shekuj të tërë. Kur nuk ndihmoi dredhia, Dërgut Pasha atyre “u dëftoi pushkën e topin, çengelat edhe konopin”. Aq shkoi larg sa vrau e preu gra e fëmijë, burra e të rinj, të pafajshëm se të fajtorë nuk kishte. Nuk mund të jetë fajtor ai që lufton për lirinë e vet dhe të vendit, ai që lufton për dinjitetin e vet njerëzor e kombëtar, ai që mbrohet e nuk sulmon. Populli u gjet në situatë tejet të vështirë. Nuk mund t’ i duronte torturat, vrasjet dhe keqtrajtimet e përditshme të Xhavit e më vonë të Dërgut Pashës me ordi të vet. Nuk kishte rëndësi për armikun a është i njërës apo e fesë tjetër. Të gjithë ishin të njëjtë para shpatës së mprehtë të tij. Krimet ishin tepër të tmerrshme sa që: 

U mnerue dynjaja e ngeli, [6]
kur panë hoxhën te çengeli, 
në çengel vjerrun n’ Parrucë, 
e t’ dy kambtë u hinë në nji kpucë, 
i ra gjindes hie deket 
n’ zemër t’ nansë fmija meket 

Pas Kosovës dhe Shkodrës i erdhi radha Malësisë, në krye të të cilës gjendej trimi Dedë Gjo’ Luli, pa fjalën e të cilit nuk merrej asnjë vendim i rëndësishëm. Dedë Gjo’ Luli në veprën e Palokë Traboinit është “ ... trim dai, qi si le shoqi në Malsi”, pastaj “...Trim me fletë, që për Shqipni ka da me dekë”. Si i tillë, ai nuk do të flasë në emër të Malësisë, pa dëgjuar mendimin e krerëve të saj edhe pse fjalën e tij nuk e thyente lehtë askush, ngase ajo ishte e mençur dhe me mend. Ajo dilte nga zemra bujare dhe e pastër e tij, që rrah vetëm për atdhe dhe popullin shqiptar. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se ato, madje as familja as jeta. Andaj në gojën e trimit tonë Traboini, vë këtë fjalë: 

“Unë ‘ i herë, thom sa për veti, [7]
armtë e brezit nuk i hjeki, 
n’ u çoftë n’ kambë t’ tanë Hyrr-Xhemjeti. 
E kam da me dalë komitë, 
marre Hotit mos me i qitë 
due me u fikë me ropt e mi 
për kët truell e kët Shqipni. 

Dedë Gjo’ Luli nuk ka dilemë se si të veprohet. E di se vetëm lidhja e besës e shpëton atdheun dhe e shporr armikun nga trojet tona. Me armikun nuk ka kompromis, andaj insiston që: 

me lidhë besë duhet n’ditë t’sotit [8]
me ba luftë si t’ partë e motit 
me ia thye fjalën Hyrr-Xhemjetit 
me i lanë nam Shqipnis e vetit. 

Për faktin se ishte i tillë: patriot, trim e guximtar, besnik e i urtë, udhëheqësit e fiseve të Malësisë, në kuvendin e burrave do ta venë të parë, duke e porositur që të punojë mbarë, si di ai, por edhe t’ i çojë fjalë Dërgut Pashës “... se n’ Malsi s’ ka pse me dalë”. Trimin e maleve më shumë e gëzon vendosmëria e krerëve të Malësisë dhe e bashkëluftëtarëve të vet që të mos pranojnë urdhrin e pashait as të Stambollit që t’ i dorëzojnë armët, se sa detyra që ia caktuan ata. Trimat si Dedë Gjo’ Luli nuk dinë të frikohen. Për ta nuk ka jetë pa liri. Vdekja në luftë për liri është e bekuar, kurse jeta në robëri është e mallkuar. Andaj qet kushtrimin: 

prej pesëmbdhetë e n’ shtatdhet vjet [9]
t’ çohen n’ kambë e t’ bajn gajret 
me qindrue për vend të vet, 
mos me njoftë ma Hyrr as mbret, 

Të gjitha këto ngjarje i paraprinë Kryengritjes së madhe të Malësisë të vitit 1911, të cilën autori i poemës “Lufta e maleve” e përshkruan prej këngës së tretë e deri në këngën e shtatë dhe të fundit. Dedë Gjo’ Luli, edhe pse trim dhe i guximshëm, nga familja atdhetare e bujare, shtyllë e Hotit dhe e Malësisë, asgjë nuk do të kishte arritur pa ndihmën dhe mbështetjen e burrave dhe udhëheqësve të fiseve malësore, pa përkrahjen e luftëtarëve, burrave dhe trimave të Malësisë, siç ishin Deli Meta, derë oxhaku, që u betua se “ Pa m’mbrri deri n’ gju gjaku, Hyrrit n’ dorë kurr nuk i bie”; Tomë Nikolla, që i nxit bashkëluftëtarët e vet “ Pra t’ gajresim me qindrue, se thom orën e kem çue”; Mirash Lucë Kastrati, i cili la “nam në histori”; Dedë Preçi plak i vjetër e bajraktar, që kishte vendosur të japë jetën për atdhe, pastaj “ Trimi si rrufe ky Gjelosh Gjoka, djal sokol qi se ka toka”; Mirash Luca me treqind shokë “fort të dukshëm për pashi, burra t’ zgjedhun për trimni”; Nikollë Miri, që nuk frikohet para asnjë armikut; Prelë Keri që “gjithmonë kje rrfe e seferi”; Preloc Prek Peci, Selim Beci, Nikë Gjo’ Leci, Zef Koleci, Gjekë Mal Gjoku, Kol Doda, Nikë Kol Celi e Lekë Marash Peci, djem sokola e trima si zana, Gjon Ujk Çeku, i cili dha jetën trimërisht afër kalasë së Shipshanikut e shumë e shumë të tjerë. Nuk ka si humbet lufta me trima e luftëtarë të tillë, thoshte Dedë Gjo’ Luli. Andaj përsëri bën thirrje: 

Kush lavdohet se asht Shqiptar, [10]
mbahet burrë edhe bujar 
hiç mos t’ tutet, mos t’ frigohet 
tue pa gjakun kah dikohet. 

Kësaj thirrje të Dedë Gjo’ Lulit iu përgjigjën të gjitha fiset e Malësisë dhe të rajoneve tjera: Zagora, Shkreli, Këlmendi,, Rranxa e Mbishkodrës,, Boga, Rrjolli, Reç e Lohe, Shalë e Shosh, Grudë e Hot dhe të gjithë ku ka shqiptarë, shkruan Traboini, i cili, thekson se “ Në Traboin....filloi lufta e u suell e mbara”. Fjala është për betejën e njohur të Qepurrit (herë Cjepurr herë Gjepurr e përdor autori) të 25 marsit të vitit 1911 në të cilën e humbën jetën nëntë traboinas trima, në mesin e të cilëve edhe dy djemtë dhe i vëllai i Lulash Zekës, pastaj trimi Kolë Marash Vata, i cili para vdekjes ankonte “ Drue prej gjakut m’ a dryshkë shpata”, Ujk Gjelosh Leka e të tjerë. E vërteta është se Kryengritja e Malësisë ka filluar me sulmin e malësorëve në postën ushtarake të Rapshës një ditë më parë. Sigurisht se autorin e ka tërhequr të thotë kështu duke pasur parasysh se beteja e Qepurrit përfundoi me fitoren e lavdishme të traboinasve, por edhe me shumë viktima, sa “s’ e mban mend ‘i qind vjeç plaku”. Përndryshe krijuesin letrar shpesh herë e joshin më shumë trimëria, vdekja heroike dhe shumë rrethana tjera të luftës sesa edhe vet faktet historike. Këtë poemë autori e shkroi në Prizren në Vitin 1911 kur atje punonte si mësues. Edhe pse larg vendlindjes, ka qenë mirë i informuar për luftën që zhvillohej në Malësi dhe gjetiu në atë vit vendimtar për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ai nga Prizreni u kthye në vendlindje për të marrë pjesë në mbrojtjen e saj. “Palokë Traboini ishte pjesëmarrës në Kryengritjen e Malësisë së Madhe. Madje, ai plagoset në betejën në Majën e Harimës, më 15 korrik 1912 në luftë kundër pushtuesve turq...” [11]
Është fjala për kryengritjen e cila iparaprini luftës gjithshqiptare për çlirim definitiv nga Perandoria Osmane, një vit para ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912. Këtij akti të lavdishëm e madhor i paraprini ngritja e flamurit në Bratilën legjendare pranë Deçiqit, olimpit të Malësisë, më 6 prill të vitit 1911. E ngriti atë trimi Nikë Gjelosh Luli, të cilin autori e quan “ora e Malsis, shpresa e fort e gjithë djelmnis”. Nikë Gjelosh Luli, kushëriri i heroit tonë kombëtar, një muaj më vonë u vra në Kërlogosh, afër Bratilës dhe Deçiqit, që u lanë sa e sa herë me gjakun e trimave që vlonte gjithmonë vetëm për atdhe e liri.dhe ku ende valëviste flamuri me shqiponjë dykrerëshe, të cilin e kishte ngritur ai me duart e veta të çelikta. Disa studiues vërtetojnë se para dhe pas ngritjes së flamurit në Bratilë u ngritën dhe u shpalosën edhe disa flamuj të tjerë të vegjël në praninë e numrit sa më të madh të njerëzve. Petraq Pepo në libribn “Lufta për çlirimin kombëtar”, në artikullin “Flamuri”, citon kujtimet e Martin Ujkës, bashkëluftëtar i Dedë Gjo’ Lulit: “Disa prej nesh e dijshin se tre flamuj Shqipnije kishin hi në Hot, por të paktë ishin ata që i kishin pa. Secili veç dëshironte me e pa të shpalosun atë flamur me Shqipe. Palokë Traboini ne 1911 kishte kthye prej Austrisë e tre flamujt që kishte pru prej andej i kishte nda kështu: njenin Dedë Gjo’ Lulit, tjetrin Ujkës së Grudës e të tretin Prelë Lucës së Trieshit.... Ditën e diel, me 6 Prill u mblodh popull i madh te Kisha e Traboinit. Kolë Dedë Gjoni me urdhën t’ et, Dedë Gjo’ Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. ... Të gjithë ndejtën pa za. Mandej u ba nji batare pushkësh e ushtuene malet përreth. ... Atë ditë edhe Dok Ujka te Kisha e Grudës dhe Prel Luca në Triesh ngritën flamurin e Shqipnisë” [12]. Në mënyrë të ngjashme shkruan edhe Palokë Traboini në në këngën e fundit të poemës “Lufta e maleve”. 

Aty at-herë Kolë Dedë Gjo’ Luli [13]
njenin flamur n’ bli e nguli 
prej të gjithve me u soditë 
pala-pala tue valvitë. 

Autori përshkruan gëzimin e madh të traboinasve dhe të malësorëve tjerë, të cilin e shprehën me eufori të madhe, me të shtëna nga armët dhe me brohoritje: 

“Rrnoftë flamuri e rrnoftë Shqipnija, [14] 
orën çuet e ka Malsija!”. 

Për dallim nga Petraq Pepo, Palokë Traboini flet për dy flamuj; njërin që e shpalosi dhe e vendosi në blirin në oborr të Kishës së Traboinit i biri i Dedë Gjo’ Lulit, Kola, kurse tjetrin, që heroi ynë Dedë Gjo’ Luli ua dha djemve të Hotit dhe i porositi: 

“çonju tash, djelt e mi, [15]
me dek sot për flamuri 
se i erdh dita ksaj Shqipni
. Në Deçiq ja u due n’ kët ditë 
flamurin n’ maje me e ngritë” 

Dhe ashtu ndodhi. Të njëjtën ditë, vetëm pas disa minutash, djemt petrita, siç i quan poeti: 

“n’ kulm Deçiqit me iu njitë [16]
ku flamurin e kanë ngritë 
tue këndue e pushkë tue qitë 
prej gazmendit t’ asaj ditë.” 

Shtrohet pyeta se a është fjala për flamurin që është ngritur më 6 prill të vitit 1911 në Bratilë, apo për ndonjë flamur tjetër ngase thuhet se Dedë Gjo Luli donte ta ngriste Flamurin kombëtar përsëri në Deçiq, një vit më vonë, për faktin se Deçiqi ishte bërë simbol i luftës, i qëndresës dhe rezistencës së madhe, simbol i sakrificës së malësorëve gjatë Kryengritjes së Malësisë, por edhe para fillimit dhe në vazhdim të saj deri në çlirim përfundimtar nga Perandoria Osmane. “Në fund të marsit 1912 filloi me u folë se Dedë Gjo Luli kishte ndërmend ta ngrente për të dytën herë Flamurin e Shqipnisë faqe mbarë popullit dhe kjo tu kallxonte të gjithëve se lufta që bahej, së bashku me anët e tjera të Shqipnisë, bahej për lirinë e ardheut tonë”_[17]_ (aoldb: //mail/write/template.htm#_ftn17) . Madje mendohet se flamujt i solli vet autori i poemës “Lufta e maleve”, Palokë Traboini për t’ i ngritur jo vetëm në Deçiq ose Bratilë, por edhe në shumë vende tjera për të nxitur popullin në luftë kundër armikut. Përndryshe, për marrjen e majës së Deçiqit malësorët kanë luftuar shumë herë ngase aty vendoseshin forca të mëdha të armikut dhe nga aty kontrollohej shumë më lehtë tërë pjesa fushore me qendër Tuzin, por edhe rajonet malore të Hotit dhe të Grudës, në veçanti Traboini, Ksheva dhe fshatra tjera të përreth. Gjatë asaj kohe ky mal kalonte herë në duart e malësorëve, herë në duar të armikut. Këtë e vërteton edhe kënga popullore “Lufta e kojasve ën Deçiq” kushtuar shtatë trimave të Kojës që dhanë jetën në një betejë të përgjakshme me forcat turke për majën e Deçiqit dhe të cilëve trashëgimtarët e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet u ngritën një lapidar në shenjë nderimi dhe respekti. 

“Koja e vogël i pakicë, [18]
muor bajrakun ën Deçiq”. 

Related Posts: