“Shkëmbim mes Kakas dhe De Rossit? Është çmenduri. Reali nuk është i interesuar për De Rossin, pasi Mourinho ka lojtarë në atë pozicion”.
“Po ashtu, Kaka ka edhe katër vjet në kontratën e tij dhe po fiton nga 10 milionë euro për sezon. Nuk e di se si Roma do ta mbante atë”, potencoi Bronzetti.





