Trajneri i Real Madridit shkëlqeu sezonin e kaluar me zikaltrit duke fituar të gjitha trofetë në dispozicion, ndërkaq është kritikuar për thuajse humbjen e titullit të Kampionatit spanjoll.
Mirëpo, ditë më parë ai arriti ta rrëmbejë trofeun e Kupës së Mbretit duke mposhtur pikërisht rivalin Barcelona.
“Ju lutem mos flisni më për Mourinhon që do të shkojë te Interi sezonin e ardhshëm. Një ditë do të punoj sërish te Interi, por jo sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Mourinho për Gazzetta dello Sport.