Messi mungon në ndeshjen kthyese?

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, mund të mungojë në ndeshjen vendimtare kthyese ndaj Real Madridit më 3 maj në Camp Nou, pas një lëndimi të pësuar të mërkurën mbrëma.
Sport zbulon se argjentinasi i cili shënoi dy golat e fitores për Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ka pësuar një lëndim të vogël.
Pas ekzaminimeve të para të bëra nga stafi mjekësor i klubit katalanas, mësohet se Messi ka pësuar një çarje të lehtë muskulore pas dueleve të ashpra me njerëzit e Jose Mourinhos.
‘El Messiah’ i cili mori notë maksimale për paraqitjen ndaj Realit, do të mungojë sigurt ndaj Real Sociedadit në fundjavë, ndërsa është në dyshim për ndeshjen kthyese gjysmëfinale që zhvillohet në Camp Nou.