Messi ka dhjetë gola në La Liga këtë sezon, por dështoi të shënojë që dy ndeshje, duke ngritur zëra për rënien e formës së tij. Sidoqoftë, me këtë mendim nuk pajtohet Fabregas.
“Messi është më i miri dhe është fitues i lindur. Messi gjithmonë dëshiron të shënojë gola, por kjo nuk ndodhi të mërkurën. Sidoqoftë, gjëja e mirë në futboll është se lojtarët më të mirë nuk kanë nevojë për kohë. Të shtunën ai do të dëshmojë se është më i miri”, tha Cesc.





