“Një fitore sikurse kjo e arritur sot (e shtunë) me dhjetë lojtarë dhe me një penalti kundër nesh, është fantastike. Tani duhet të vazhdojmë kështu, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Tani nuk është koha për të menduar për të ardhmen time. Ishte një sezon i çuditshëm, me ritmin e ndalur disa herë për shkak të lëndimeve dhe ndryshimeve në stol. Megjithatë ekipi ka zemër. A besojmë në titull? Po, ne besojmë”, u shpreh Leonardo.
Milanit i duhen vetëm edhe tri pikë nga katër ndeshjet e ardhshme për ta siguruar edhe matematikisht titullin e parë pas shtatë vitesh.





