Besohej se pasi kishte rënë nga dora e Sergio Ramos dhe ishte futur nën autobus, Kupa e Mbretit e fituar ndaj Barcelonës të mërkurën pësoi dëmtime të rënda dhe se nuk do të mund të shfaqej për vizitorët në muzeun e trofeve në Bernabeu.
Megjithatë, është faqja zyrtare e Real Madridit ajo që ka demantuar pohimet e tifozëve Blaugranë kinse madrilenët nuk dinë të mbajnë në dorë trofe, duke publikuar kështu foton e trofeut të fituar në muzeun e Bernabeut.