Corriere dello Sport shkruan se drejtori Giuseppe Marotta është takuar me agjentët e Pirlos të martën në mëngjes, për ta diskutuar një kalim në parametra zero te Juventusi.
Pirlo është i interesuar edhe në Chelsean, por pasiguria mbi të ardhmen e Ancelottit ka bërë që punët të mbesin pezull. Milani tashmë ia ka treguar derën italianit dhe me kontratën e tij që skadon në qershor, një largim është i pa shmangshëm.





