Maxi Rodriguez shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (7’), ndërsa Dirk Kuyt dyfishoi epërsinë e vendasve (24’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Argjentinasi Rodriguez ishte realizues edhe i dy golave në pjesën e dytë (66’ dhe 74’) duke kompletuar kështu het-trikun e tij.
Ndërsa rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Joe Cole (86’).
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka 52 pikë, katër më pak se vendi i katërt të cilin e mban Manchester City që të hënën luan kundër Blackburnit.