Hashim Rexhepi akuzohet edhe për dy milion euro


Rreth dy milionë euro dyshohen të jenë vjedhur nga 20 punëtorë të kompanisë së sigurimeve “Dardania” sa ishte nën administrimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Prokuroria dyshon se përgjegjësi për këtë te ish-guvernatori Hashim Rexhepi.

Për këto keqpërdorime Prokuroria Speciale e Kosovës i ka zgjeruar akuzat kundër Rexhepit edhe me një pikë që ka të bëjë me shpërdorim të detyrës zyrtare duke u mundësuar të tjerëve përfitime materiale.

Burime brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë bërë të ditur se këto keqpërdorime janë bërë gjatë hetimeve kundër ish-drejtorit të “Dardanisë”, Mehmet Duqi, i cili është arrestuar më 30 shtator të vitit të kaluar lidhur keqpërdorime që supozohen të jenë kryer nga ai.

Përgjegjësia e ish-guvernatorit Hashim Rexhepi i arrestuar në korrik të vitit të kaluar nën dyshimin për pesë vepra penale ka të bëjë me dhënien e urdhrit për fshehjen e rreth dy milionë eurove, të cilat janë keqpërdorur nga 20 punëtorë të “Dardanisë”.

Related Posts: