Doktori

nga Adolf Braun

Doktori

Më i ri se unë është doktori, ngjan më i sëmurë,
Qerpikët i janë thinjur, nga goja jargë i rrjedhin,
të cilat i fshin me mëngën e dorës që s`i duhet,
me tjetrën mbërthen pacientin e radhës për fyti
e murmurit diçka pakuptim, mbi vdekjen ndoshta,
se kryqin bën mbi kraharorin e tij me dorën e lirë,
vjen infermieri me gjilpërë e ia ngul fort në kofshë,
e ai bën prapë kryqin, kësaj here mbi veten e tij...