Cech beson se eliminimi i Chelseat nga gara evropiane nga Manchester United mund t’u japë atyre më shumë shanse për të mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë.
“Ata duhet të luajnë në gjysmëfinale, andaj le të shohim si do t’ia dalin. Ne kemi vetëm një garë për t’u fokusuar, që është një avantazh për ne pasi ne mund të përgatitemi gjithë javën dhe të pushojmë më shumë”.
“Gjithçka është shumë e ngushtë dhe është e rëndësishme të shënojmë gola. Ne mund të përfundojmë me të njëjtin numër pikësh, andaj diferenca e golave do të luajë rol të madh”, ka thënë Cech.





