Avokatët e klubit katalanas janë duke i studiuar komentet e Mourinhos dhe është shumë e mundur që Blaugranët ta raportojnë portugezin, i cili ka sulmuar ashpër Barcelonën dhe UEFA-n.
Të dyja skuadrat do të takohen në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 3 maj në Camp Nou, me Mourinhon që do ta shikojë këtë takim nga tribunat pasi u ndëshkua me karton të kuq pikërisht ndaj Barcelonës.