Vendasit e filluan takimin pa treshen magjike, Xavi, Iniesta dhe Messi, ndërsa njëherit nuk ishin të pranishëm dy qendërmbrojtësit, Puyol dhe Pique.
Blaugranët zhvilluan një ndeshje më aktive pas inkuadrimit të ‘treshes magjike’ duke krijuar presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes së Osasunas.
Mysafirët arritën të mbrohen deri në minutat e 88-të, kur pas një pasimi të Dani Alves, Leo Messi regjistroi golin e 31-të në Kampionatin spanjoll.
Kjo fitore e afron Barcelonën edhe më pranë titullit, pasi pesë javë pa përfunduar Kampionati, lideri ka tetë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Real Madrid.