Arrestohet Blerim Kuçi

Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Blerim Kuçin, kryetar i Komunës së Suharekës, i dyshuar për korrupsion. Mediat kosovare pohojnë se ai dyshohet për korrupsion, që lidhet me vreshtarinë në komunën që e drejton. 

Bleim Kuçi para se të kalonte në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku ushtron funksionin e sekretarit organizativ, ishte në strukturat udhëheqëse të LDK-së. 

EULEX-i nuk e ka konfirmuar arrestimin e tij, por burimet e Koha. net bëjnë të ditur se ai në këto momente ndodhet para hetuesit në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.