Milani fitoi ndaj Sampdorias gjatë vikendit dhe tash është lider i tabelës me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësi i parë, Napoli, që pësoi disfatë gjatë vikendit ndaj Udinese.
“Rezultati në San Siro është i rëndësishëm. Ende ka për t’u luajtur, por gjashtë pikë janë shumë për t’u rikuperuar. Nëse nuk e fitojmë titullin tash do të ishte vetëvrasje”, ka thënë Allegri.





