Castaignos është produkt i akademisë së Feyenoordit dhe ka shënuar deri tani 9 gola në 28 paraqitje për skuadrën nga Rotterdami.
“Vizita ime te Interi ishte përvojë e mrekullueshme. Unë menjëherë e vërejta, me të arritur në Milano se si gjithçka në Itali është futboll. Ata më bënë pritje të ngrohtë dhe unë kam kaluar testet mjekësore. Më pas nënshkrova kontratën në zyret e Interit”, u shpreh Castaignos.





