Wilshere luajti 90 minuta ndaj skuadrës së Steve Bruce, por Arsene Wenger zbuloi pas ndeshjes se ka edhe një lojtar tjetër në listën e të lënduarve.
“Ai ka problem në gju, por do të shohim se si do të përgjigjet gjatë trajtimit mjekësor. Ai do të jetë jashtë stërvitjeve për dy ditë. Ndoshta të hënën do të kthehet. Do të shohim. Një gjë është e sigurt: Van Persie dhe Walcott nuk luajnë, ndërsa Fabregas ka gjasa të paraqitet”, deklaroi Wenger.





