Wilshere: Mund të fitojmë edhe në Camp Nou

Jack Wilshere thotë se rikthimi i Cesc Fabregas do të jetë një shtytje e madhe për ekipin për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës.
Wilshere shkëlqeu në ndeshjen e parë në Emirates, kur Arsenali mposhti Barcelonën me rezultat 2-1, dhe është i bindur se ata mund të bëjnë një lojë të mirë edhe në ndeshjen e kthimit dhe të kualifikohen për në çerekfinale të garës evropiane.
“Do të jetë një gjë e madhe që kemi Cesc të rikthyer – ai është kapiteni jonë, lideri jonë, dhe mbase lojtari jonë më i mirë. Ne e dimë se mund të fitojmë atje. Ne tash e dimë se mund t’i mposhtim ata, siç i mposhtëm në Emirates”, ka thënë Wilshere.