“Unë kam mësuar shumë, sepse çdo ndeshje ju mëson gjëra të reja për ekipin tuaj dhe unë ndjej se në nëntë ditët e fundit ne kemi pasur ngritje dhe rënie të vazhdueshme në cilësi, ndërsa përballimi i këtyre situatave ju bën më të fortë si lojtar”.
“Ju keni mundur të shihni të mërkurën mbrëma se ky ekip është mentalisht i fortë dhe i uritur për sukses, ndërsa ne dëshirojmë të bëhemi edhe më të fortë. Se si u përgjigj ekipi pas zhgënjimit të pësuar të dielën është vërtet për t’u komplimentuar”, ka thënë Wenger.