“Ne do ta luajmë këtë ndeshje sikur të ishte finale. Nuk mendoj se si do të luajnë rivalët dhe se si do t’i ndalojmë ata. Ne do të futemi në fushë dhe do të luajmë lojën tonë”.
“Ne duhet të kemi besim në filozofinë tonë të lojës, përmes të cilës ne kemi arritur aq shumë. I gjithë ekipi jonë është i bindur se ne mund të vazhdojmë në rundin e ardhshëm”, ka thënë Villa për sportiven spanjolle Sport.





