Topçinjtë u mposhtën nga Birmingham City në finalen e Kupës Carling, u eliminuan nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, dhe ajo që e bëri më keq, ishte eliminimi nga Manchester United në Kupën FA.
“Ne gjithmonë japim më të mirën dhe sigurisht gjithmonë duam të fitojmë. Në disa raste ne kemi qenë shumë afër, por nuk jemi mjaft të mirë dhe ky është realiteti”.
“Është shqetësuese kur humbni, veçanërisht kur jeni shumë afër, por ne duhet të shohim përpara dhe tash na takon neve ta ndryshojmë. Unë besoj në ekipin, Arsenalin dhe veten, dhe jam pozitiv dhe ne do të fitojmë”, ka thënë Van Persie.





