Daily Star shkruan se Steve Bruce dëshiron një sulmues me emër të udhëheqë sulmin e Sunderlandit, pas shitjes së Darrent Bent te Aston Villa, dhe 23-vjeçari Bendtner është një prej caqeve të tij kryesore.
Dyshja kanë punuar së bashku te Birmingham dhe Bruce beson se ai ka para për të bindur Arsenalin ta shesë lojtarin. Danezi po ashtu është lidhur me disa klube gjermane dhe italiane.





