Manchester United arriti të kualifikohet për në çerekfinale të garës evropiane pas fitores 2-1 ndaj ekipit francez, me të dy golat e shënuar nga Javier Hernandez – Chicharito dhe ekziston mundësia që ata të përballen me Barcelonën në rundin e ardhshëm.
Dhe Rooney thotë se ata janë të gatshëm për cilindo ekip, pasi synimi i tyre është ta fitojnë këtë garë.
“Nëse dëshironi ta fitoni këtë garë ju duhet të luani dhe t’i mposhtni të gjithë. Kushdo që është në rundin e ardhshëm, ne do të jemi të bindur se mund t’i mposhtim”, ka thënë Rooney.





