“Ndeshja ndaj Herculesit nuk është momenti i duhur që ai të rikthehet. Por, mendoj se Ronaldo do të jetë në gjendje të startojë ndaj Lyonit të mërkurën”, theksoi Mourinho.
Portugezi lëvdoi në vazhdim të konferencës për shtyp impenjimin e Mesut Ozil, për të cilin tha se është fantastik dhe se i përshtatet stilit të ri të lojës së Los Blancos.





