28-vjeçari nesër kundër Braga do të luajë ndeshjen e tij të 300-të në fanellën e Liverpoolit, të cilën kurrë nuk e ka menduar se do të ndodhë kur për të parën herë arriti nga Villarreal në verën e vitit 2005.
“Jo, vërtet nuk kam menduar se kjo do të ndodhë. Ishte vështirë ta mendoje pasi ju zhvendoseni në një vend të ri dhe nuk e dini se si do të adaptoheni ose çfarë do të mendojnë njerëzit për ju”.“Jam vërtet krenar për këtë sasi të ndeshjeve dhe nuk është diçka që e kam imagjinuar. Besoj në vete dhe e di se mund të jem një portier i mirë këtu, por të luash 300 ndeshje – mendoj vërtet kam qenë me fat dhe jam shumë krenar për secilën ndeshje që kam luajtur”, ka thënë Reina.





