Pasi eliminoi Milanin nga gara evropiane, 64-vjeçari beson se ekipi i tij mund të arrijë madje edhe deri në finale, por lutet të mos përballet me Barcelonën në rundet e ardhshme, pas futbollit të shkëlqyeshëm që ata treguan ndaj Arsenalit.
“Nuk e di se sa larg mund të shkojmë. Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyeshme ajo e Barcelonës që mposhti një ekip që luan dhe që mbase është ekipi me pasimet më të mira në ligë [Arsenali]”.
“Është vështirë që dikush ta mposhtë Barcelonën. Ata janë një ekip i mahnitshëm, por kurrë nuk i dihet. Ne jemi në tetëshen e fundit dhe kemi bërë më të mirën për të arritur ku jemi dhe dua të qëndrojmë në këtë garë dhe të shkojmë sa më larg që mundemi”, ka thënë Redknapp.





