Pjese nga libri"Tek ju lashe une zemren time" nga Gjergj Lacuku

Gjergj Lacuku lindi me 19 Prill 1971 ne fshatin Beltojë, Komuna e
Berdicës, në rrethin e Shkodrës. Rrjedh nga një familje, që lufta e
klasave i mohoi pothuejse gjithçka. Duke kenë i privuem nga çdo
mundësi, ai shikonte larg dhe për t'i ba andrrat e tij realitet,
arratiset nga Shqipnia më 1990. Pas disa vitesh të veshtira si
refugjat, ma në fund me 1994 arrin ne "Eldorado", token e premtume
,ku kishte andrrue prej vitesh. Që nga ai vit, ai jeton në Florida të
 Amerikës dhe punon si credit analist per Citigroup-Citibank,
kompania ma  madhe financiare ne bote. Ky asht libri i pare me poezi, por
gjithashtu poezite e  tija jane botue ne dy koleksione librash në gjuhën angleze
nga "International Society of Poets", që titullohen "Colors of Life"
("Ngjyrat e Jetës") dhe "Who is who in International
Poetry". Gjithashtu, asht vlerësue edhe me çmimin "Editor's Best
Award". Një ndër poezite e tija në gjuhen Angleze gjindet edhe ne
nje koleksin CD prej 33 poezive të zgjedhuna nga "International
Society of Poets" me antarë nga mbi 60 vende të botës.
 Gjergji asht i martuar me Elizabeta Cuni dhe kane tre femije:Kristofor, Andre e Giorgina.
Libri i tij i parë asht një mirënjohje dhe dashuni për prindit,
familjen, miq dhe të afërm, kudo qe janë. Asht një shprehje malli
për Atdheun dhe vendlindjen e tij.





Tek ju lashë unë zemrën time



Pikon mall kjo zemra ime,

Pikon malle dhe e dashuri.

Qetësi gjen veç në vendlindje

Ku kalova fëmijëri.



"Malli rrjedh, jo nuk pikon!"

Zemra ime flet kështu.

Dallgën e mallit e qetëson

Veç kur është aty tek ju.



Bien muzgje, çelin agime,

Erret natë, zbardh mëngjes,

Tek ju lashë unë zemrën time

Për ju rreh deri sa t'vdes.





Nanës sime



Kan ra rrezet ane e mban'

Çelin lulet plot aromë,

Sa mall sot per nanën kam

Mall që zemrën ma copton.



Ti natyr' sot  buzëqesh

Si t'ka hije ty gjithmonë,

Pak qetesi t'ia kthesh

Kesaj zemre që po vajton.



Fllad i ambel sot po fryn

neper pem' zogjte kendojn'.

Nan' e dashtun m'del nder sy

 Un'hap krahet ta përqafoj'.



Por jo, jo, mundohem kot'

Asht nji vegim si n'fëmini,

Dhe un' prej mallit derdhi lot

Se nana a larg - ne Shqipni.



O kurbet ti plag'e rand'

Qe s'te gjendet jo sherim,

Zemra nanash je tue tha'

Tue ia marr' jetës rinin'.



Beograd, Maj 1991





Shkodra



Ne mengjese kur lind dielli

Shkoder Lokja ja merr kanges,

Me za t'ambel si bylbyli

këndon edhe n'mes t'skamjes.



Ky qytet i lashte sa moti

neper shekuj diti t'gëzoi

E kur zi mbante kombi

Shkodra kangen se ndaloi 



Njikjo asht' pra Shkodra jon'

Me Rozafen nuse motit,

N'Piedestal gjithmone qendron'

Krenaria e gjith' kombit.





Mollë e ndalume



Na futen në kopshtin e "Edenit"

Në vend të luleve rreth e qark

Tela me gjemba

(zbukuru me ftyrën e Enverit).

Aty u rritëm si në inkubator:

Hangrëm ç'na dhanë,

Fjetëm kur na thanë,

Bile, disave jua prenë krahët

Kur i panë se hidheshin perpjetë.

Oh, Zot, se ç'hoqme n'at' jetë!

Çdo gja përtej errsinës

Ishte mollë e ndalume

Perëndi,  rrezet e diellit

pse na i bllokune.?





Shkoder Lokes





Hej, Shkoder loke, n' amshim

po t'kendoj me zemer t'vrame.

Këtu, i tretun ne mergim,

kujtoj diten qe u ndame.



N'dhena t'hueja ku un' ndodhem

as ne gjume nuk kam qetësi,

tue u rrejt' se do gëzoj boten,

do la' mbrapa nji grusht hi.



E nder andrra fluturim,

me zogj t'qiellit tue bisedue:

"Kur t'shkoni n'qytetin tim

Nanës e babës t'falna me i cue."



Kur te shndrisin rrezja e par'

mu ne zemer te Evropes,

Ti Rozafe per ne mos kjaj

Mbi altar t'Zojes Shkodres.





Shkoder loke,nane e dashtun,

kur t'na vij e fundit mbramje

per bijt'  tu n'bote perhapun

ruj nje vend tek dheu i t'parve.



Aty dona n' ameshim

eshtnat tona me pushue,

kur t'vij Prilli me gjelberim

dikush ka per t'na kujtue ...



E pra sot neper botë,

bijt' e tu kudo qe jemi

t' i lutna t'madhit Zot:

 gjithmone Shkodren ta kemi



Toronto, Kanada, Gusht 2003





Nata e ikjes



Mora rrugen e largimit

Ne nje natë qe binte shi,

Me zgjidh prangat e mjerimit

Qe dur-kambe mi kishte nxi.



Tue kalue telat me gjemba

Edhe andrrat paten frike.

Nder këto tela vete vdekja

Bante roje nate e dite.



Ne mesjeten komuniste

Per ne lulet s'kishin erë.

E ne heshtje zemra thërriste

-Per pak drite ne ket' sketerrë.



Per mue ikja s'ishte kange

Qe te këndohej nder gëzime,

Por ne zemer mbeti plage

qe me djeg e me jep dhimbje.





Emigrantve



Qetësi shpirtnore në ket' bot'

Larg vendlindjes vështir' me gjet

E kjo jet' si dallgë ushton

Si stuhi që kurr' nuk hesht.



E rand' kenka me emigru,

Prej njerzve m'u nda së gjallit.

Kështu Zoti e paska shkru

Me là rrugën me lot'e mallit.



U rritëm ne t'mjeruem

Si fëmijë të lanun jetim,

Me zemrën mallpërvëluem

Na kalon jeta në mërgim.



Por ama kurrë mos t'harrojmë

Se kush ishim e nga erdhëm

Se mandej humb vlera jonë

Dhe për ne e bardha erret.



Se mandej humbet vyrtyti

si dhe besa e shqiptaria

sic na humbi komunizmi

mos me dite se c'asht' njerzia 



Me andrra, shpresa e besim

shikojme larg n'ardhemeni

nji dite patjeter do vijme

tek ti -O Nane Shqipni !