“Është vështirë të përfundojmë kështu pas një ndeshje dominuese dhe pas një loje të mirë. Ajo çfarë kishim nevojë ishte goli dhe nuk e arritëm. Luajtëm shumë mirë, por pa shënuar, gjithçka është e pavlefshme në fund”.
“Tash duhet ta harrojmë këtë ndeshje sa më shpejt dhe të fokusohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Të gjithë dëshirojmë të fitojmë dhe mund ta bëjmë këtë në Itali këtë sezon”, është shprehur Pato pas takimit të mbrëmshëm.





