“Juventusi luajti mirë në Milano. Unë nuk mund të sqaroj se pse ata janë aq të pa qëndrueshëm. Unë vërtet nuk e di çfarë po ndodh me ekipet tjera. Ata kanë disa lojtarë të mirë. Buffon në portë, Chiellini në mbrojtje dhe Felipe Melo në mesfushë. Dhe natyrisht, aty është Del Piero, njeri i mrekullueshëm dhe lojtar fantastik”.
“Del Piero është një prej idolëve të mi më të mëdhenj. Unë gjithmonë e kam pasur në ekip kur luaja në Playstation si i vogël. Ai është shembull për t’u ndjekur, ndërsa ai ka bërë aq shumë për Juventusin, Italinë dhe botën e futbollit. Ai është sikur Ronaldo (origjinali) dhe Paolo Maldini”, deklaroi Pato.





