“Lojtarët e Barcelonës kanë arritur mirëkuptim fantastik të përbashkët dhe ata mund të luajnë edhe sy mbyllur. Në mënyrë që të përballemi me ta, atëherë duhet të koncentrohemi shumë”.
“Tri pikë janë të arritshme dhe ne duhet të hyjmë më fushë me atë gjë në mendje. Lionel Messi është figura kryesore e tyre, por nuk duhet ta harrojmë as Xavin, Iniestan, Pedro dhe të tjerët. Që të fitojmë ndaj Barcelonës duhet të kemi mbështetje të plotë të tifozëve në stadium”, potencoi Navas.





