Mesfushori francez është lidhur me një transferim te Barcelona, por ai thotë se prioritet i tij është të nënshkruajë marrëveshjen e re me Topçinjtë.
“Ne e kemi diskutuar atë por, siç ka thënë bosi, ne do t’i zgjidhim gjërat gjatë verës. Për momentin ajo çfarë ndodh në fushë është gjëja më e rëndësishme”.
“Dua të qëndroj këtu. Ndjehem vërtet mirë këtu. Menaxheri na jep liri të luajmë dhe çdokush ka treguar besim në mua. Nëse jam ky lojtar kjo është për shkak të menaxherit dhe njerëzve në këtë klub”, ka thënë Nasri për Daily Mail.





