Portugezi këtë sezon është shndërruar në një prej shtyllave të Manchester United dhe është asistuesi më i mirë në Ligën Premier.
“Përpiqem të kënaqem në lojë, por kjo nuk është gjithmonë e mundur, pasi kam përgjegjësi ndaj ekipit. Por diçka e rrugës ka mbetur në mua. Nuk është e lehtë të dëshmohesh te United, pasi Sir Alex nuk më lejon shumë liri dhe nuk mund të bëj shumë dredhi dhe gjëra të cilat i bëj me miqtë”.
“Kur ndeshja është në kontroll, marr rreziqe dhe jam shumë i lumtur nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet”, ka thënë Nani.





