“Unë kam parë paraqitje të mirë, ndërsa ne dominuam pjesën e parë edhe pse kemi mbajtur shumë gjatë topin. Ne jemi kthyer prapa në pjesën e dytë, duke vënë më pak presion në mesfushë dhe më pas incidenti bëri që Lecce të shënojë gol”.
“Ne merituam fitoren, si në aspektin e cilësisë ashtu dhe në përgjithësi Roma luajti më mirë se Lecce. Kjo ndeshje mund të jetë pika kthyese për sezonin tonë”, ka thënë Montella.





