“Ndoshta Mançesteri do ta rivalizojë Milanon. Por, Manchester City duhet të fitojë diçka për të krijuar një ekip që njerëzit do ta duan ta shikojnë çdo javë. Ndoshta Mançesteri, me dy ekipe të mëdha do të jetë në situatë të njëjtë si Milano, pasi shpeshherë nuk ka ekipe të barabarta në një qytet”.
“Është e vështirë që dy ekipe të jenë të forta nga i njëjti qytet dhe në Milano mendoj se është situatë e tillë. Ndoshta një ditë do ta shohim këtë me Manchester Cityn në ngritje, por mendoj se Mançesteri si qytet është shumë larg Milanos”, deklaroi Leonardo.





