Babai i brazilianit, që është njëherit edhe agjent i tij, Bosco Leite, ishte i pranishëm në San Siro për të përcjellë ndeshjen Milan-Napoli, ndërsa gazetarët kanë spekuluar për një rikthim të lojtarit te kuqezinjtë.
“Tash për tash nuk ka hipoteza. Leite (Bosco) është një mik, sikurse djali tij, por ne nuk folëm për Riccardinon”.
“A do ta dëshiroja kthimin e tij? Nuk e di. Do të shohim. Tash duhet të mendojmë për kampionatin”, ka thënë Galliani.